• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 8th, 2026
  • HOME
ARDI STEFA/ Dënojeni me votë, jo me mallkime
Home
Blog

ARDI STEFA/ Dënojeni me votë, jo me mallkime

August 2nd, 2020 F.autor Blog 0 comments

Përpara 3000 vjetësh kryetrimi i grekëve, Akili, vrau në duel kryeheroin e trojanëve, Hektorin. Madje e dhunoi dhe përçudnoi kufomën.

Kur Priami, mbreti i trojanëve i kërkoi kufomën e të birit, duke iu lutur, duke i puthur dorën vrasësit të të birit dhe duke i deklaruar Akilit me dinjitet, se ai ishte ende armik i tij, ky i fundit ia ktheu kufomën dhe i dha edhe 12 ditë armëpushim që të kryente ritet mortore, të denja për një bir.

Në Kanunin tonë, si të Lekë Dukagjinit ashtu edhe në atë të Labërisë, vrasësi shkon në shtëpinë e të vrarit për hasmëri; merr pjesë në varrim, në drekën mortore, madje është edhe i paprekshëm. Dhe familja e viktimës i jep besën hasmit, duke i dhënë deri 30 ditë afat që të përmbyllë punët pezull.

Pas kësaj dite janë përsëri armiq!

Dje ishte një ditë shumë e neveritshme!

Ndaj nuk doja të prononcohesha!

Ngushëllime e servilizma politike të paskajshme.

Mallkime dhe anatemime në një ditë vdekjeje!

Të vdekjes, që shqiptarët e vjetër, jo të sotmit, e kanë respektuar, ndoshta edhe më shumë se jetën.

Në ditën e vdekjes edhe hasmi të respekton dhimbjen, në qoftë se ke, natyrën njerëzore, në qoftë se e ke.

Në rast se nuk ke asgjë, respekton Vdekjen!

Në fakt mallkimet shkonin për birin dhe jo për nënën!

Por edhe kjo nuk është normale!

Biri i së ndjerës meriton shumë, shumë kritika, ndoshta dhe urrejtje!

Ka 7 vjet në qeveri dhe 25 vjet në politikë që po ua nxin jetën shqiptarëve.

Është përgjegjës për varfërinë, mungesën e perspektivës, të ardhmen e vrarë, gjuhën e sjelljen arrogante, përçarjen, krimin e korrupsionin, shkeljet flagrante të ligjeve e demokracisë, etj, etj…

Por a jemi të zotë ta ndëshkojmë me votë?

Jemi të zotë ta heqim zvarrë kur shkel ligjet dhe kushtetutën?

Jemi të zotë ta ndëshkojmë me ligj për të gjitha fajet e tij?

Nëse po, hajde ta bëjmë!

Nëse jo, kjo tregon pafuqinë tonë dhe të vazhdojmë me mallkimet që nuk zënë vend për të kënaqur Egon dhe për t’u treguar anti…

A janë kryer krime në komunizëm? Po! Padyshim! Krime monstruoze, të paimagjinueshme!

Por kjo nuk i justifikon mallkimet tona!

E kishim në dorë 30 vjet që t’i dënonim krimet e komunizmit dhe përgjegjësit dhe jo ti riciklonim në nivelet më të larta të pushtetit.

Nuk e bëmë!

Dhe tani, të paaftë, masturbohemi me mallkimet!

Për mua nuk ka rëndësi se kush vdiq. Vdiq një njeri!

Nëse e ndjera, bashkëshorti i saj, bijtë e saj janë përgjegjës për krimet e komunizmit, vërtetojini, demaskojini dhe çojini përpara ligjit!

Dënojini edhe pas vdekjes! Dënojini moralisht!

Dhe të gjallët dënojini ligjërisht.

Po nuk e bëmë, përsëri do mallkojmë pas ca kohësh se pse nuk e hoqi këmbën zvarrë e ndjera e ta merrte me vete.

Thua se aty qëndron fatkeqësia jonë dhe jo te personi apo përgjegjësia që kemi ne vetë.

Mallkimet në ditën e vdekjes janë të rënda!

Sikundër edhe ngushëllimet dhe servilizmat partiake e lëpirëse, janë njëlloj të rënda e shprehje nënshtrimi e mungese personaliteti.

Të gëzohesh e të urosh vdekjen është shfaqje primitiviteti dhe nuk ju bën më të fortë!

Të vdekurit nuk vdesin për herë të dytë e as të vdekurit padrejtësisht nuk ngjallen më.

As nënat nuk i shohin më bijtë e tyre, e as bijtë nuk i shohin më prindërit e tyre!

Nëse më thoni që shpresoj më kot që vdekja ta shndërrojë monstrën në njeri e të ndryshojë, ju them se e di që është mision i pamundur, sepse e di që ai që nuk ndjen dhimbje kombëtare, nuk ndjen as dhimbje personale.

Por vdekjen e respektoj.

P.S: Këto radhë i shkruaj unë që jam kundërshtar i betuar i tij, kundërshtar i deklaruar publikisht i tij, shumë herë më shumë kundërshtar i tij politik se ju, por që mundohem t’i respektoj dhimbjen që ka, në rast se ka.

Dhe që kundërshtinë time nuk e shoh si shfaqje mallkimesh.

Dhe nuk e kam ngushëlluar, jo nga inati apo bindja politike…

* Autori është gazetar e shkrimtar. Ka qenë një nga drejtuesit e Lëvizjes së Dhjetorit në vitin 1990

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Mesazhet e mbylljes, në kohën e listave të hapura
Previous article SKËNDER MINXHOZI/ Shtypi shqiptar, një histori e habitshme transformimi

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k