• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
ANRI BALA/ Rërë, djath, shalqi… dhe krisma!
Home
Blog

ANRI BALA/ Rërë, djath, shalqi… dhe krisma!

July 9th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Anri Bala

Keni parë apo dëgjuar ndonjëherë në parlament, të bëhet opozitë për turizmin, shërbimet, hoteleria… apo edhe turistët, që në gjykimin tim janë të gjithë “tranzit”, kurioz për të parë Shqipërinë, ndoshta edhe për të njohur shqiptarët, ndryshe nga sa i njohin prej kronikave të lajmeve dhe gazetave… apo prej lobimeve në kurrizin tonë, si ai “miku që na do të mirën”, nga disa prej tyre?!

Unë u bëra kohë, që nuk i dëgjoj, e as i shoh gjëkundi në ndonjë plazh… me përjashtim të fundjavave, që zgjedhin t’i kalojnë nëpër vilat e tyre shumëkatëshe, me shofer, shërbëtorë, dado e kuzhinier, duke qenë askushi… por politikani rrogëtar!

Madje, nëse do i shikoni mirë, as që denjojnë të heqin teshat prej trupi, tek hedhin hapat e tyre në rërë me barkun përpara, ndërsa në fytyrë i lexohet një e sekëlldisur nga ambjenti dhe njerëzit përreth, sepse gjykojnë me veten, se as deti nuk e meriton të njomë “shtatë lëkurët” e tyre! Por njëkohësisht, kanë frikë edhe të kridhen brenda në të, se mos i njeh se kush janë, e nga “dashuria”, i bukuri det, kthehet në lubi me tallaze e dallgë, e i merr me vete, për të mos i kthyer kurrë më në breg!

Ndërsa neve, ne nuk na mbetet gjë tjetër, përveçse dhe në ato pak ditë të pushimeve në dispozicion, t’u bëjmë “propagandë” të huajve, se ne nuk jemi si ata… as si këta, që na nxijnë surratin, por jemi këta që jemi, të dashur, mikpritës, të lirë dhe që e duam jetën dhe e përqafojmë të bukurën… e ata duhet të rikthehen prapë!

Në gjykimin tim, nëse turizmi do të shpërndante medalje, jo si ato të presidencës, ajo padyshim duhej varur tek cilido shqiptarë, që e do edhe e promovon atë fare pak “copë” që ka ngelur, e që hajdut-makuti, e ka lënë të paprekur… dashurinë për vendin!

Më vjen mirë kur lexoj, se shërbimi i hotelerisë është rritur në standarte, e se biznesmenë kanë ngritur rrjet hotelesh me disa yje, por që mbetet një gënjeshtër e madhe, tamam si forma e kokës së tyre! Kam lexuar jo pak artikuj së fundi, se këto “perla” të ndërtura buzë detit, “karabina”, që të them të drejtën për nga komoditeti nuk mund t’i shaj aspak… të të ofrojnë çmime po aq të kripura sa vetë deti, e që të lënë një shije të hidhur, edhe disa ditë më pas.

Tu thuash shqiptarëve, se turizmi në Shqipëri ka prekur majat, por “majën” ti nuk e prek dot, nëse nuk paguan të paktën 120 euro/natë, vetëm për të fjetur në një shtrat… 10-15 euro shezlong/fudjavave dhe të paktën 70 euro të tjera për të “englendisur” stomakun, kjo është tallja më e shëmtuar, e montuar ditën për diell… nga një tufë me bastardë!

T’u thuash shqiptarëve, apo dhe pushuesve të huaj, se për të kaluar një palë pushime 10 ditore, i nevojiten jo më pak se 2 mijë euro, të vjen edhe të qeshësh… por më shumë të qash! Turizmi në Shqipëri, nuk është i lirë… aq më pak i mirë… e aspak konkurrues, krahasuar me fqinjët tanë! Ata pak të huaj, që kalojnë prej kureshtjes “tranzit” në Shqipëri, mund të quhen fare mirë… turistë të guximshëm, por që padyshim, për të mos u rikthyer më në Shqipëri!

Ndërsa ngjarje si ajo e sotmja, ku në një klub nate dëgjohen të shtëna me armë… për një turist të huaj, do t’i dukej atentat terrorist, në një vend të botës së tretë, ndërsa pushuesit shqiptarë i vjen ndërmend një ngjarje e trishtë, e ndodhur disa vite më parë: të shtënat e kallashnikovit në bregdetin e Vlorës, ku nga një sherr banal, tre persona mbetën të vrarë, që të tre pushues të zakonshëm!

Ndaj, do t’iu lutesha t’i “kurseni” pallavrat, që unë të kursej lekët… të paktën deri vitin tjetër! /Ekskluzive.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Teatri s’ia mbulon dot opozitës vullnetin kundër Reformës në Drejtësi
Previous article FLAMUR ÇELAJ/ Pandeli Majko, pavarësisht motiveve që e shtynë, tregoi se...

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k