• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
ANRI BALA/ Të hëngsha zemrën o veting…o “gogol” i çdo salle gjykate!
Home
Blog

ANRI BALA/ Të hëngsha zemrën o veting…o “gogol” i çdo salle gjykate!

August 1st, 2018 F.autor Blog 0 comments

Nga Anri Bala/

Ndoshta vettingun, me thënë të drejtën, nuk e kam shumë për zemër. Flas për vetingun e sistemit e drejtësisë, sepse për mua, lë shumë për të dëshiruar apo ka mangësi, si një metodologji e re, që vetëm emri i njihej, e që edhe ai në fakt, nuk ka asnjë lidhje me drejtësinë.

Pra, po më duket pak si eksperimental, kur shikoj shumë gjëra, që lënë për të dëshiruar, që nga zbrazëtia e zyrave të shkallëve të drejtësisë, që tregon se as nuk ka ekzistuar dhe ato njerëz kanë patur vetëm dyqanet aty, e deri tek konfirmimi si… “i vlefshëm me shumë probleme, ose i pavlefshëm me shumë miliona”!

Kjo është një çudi, që nuk është shqiptare, por e importuar prej atyre që nxituan të eksperimentonin një sistem të pa studiuar mirë. Megjithatë, nuk jam specialist i jurisprudencës dhe as i të drejtave të njeriut, që i gjen me tonelata nëpër studio televizionesh, apo në dritaret e “FB”, ku japin mend dhe marrin para, vetëm se thonë çudira, që zor se mund të kuptohen nga njerëzit dhe shumë më lehtë mund të kuptohen me ta banorët e shpellave… Neandertalët.

Po duket, sikur dhe unë jam palë me to, mirëpo duhet punë, inat, mllefe, humbje e madhe parash dhe kohë, që të mendosh si ata… për komisionerët, “gjyqtarët” e gjyqtarëve dhe prokurorëve, gjëra që unë nuk i kam patur dhe as nuk mendoj t’i kem.

Por sot, pas kaq kohësh, që ka filluar vetingu dhe unë e kam ndjekur pa reshtur, mu desh ta falenderoj, sepse na ka dhënë një kënaqësi të madhe… lotët e gjyqtarëve dhe prokurorëve, edhe si ngelësa, por edhe si kalues fitues.

O sa vlejnë për dhimbjen e nënave, që kanë provuar në kurrizin e tyre vuajtjet e djemëve, vajzave, motrave dhe vëllezërve të tyre nga… padrejtësia. Një ngushëllim i madh, se i’u realizuan lutjet, që i drejtonin Zotit, çdo natë, që t’i shikonte edhe ato, që qeshnin e gëzonin, e talleshin me gjëmën e tyre… të pabërë!

Kënaqësi për qindra, mos të themi mijëra njerëz, që janë dënuar nga këto gjyqtarë dhe prokurorë, si fajtor të pafajshëm, që e din mirë çfarë ndjejnë e heqin ekzekutorët e tyre, kur presin vendimin e dënimit apo të faljes. Është ngushëllim kur shikon lotët e ngelësave, që do presin të trembur fundin e rrugës së tyre… dënimin, aty ku i presin viktimat.

Është një mësim i madh, edhe për ato që ndoshta do e kalojnë lumin, që më në fund u kthyen aty ku ishin… njerëz të zakonshëm, pa asnjë tagër, për ta përdorur pozitën sipas qejfit, e për të prerë jetë me një goditje çekiçi.

Ndaj, të hëngsha zemrën o veting… o “gogol” i çdo salle gjykate, ku mësimi nuk harrohet lehtë, nga ju gjyqtarë e prokuror, sepse gjithmonë do ktheheni në vendin e krimit, aty ku i keni shpëtuar dënimit vetëm njëherë… e tashmë si ish të pandehur!/Ekskluzive.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JOSCHKA FISCHER/ Të rivendosësh sovranitetin europian
Previous article MERO BAZE/ Për një debat real për “Lojrat e Fatit”

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k