• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
ARANIT MURAÇI/ “Bari” që Yuri Kim rikujtoi pak muaj më parë
Home
Blog

ARANIT MURAÇI/ “Bari” që Yuri Kim rikujtoi pak muaj më parë

December 3rd, 2021 F.autor Blog 0 comments

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, nga selia e PD-së, u bëri thirrje pak kohë më parë demokratëve që të mos hanë bar, siç ishte propoganda e kohës gjatë viteve të komunizmit, duke shkaktuar reagime të shumta.

Deklarata e saj solli edhe zemërim në një pjesë të mirë të elektoratit të djathtë.

Ajo e bëri këtë deklaratë pak kohë para se Lulzim Basha të pezullonte Sali Berishën nga Grupi Parlamentar Demokrat. I shpallur “non-grata” nga DASH, Berisha u pezullua nga Basha pas një ultimatumi që ky i fundit mori prej Administratës Amerikane të Joe Biden.

PD-ja pas këtij vendimi është përçarë dhe është përfshirë në një betejë të ashpër brenda radhëve të saj, për postin e kryetarit.

Mediat publikuan mbrëmjen e djeshme foto të diktatorit Enver Hoxha dhe disa prej njerëzve më besnikë të partisë, të cilët pretendojnë se pas rënies së komunizmit janë ata që e themeluan dhe po e mbrojnë edhe sot e kësaj dite me fanatizëm pluralizmin.

Ishin publikuar edhe më herët foto të cilat provonin lidhjen e Berishës me familjen e Enver Hoxhës dhe regjimin. Pak vite pas ndryshimeve politike për herë të parë janë publikuar fotot e ish-kryeministrit Sali Berisha brenda në shtëpinë e diktatorit Enver Hoxha.

Të përfshirë në një betejë të ashpër me “Imperializmin Amerikan” si dikur, shprehja “bar do të hamë por … do të fitojmë”, rikthen në kujtesë thirrjen e pak kohëve më parë të Yuri Kim. Amerikanët me siguri e njihnin mirë Shqipërinë, edhe më mirë se shqiptarët, edhe atëherë kur ata nuk ishin këtu, mes nesh.

A po gabojnë edhe më tepër ata që po përpiqen të “përçajnë” sot SHBA-të, ngaqë politikën e tyre nuk e pranon Perëndimi, në vend që të ishin distancuar me kohë nga bari që rikujtoi Kim?

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NAMIR LAPARDHAJA/ Marrëzia e fundit e Berishës
Previous article EDUARD ZALOSHNJA/ Narrativa e Berishës, efektive në sinorin elektoral të PD-së, por…

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k