• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
ARANIT MURAÇI/ Rezultati “i grisjeve” në Kuvend: Basha mban fort PD-në, por “humb” Kryemadhin dhe Metën
Home
Blog

ARANIT MURAÇI/ Rezultati “i grisjeve” në Kuvend: Basha mban fort PD-në, por “humb” Kryemadhin dhe Metën

September 11th, 2021 F.autor Blog 0 comments

Teksa po votohej dje për emrin e Lindita Nikollit, e cila do të jetë kryetarja e re e Kuvendit (votuan 137 deputetë, 83 të vlefshme, 79 pro), kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kurdisi si një aksion të ri opozitar grisjen e fletës së votimit.

Basha e kreu këtë gjest në seancën e djeshme plenare, veprim që është ndjekur edhe nga deputetët e tjerë të Partisë Demokratike.

Basha ka dashur t’i thotë përmes këtij veprimi së pari elektoratit opozitar, pas përjashtimit të Berishës nga grupi parlamentar demokrat, se nuk ka bërë marrëveshje me Edi Ramën (për të tradhtuar interesat e tyre).

Së dyti, Basha ka testuar të besuarit e tij dhe aleatët. Kush nuk do të griste fletën e votimit, do të kuptohej që i kishte dalë nga radhët.

Vetëm ish-kryeministri Sali Berisha është larguar duke mos preferuar të qëndronte në sallë kur nisi votimi.

Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule ishte i pari nga kampi opozitar që votoi pa e grisur fletën, duke mos e respektuar rregullin e PD-së, edhe pse doli deputet nga i njëjti koalicion.

Gjithashtu edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi dhe 3 deputetët e tjerë të kësaj partie votuan pa e grisur fletën e votimit, çka tregon se LSI dhe PD janë zyrtarisht të ndarë, për ‘mospërputhje karakteresh’ .

Menjëherë pas votimit, presidenti Ilir Meta nuk u vonua dhe e uroi kreun e ri të Kuvendit, duke treguar se njeh rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit, ndërsa qartazi LSI pas divorcit nga PD-ja po tenton të zbutet dhe të afrohet sërish me PS-në.

Agron Duka i Partisë Agrare nuk votoi fare, ndërsa edhe Dashamir Shehi u largua pa votuar.

Rivali i Bashës në parti, Agron Shehaj, si dhe ata që e kundërshtuan kreun demokrat për përjashtimin e Berishës, (Tritan Shehu etj.), ndoqën shembullin e grisjes së fletës së votimit.

Kështu pavarësisht përjashtimit të Berishës votimi i sotëm tregoi se PD-ja do të mbetet nën drejtimin e Lulzim Bashës, duke zbehur plotësisht çdo lloj përpjekjeje apo pakënaqësi për largimin e tij.

Basha tregoi në seancën e parë se edhe pas përjashtimit të Berishës e ka të konsoliduar dhe pas vetes thuajse tërë grupin parlamentar demokrat.

Përjashtimi i Berishës dhe distancimi i Bashës prej tij mund të jetë edhe një strategji politike e PD-së pas presionit amerikan, sado e dhimbshme që u konsiderua ajo nga kreu demokrat, si e vetmja zgjidhje që opozita të mos mbajë më mbi supe kostot politike të liderit historik.

Ndërsa para se të votonte, kryeministri Edi Rama nuk harroi që të mblidhte fletët e grisura nga deputetët e opozitës, duke iu përmbajtur premtimit se ai dhe deputetët socialistë nuk do të përfshihen në debate dhe sherre të panevojshme.

Lindita Nikolla në votimin e djeshëm, nga 74 deputetë të PS-së dhe 3 deputetë të PSD-së, mori edhe dy vota më tepër nga radhët e votave të aleatëve të Bashës.

Në fjalimin përshëndetës kryeparlamentarja e sapoemëruar u ndesh për disa minuta me përplasjen e duarve mbi tavolinë nga deputetët e opozitës, të cilët pas zhurmës që krijuan braktisën edhe sallën.

Sjellja e pahijshme e PD-së në seancën e parë plenare është edhe një lloj presioni ndaj maxhorancës qeverisëse, mbi pretendimet e saj për zgjedhjet dhe marrëveshjet  politike që ajo kërkon, dhe më kryesorja, për të treguar se nuk ka për të pasur opozitë më të zhurmshme dhe më të fortë Shqipëria, se ajo që do të drejtohet të paktën edhe në këtë 4-vjeçar për të tretën herë nga Lulzim Basha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KIMETE BERISHA/ Pse sot jam me Berishën, të tradhtuarin nga “pjella” e tij
Previous article BAJRAM PEÇI/ PD, partia e ndryshimit, nga zhgënjimi në rrënim

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k