• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ANRI BALA/ Varja nuk i ngushëllon viktimat… por drejtësia
Home
Blog

ANRI BALA/ Varja nuk i ngushëllon viktimat… por drejtësia

August 13th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Nuk mund ta kuptoj indinjatën tuaj, kur kërkoni të vrisni në emër të drejtësisë, të varni kriminelin me litar xhelatësh, njësoj si ato që iu kanë vrarë, prerë e syrgjynosur. Të vrisni me “plumba ballit”, si një togë pushkatimi… të armatosur prej djallit, që ju “ysht” pas veshi, që të merrni nishan… për të vrarë në emër të tij, për të rënë në emër të tij, si ato dikur, që mendova se nuk i keni harruar… ekzekutorët e diktaturës?!

Nuk e di, nëse shprehitë tuaja kanë doza dhune brenda apo “trullosje”?! Ndoshta, si pasojë e “dehjes” nga era e gjakut të viktimave të gjora… ende të patretura, me sa duket i keni harruar qindra e mijëra të vrarë gjithë këto vite, vetëm se ne u dehëm me lirinë… e armëve.

Nuk besoj se i keni harruar, ata që u dergjën përpara syve tuaj, e përpara se të bini në “apati”, për të harruar sërish, duke u “magjepsur” pas çmimit të kripur të vezëve të jugut apo të vezëve të Bleonës, përsëri vdekja do të iu përmend, si çdo herë e më gjakatare… përmes kronikës së radhës të lajmeve?!

U zgjuat përsëri, por përsa kohë, sepse aty ju nuk duroni, “egërsoheni” si bisha dhe me vrap rrëmbeni armën… dilni në llogore, largoni me duar bulzat e djersës mbi ballë, për të mos iu penguar shikimin dhe bëheni gati për “prerje kokash”?!

Që këtu fillon dhuna, nga ti njeriu i dhunshëm… i dhunuari i vendit tim. Jeta vlen edhe për një insekt, që e shtyp se të ka pickuar, duke u bërë vrasës prej dhimbjes tënde, pa qenë t’i dhuruesi i kësaj jete, kur ti mund të marësh vetëm atë që është e jotja… jetën tënde.

Ndërkohë, kur shënjestron autorin, që “fshihet” pas ekranit të TV-së, kupton se atë e kanë kapur… e ty nuk të ngelet veç ajo e shkreta në dorë… ndërsa krah teje, teksa djajtë qeshin, në cepin e një pasqyrë varur mbi mur, të shfaqet portreti i një vrasësi, që ka marrë në shënjestër “kokën” e tij.

Asgjë nuk i kthen viktimat e vrara nga dora gjakatare… por kur thërret vrit… prit… var… qëllo… akuzo… poshtëro… digj, janë shprehi të një personi të cilin e kanë vrarë… prerë… qëlluar… akuzuar… poshtëruar përpara jush dhe ju po tentoni ta digjni në turrën e druve, përgjithmonë… jo vrasësin, por atë që është e shenjtë… drejtësinë, duke i thurur lavdi vetëgjyqësisë.

Drejtësia e vdekur na ka sjellur këtu ku jemi, por të paktën mos të marrim dhe ne mbi shpinë pesha, që nuk janë për shpatullat tona, me thirrjet dejtësi… ashtu si ajo në kohën e padrejtësisë së detyrueshme.

Nëse do të ekzistonte ky vullnet, për të bërë drejtësi pa armë, por me rrahje çekiçi, padyshim, sot do ia kishim arritur të mbyllnim në qeli të paktën gjysmën e vrasësve nga rruga dhe të largonim përgjithmonë nga “qelia”, vrasësin që ndodhet brenda nesh! Apo, mos vallë keni ndërruar mendim dhe tani po qani për diktaturën si dhunë… e ëmbël?!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHABAN MURATI/ E dashur Prishtinë, harrimi i prioriteteve çon në humbje
Previous article ENVER ROBELLI/ Shqiptarë të diasporës: Bëhuni si rumunët

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k