• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
ARDIAN NDRECA/ Ata që sot japin këshilla të kishin dalë vetë në rrugë
Home
Blog

ARDIAN NDRECA/ Ata që sot japin këshilla të kishin dalë vetë në rrugë

December 8th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Nga Ardian Ndreca

Ndiej tue thanë se lëvizja e studentave s’qenka politike!

E përfytyrojnë politikën vetëm si diçka që mbarset dhe pjell në SHQUP dhe në selinë rozë apo në strofullat tjera ku bahen pazarlleqet ma të ndyta që e kanë çue vendin në këtë shkallë.

Të rinjtë në rrugë janë qenje të mirëfillta politike, por s’janë të homologuem, kjo asht e vetmja risi e kësaj proteste.

Shpresoj që të rinjtë të mos ndigjojnë “këshillat” që u vijnë prej djathtas e majtas.

Ata që sot japin këshilla të kishin dalë vetë në rrugë, pse arsye me dalë ka pasë kaherë, por tue qenë të homologuem me rroga, poste, privilegje, prostituim metodik, borde, interesa të vogla kanë preferue sistemin dhe jo protestën.

Do t’i duhej ndalue me ligj protesta atyne që janë ma shumë se 25 vjeça, pse në nji mënyrë a në nji tjetër janë fajtorë dhe bashkëfajtorë për gjendjen e krijueme.

Po të isha i ri s’do të protestoja vetëm për ulje tarifash por edhe për me mbyllë gjysmën e universiteteve shtetnore dhe pothuej të gjitha ato privatet.

Edhe po të ishin gratis, janë krejt të kota, s’përçojnë as dije bashkëkohore dhe s’krijojnë të ardhme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SPARTAK NGJELA/ Studentët e kanë rrëzuar opozitën, tani është radha e Ramës
Previous article MENTOR KIKIA/ Nuk është protestë për batanije, por revoltë kundër kastës politiko-financiare

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k