• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ARDIAN NDRECA/ Shqipëria, vendi më i varfër në Europë: Pedagogë me dy-tri makina, me apartamente dhe me konto bankare të pajustifikueshme
Home
Blog

ARDIAN NDRECA/ Shqipëria, vendi më i varfër në Europë: Pedagogë me dy-tri makina, me apartamente dhe me konto bankare të pajustifikueshme

December 17th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Nga Ardian Ndreca

Edhe po t’i sillte dikush në Shqipni bibliotekat e laboratoret ma të mira të botës, universitetet tona nuk bahen, pse ato nuk janë veç biblioteka, laboratore, konvikte e dushe me ujë të nxehtë.

Me pedagogë hajduta xhepash që zhvasin studentat, marrin rryshfete, dhurata, favore të ndryshme në shkëmbim të notës apo të mirave tjera që jep sistemi i edukimit, nuk bahen kurrë universitetet.

Ata ose ato që s’bashkut me shkencën do të duhej t’u përçonin studentave edhe spesorin e nji jete morale me integritet të naltë, që as duhan nuk duhet të pinin para tyne (siç thonte nji koleg i jemi i moçëm), për mos me dhanë shembull të keq – i mësojnë studentat, qysh në hapat e parë të rrugëtimin e tyne, se poshtërsia në jetë asht e domosdoshme.

Shqipnia, vendi ma i vorfën në Europë, me pedagogë me dy-tri makina, me apartamente e me konto bankare të pajustifikueshme.

Jeni hajduta xhepash e shumicës tuej shkenca e kultura nuk ia kanë pa asnji lloj të miret. Jeni fundërrina pa asnji ideal, të gjithë ju që edhe nji herë të vetme në mënyrë pasive apo aktive keni korruptue nji mision të shenjtë siç asht edukimi i brezit të ri dhe keni shti në shpirtin e të rinjve farën e korrupsionit.

Për shumicën tuej s’ka me u pre kurrë asnji fletë arrestit, por mbrenda vetes e shihni në transparencë që jeni fundërrina, dhe s’ka asnji justifikim për sjelljen tuej, pse nëse nevoja për pare do të ishte justifikim për atë çka bani ju, atëherë kushdo mund të vritej në rrugë për me u grabit, bankat mund të theheshin pa problem dhe asnji normë e ligj s’do të kishin pikë vlere.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇAPAJEV GJOKUTAJ/ Protesta përballë stërkëmbshave të politikës
Previous article ILIR BEQAJ/ Dialog, Besim, Shpresë

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k