• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
ARBËR HITAJ/ A mundet që e paimagjinueshmja sot, të kthehet në të paevitueshmen nesër
Home
Blog

ARBËR HITAJ/ A mundet që e paimagjinueshmja sot, të kthehet në të paevitueshmen nesër

July 10th, 2022 F.autor Blog 0 comments

Në fillim të vitit 2016, gara presidenciale amerikane, ndër më interesantet në botë kishte filluar, demokratët kërkonin përsëri të fitonin me zonjën Hillary Clinton dhe republikanët me kontroversin Donald J. Trump. Në atë periudhë të gjitha sondazhet dhe mediat amerikane e nxirrnin Trump humbës dhe me diferencë të konsiderueshme nga Clinton. Por, në mars të atij viti ra në sy një veprim i ambasadorit të Filipinëve, në mënyrë demostrative ai shkoi në shtabin elektoral të Trump dhe kërkoi programin elektoral me interes në politikën e jashtme. Mediat u habitën, dhe gazeta prestigjoze “Financial Times” e mori në intervistë. Me pyetjet pse shkon te një kandidat që do humbasë sipas exit polleve, ambasadori iu përgjigj: me 43% të votuesve që deklarojnë do ta votojmë, nuk mund të neglizhohet që mund të jetë president i ardhshëm i ShBA. Historia më pas dihet!

Për tu rikthyer më 7 korrik 2022 në Shqipëri. Protesta e thirrur nga zoti Berisha dhe shoqëria civile pranë PD, tregoi dukshëm dhe qartazi se shumica (për sa kohë nuk shikojmë dot të kundërtën) është me zotin Berisha. Pas 7 korrikut unë kam dilemat e mia nëse mbështetësit duan Berishën si politikan, apo Berishizmin si rrymë që Basha tentoi me zbehtësi e pa ide për ta zëvendësuar. Por në politikë numrat duhet dhe ndonjëherë janë faktori determinues për fatin e një force politike. Protesta artikuloi shumë teza para dhe shumë pak në datën 8 korrik. Gjasat janë që demokratët vijojnë të jenë më të ndarë, teza e bashkimit nëpërmjet nënshtrimit duket se nuk do të funksionojë në PD të paktën dhe për një periudhë të gjatë kohe.

Qartazi Berisha artikuloi se është alternativë ndaj zotit Rama, duke hedhur ide dhe programe, edhe pse mendoj se për një vend si Shqipëria me kaq shumë potencial rinor, është fatale që t’iu inponohet një politikan me shumë mëkate në kurriz, si Berisha. Por ajo që nuk ndalohet dot është se pikërisht qoftë dhe 1% Berishën e mban në lojë. Koha është që grupimi Alibeaj dhe deputetët e tij ta krijojnë partinë e re demokratike, nëse janë serioz në tezat e tyre, në të kundërt janë thjesht duke kërkuar pazar nga Berisha për të qenë në lista të sigurta në 2025, veprim që doktori në këtë fazë nuk ka arsye përse ta bëj. Alibeaj dhe të tjerët duhet të tregojnë që janë ndryshe nga Komisioni i Rithemelimit, jo vetëm në qasjen ndaj Berishës, por edhe ndaj vetë simpatizantëve duke bërë politikanin aktiv jo vetëm në media. Në optikën time Berisha ka sikletin e ‘non gratas’, por këtë siklet kishte edhe pas 1997, mos përfundonte pas hekurave, duke e mbajtur PD me dhëmbë e armë, deri sa në 2005 e paimagjinueshmja në 1997 u kthye në të paevitueshmen!

Por koha është që edhe kryemininistri Edi Rama të ndryshojë qasjen e tij, duke filluar nga gazetarët për të vijuar me kabinetin qeveritar, deputetët dhe kryetarët e bashkive. Qasja ndaj publikut duhet të jetë me më shumë transparencë dhe diskutime të hapura jo thjesht konsultime publike me zarfe. Padyshim lufta ndaj korrupsionit gjithashtu duhet të marrë një dimension tjetër, duke mos u ndalur vetëm në aktivizimin e SPAK, por edhe me denoncimet që zoti Rama i ka paralajmëruar vetë për ndonjë kryebashkiak, siç është angazhuar edhe vetë në konferenca për shtyp. Apatia qoftë edhe ndaj kritikave nga brenda nuk mund të kalojë me reagime vetëm në rrjetet sociale. Koha që zëra si Erjon Braçe të dëgjohen më shumë për ato që thonë!

Shtatori duhet që të gjithë ti bëjë të ndryshojnë strategjitë politike e jo vetëm, në të kundërt historia mund të bëjë që e paimagjinueshmja sot të kthehet në të paevitueshmen nesër.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EDMOND ARIZAJ/ Që të mos shohim më pamje të rënda, si ajo me Kastriot Myftaraj!
Previous article ARDIT RADA/ Protesta e 7 Korrikut, ‘peshqeshi i fundit’ i Lulzim Bashës për Sali Berishën

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k