Nga Arben Mecaj
Termeti 21 Shtatorit ngjarje e dites. Shoh me dhjetja komente, emisione, qendrime. Normale.
Personalisht mendoj se Termeti ishte nje “mesazh” disa dimensional ndaj te cilit, megjithese “hienat” po perpiqen te nxjerrin perfitime, shtroi posacerisht dy problematika , ku vemendja dhe interesi afat gjate kane nevoje per debat.
Se pari Lajmi i Reme “FAKE NEW” . Po rendit “FAKE NEW” si te paren problematike referuar difuzionit dhe induktimit mediatik , politik dhe social qe pati ky fenomen .
Personalisht fenomenin “FAKE NEW”, per kete ngjarje nuk e kam identifikuar si ngjarje te shkeputur as dhe rastesore.
Ka vite, qe ambienti mediatik shqiptar, ka infektuar vetveten dhe indoktrinuar audience e vet me lajme te rreme . Mbi keto lajme pa origjine, por “te sigurta “ dhe nga “burime te besueshme “, grupe interesi politik dhe ekonomik, kane ngritur teza e levizje politike qe jo rralle kane deformuar dhe destabilizuar perceptimin publik te shoqerise shqiptare .
Fenomeni i lajmit te rreme eshte familiarizuar aq teper me jeten tone publike, sa eshte bere ushqim jetesor, nje moment “relaksi shpirteror”, nje “katalizator” jetedhenes i bisedave disaoreshe ne zyra, kafene , rruge e kudo, ne menyren tone te jeteses.
Dhe kjo, persa kohe ai, Lajmi ,“informonte per tjetrin”, persa kohe ai informacioni nga burime konfidenciale “ofronte mendim gjykim opinion per kedo jashte portes sone “
Dhe vjen nje dite kur Lajmi i Rreme cfaq fytyren e tij te vertete , vepron mbi kurizin tone, njerezit tane te zemres , femijen ,nenat , brenda shtepise sone . .
Ai te terorizon. Ai te nxjit ne nje marrezi kolektive . Ai luan me injorancen kolektive ( Lutem te kuptojme termin injorance. Mos njohja e nje fenomeni fizik teknik psikologjik nuk nenkupton ofendim. Une jam absolutisht injorant ,me njohuri minimaliste mbi mjekesine , dhe nuk ka perse te ofendohem per kete deficense normale . Natyrisht une ofendohem indinjhem kerkoj shpagim ndaj cdokujt qe injorancen time mjekesore e shperdoron deri ne .. kriminalitet.)
Dhe kur ne, vetendiejme mashtrimin dhe zhvleftesimin turperues te inteligjences sone ( me te cilen nuk bejme kompromise) atehere irritohemi, reagojme , kerkojme shpagim.
Mjerre kush perballet me hakmarjen kolektive, suportuar dhe nga interesa biznesi, profesionale , pse jo dhe politike.
Por ja e denuam kete akt ( qe ne gjykimin tim meriton te ndeshkohet propocionalisht), a shpetuam nga fenomeni.
Rasti ne gjykim ne gjykimin tim kerkon nje reflektim me gjithperfshires.
Ne jemi zhytur ne nje habitat lajmesh te reme . Lajmi i reme eshte bere ushqim shpirteror, furnitor i tavolinave tona mediatike dhe te kafeve . Ne nuk rrojme dot pa te !
A eshte fenomeni Fake News post termet nje ngjarje ndaj se ciles duhet reflektuar.
Sa hekuri eshte i nxehte POOO.
Gjykoj se Reflektimi i pare duhet bere nga komuniteti mediatik. Eshte momenti qe ky komunitet te reflektoje dhe investoje ne besueshmerine ndaj tij, besueshmeri qe per hir te se vertetes ka renie logaritmike ne vitet e fundit.
Etika profesionale eshte nje instrument veteregullimi para ligjor . Eshte nje instrument operues brenda komunitetit. Ne anarkine e prodhuar nga parimi universal demokratik “I lirise se medias “ cilesia profesionale ka rrene ne nivelin e pazarit te kafeneve . Giithkush mund te shkruaje, denigroje, antemoje, ofendoj, e shpike per kedo, pa pasur asnje pergjegjesi morale apo profesioale ( te kuptohemi, nuk jam ne pisten ligjore ,te cilen, ne asnje rast, dhe per asnje motiv dhe arsye te kryerjes se aktit anti ligjor ,nuk e perjashtoj).
Kemi pare me dhjetra femije, vajza, qytetare, funksionare, politikane qe kane humb personalitetin, qe jane “ndeshkuar, penalizuar e perdhunuar publikisht” nga “media e lire” ne gjyqe publike mediatike pa pasur asnje pergjegjesi morale mbi demet e pakthyeshme mbi personalitetin dhe identitetin shoqeror te individeve dhe rretheve familiar te tyre , dhe perse …., minimalisht per Ego te semure profesionale, per hamesi e grykesi karakteriale, per “SCUP”, per interest e ngushta material dhe … per interesa te dirigjuara grupesh interesi apo politike .
Por problem qendron qe dhe pse te ndergjegjshem mbi kete katraure, dhe pse shpesh me reflektime “gabueshmerie jo te paramenduar dhe te qellimshme “, dhe pse pasoja eshte evidentuar , qerrja mediatike ka ecur perpara mbi “kufomen e radhes” mbi filozofine masakruese “sa me i madh demi, aq me i madh suksesi”.
Dhe kjo filozofi “ suksesi” fatkeqesisht perben platformen filozofike te progresit te mjafte njesive mediatike aktuale ne shqiperi.
Anarkia e zhvillimit dhe operimit te aktoreve mediatike ka bere qe “media” nga nje institucion i disiplinuar , i fjales se lire , i kontrollit , i se vertetes dhe actor i shendetit te shoqerise te kethehet ne nje batak , ku “liria” eshte kethyer ne arme perfitimi, presioni, anatemimi, disinformimi, perpunimi opinion.
Sot kushdo ( ne kushtet e rrjetit global dhe konspirativ On Line) mund te marre attribute te aktorit mediatik . Anarki. Ne demokraci kaperximi I lirise drej te Anarkise perben rezikshmerine me te madhe te sigurise se sistemit
Kodi i etikes eshte instrumenti vete korrektues i komunitetit mediatik.
E zgjata, por insistoj se veterregullimi , vetekontrolli i komunitetit mediatik do te sherbente si nje instrument imediat per korrektime te domosdoshme, per riorganizimin e nje media qe do te parapraprije demokratizimin e shoqerise shqiptare, oponente, kritikuese, evidentuese, investigative .
Eksperienca e Urdherit te Mjekut, Dhomes se Avokatise etj eshte nje eksperiece brilante e veteorganizimit te komuniteteve profesionale.
Gjykoj se eshte Urgjente organizimi strukturor i aktoreve mediatike operues si ne median televizive , te shkruar apo On-Line. Inventarizimi i fondit mediatik, disiplinimi, vendosja dhe kodifikimi i normave etike te aktoreve mediatike si dhe krijimi I instrumentave te vetekontrollit dhe penalizimeve nga vete
komuniteti perben nje opsion imediat ne procesin e shendoshjes sa profesionale aq dhe misionale te ketij arkivi pasuri kombetare ne shqiperi.
Gjykoj se ky veteorganizim, do te shmange sa penalitet ligjore ( dhe pse te kontestueshme te drejta dhe mese normale ne nje rend demokratik) te aktoreve mediatike , aq dhe do shendoshe misionin e medias ne zhvillimin e vendit. Ky vetorganizim do te jete nje profilaksi e shendetshme per te shpetuar opinionin public nga kanceri “Lajm i Reme“ i prodhuar me qellime destabilizuese, denigruese, anatemuese.
Gjykoj se ky veteorganizim do te jete nje tampon mbrojtes ndermjet komunitetit medialik dhe ligjit ( Shtetit). Me keqardhje konstatoj se ne kushtet kur ky komunitet vepron autonom per te nuk ka alternative tjeter pervecse , kur shkel ligjin , te perballet me …ligjin.
Aleanca “profesionale” kaq shume e konstatuar pas cdo reagimi ligjor ne emer te “lirise mediatike “ jo vetem qe inflamaton median por ka vetem nje emer bashkepunim, bashkefajesi, bashkeautoresi ne kete zullumuni mediatike.
Gjithsesi duhej te ndodhte “poshterimi, ofendimi, perdhosja publike e inteligjences qytetare Tiranase” qe Tiranasit te kuptojne dhe ta ndiejne “Lajmin e Rreme” efektet e tij , mbi ata vete. Ndoshta kane mundur te ndiejne dhimbjen, perdhosjen individuale apo familiare te dhjetra “Viktimave” te lajmit te reme .
Ndoshta nen peshen dhe ndjesine e ketij perdhunimi qytetaria Tiranase apo Durrsake do te gjejne frymezimin ti thone “Mjaft” kesaj maskarade poshteruese qe ushqehet nga parimi me demokratik i nje shoqerie te lire “liria e medias”
Se dyti. Nuk mund te rri indifferent ndaj euforise qe ka kapluar rrethet profesionale inxhinierike mbi suksesin e inxhinierise post 90.
Paraprakishte theksoj se inxhinieria e ndertimit e pas viteve 90 ka kaperxyer hapa vigane teknologjike dhe profesionale ne projektim dhe ndertimin e veprave civile dhe industrial. Pas viteve 90 (Saktesisht pas 95 kur filluar projektet e ndertesave te larta ) inxhinieret shqiptare pervetesuan dhe aplikuan metodat me bashkekohore te projektimit dhe ndertimit ( keto metoda kane evoluar ne 25 vitet e fundit).
Fale ketyre metodave , teknologjise se ndertimit , cilesise se materialeve te ndertimit, mund te them me bindje dhe pergjegjesi profesionale se ndertimet e reja qe i jane nenshtruar protokolleve ligjore te lejimit nga autoritetet shqiptare jane te sigurta per te perballuar goditje sizmike si ne Greqi (vend me risk te larte sizmiciteti dhe me ekspertize te shkelqyer ne Sizmiologji)
Por problem qendron ne nje analize qe duhet marre mire ne konsiderate .
Struktura ndertimore ( vecoj ndertesat civile) ne shqiperi karakterizohet nga 4 tipologji ne planin ndertimor
·Ndertesa para miratimit te KTP (vitet 78)
·Ndertesa pas miratimit te KTP 78-90
·Ndertesa te miratuara nga Organet Shteterore ( Me leje Ndertimi)
·Ndertesa te realizuara nga komunitetit migrator (private ne legalizim)
Termeti i 21 Shtatorit ne teresi nuk pati efekt mbi asnjeren nga tipologjite e strukturave ndertimore. Demet e identifikuara, jane perjashtimore , gati deme anesore . Madhesia dhe permasat e tyre jane me teper amplifikime mediatike apo tendenca per te fitur ne kete “oqean keqardhje dhe lotederdhje”. E natyrshme dhe e pritshme .
Ne planin profesional , ne postTermet, rishtrohet Pyetja : Kush e kaloi testin e termetit te 21 Shtatorit : Ndertesat e para viteve 78 (te ndertuara pa asnje mase sigurise sizmike te sanksionuara ne KTP e viteve 78), Ndertesat e imigrantore post 90 (te ndertuara pa asnje konsiderate teknike ), apo ato te zhvilluara konform legjislacionit ndertimor Shqiptar ?
Pergjigja: Te treja ,sepse anjera prej tyre nuk ofroi vecanti sjellje ndaj termetit. Euforia nuk ka vend!
Po c’fare tregon kjo situate. Termeti, perjashtuar efektit psikologjik ( duhet theksuar se kishte vend per terror dhe shok psikologjik), gjykoj se referuar mekanizmit godites, pati nje tipologji te vecante.
Gjykoj se Fati i territorit Shqiptar te goditur nga Termeti ishte fakti se :Termeti 21 Shtatorit operoi me mekanizem godites intensive vertikal dhe jo horizontal ( duke mos dashur te futem ne interpretim te struktures se vales goditese po cilesoj vetem Valen P – Valen S te Vales Vellimore dhe valet L apo R te Vales Siperfaqesore te termetit).
Cdo konstruktor apo inxhinier ndertimi e di se goditja shkaterimtare e nje termeti eshte goditja horizontale, vlera e se ciles (referuar dhe efekteve material te termetit ne zonen e goditjes Durres Tirane per te qene realiste ishin ZERO).
Ky vezhgim apo konkluzion ben qe ne qarqet profesionale te konkludohet ne menyre shkencore posacerisht vecantia tipologjike e ketij termeti dhe jo suksesi ( I pa kontestuar i industris se re ndertimore shqiptare).
E thene qarte termeti me magnitude 5.8 shkalle Richter eshte termet I fuqishem, qe me keqardhje e them, pakushte duhej te kishte sjelle demtime massive ne ndertesat e para viteve 78, dhe ne nje mase te konsiderueshme ne ato te ndertuara nga flukset imigratore ne procese legalizimi.
Gjithsesi qellimi i artikullit nuk eshte sa me siper , qellimi i artikullit eshte te evidentoje se:
Fatit i madh i nje termeti me tipologji teper te vecante, shkundi komunitetin, rikujtoi ndergjegjen kolektive mbi nje fenomen natyror i cili jo vetem nuk duhet nenvleftesuar dhe haruar, por qe ne kete moment duhet patjeter ti nenshtrohet me nje pergjegjesi njerzore nje procesi Certifikimi teknik te sigurise sizmike te objekteve te cilat nuk kane kaluar ne protokolle ligjore certifikimi. E ne kete kuader gjykoj :
Se pari duhet te saktesojme se Termetet ne protokollin e “Sigurise ligjore” jane “ngjarje madhore” .
Ne asnje protokoll te sigurimit te mjeteve, jetes apo ndertesave nuk konsiderohet demi nga “Ngjarjet Madhore”. Cdo tendence per te motivuar mbi kete ngjarje (tmerrin e termetit) “sigurimin e detyruar te ndertesave “ ,ne gjykimin tim, paragjykon synime interesash sa shteterore aq dhe te qarqeve te interesit. Dhe nese kjo gje inicohet atehere shoqerite e sigurimeve si perfitueset e drejteperdrejta te kesaj politike duhet te marrim pergjegjeine kontraktuale dhe te rasteve “ Ngjarje Madhore”, nderkohe qe duhet te ngurtesojne vlera monetare te mjaftueshme per garantimin e shlyerjjes se detyrimeve ne keto raste.
Se dyti . Ngjarja u shoqerua me nje amplifikim mediatik te disa objekteve ,qe me cdo gje mund te identifikoheshin por vetem me shtepi banimi JO, per te cilat shoqeria duhej te prokupohej si “kolateral i nje fenomeni te mbinatyrshem natyror”. Gjykoj se eshte koha ku nderkohe qe gjithkush te mbaje pergjegjesi mbi menyren e vet te jeteses, dhe shteti te mbaje pergjegjesine e tij mbi informimin dhe garantimin e sigurise se qytetareve. “Qyravitja” mediatike agrovon, trash, deformon fenomenim
Do te cilesoja me bindje profesionale se ky termet nuk ishte “test rezistence”.
Ky ishte mesazh se natyra ka kapricot e veta ( zemerimin e vet po te doni), dhe eshte e gatshme qe neser, pasneser (askush nuk e di ) ajo do te godase prape. Por askush, Shteti apo Individi, nuk mund tash e tutje te shfajtesohet me “ Punet e Zotit”.
Zoti me bujari paralajmeroi!
Gjykoj se situate imponon reagim te i domosdoshem ,nje operacion masiv, intensive, progresiv dhe te shpejte shteteror per ”Certifikimin e sigurise sizmike te cdo ndertese banimi ne Shqiperi “.
Me kete rast, perjashtoj absolutisht ujqerit dhe hienat qe ne kete peshtjellim dhe pasiguri te gjenerojne maskarallekun e gjobevenieve dhe mitmarjeve kriminale . Sot kemi nje praktike CekUP shendetesor ( ku ne filozofi, kostot preventive parandalojne kostot rikuperuese) por dhe strukturat shteterore te legalizimit.
Ne kushtet kur vendi karakterizohet nga volume masive ndertimesh te pa certifikuara dhe me risk serioz sizmik, kur aktoret jane kontigjente me kapacitette ekonomike vurnerabile, ky certifikim duhet te jete prioritet nacional. Shteti duhet te marre drejtperdrejt iniciativen per ngritjen e struktures teknike qe certifikon sigurine sizmike te ndertimeve.
Natyrisht ka vend per diskutim nese ky certifikim duhet te synoje detyrimin e sigurise teknike ( cka do te thote nje front i tere maskarenjsh qe nuk mungojne ne administraten shqiptare perballe masave qytetare pa resurse financiare ) apo nje certificate ku informohet qytetari mbi riskun e strukture se vete te banimit dhe njekohesisht paraprakisht marrjen e pergjegjesise ligjore nga vete qytetari mbi qendrimin qe do te mbaje ndaj ketij informacioni, njekohesisht dhe ndaj pasojave mbi konstruksionin ne posedim nga fenomene te jashtezakonshme natyrore, dhe ne nje faze te dyte masat shteterore per garantimin e sigurise se jetes per kontigente qe nuk certifikohen.
Ka vend per debat, por gjykoj se nuk ka vend iniciativen urgjente per garantimin e jetes se qytetareve te Republikes se Shqiperise .
Zoti mesazhoi.
Neser mos i drejtohemi Atij!
Leave a Reply