• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ANRI BALA/ “Qeveri e krimit”, pse s’merr guximin të vrasësh… një mizë?!
Home
Blog

ANRI BALA/ “Qeveri e krimit”, pse s’merr guximin të vrasësh… një mizë?!

June 5th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Kur dëgjoj llomotitjet e tyre, gjithmonë më vjen nëpërmend një pyetje, që edhe më lëndon herë-herë: Tallja, që mundohen të më bëjnë këta vulëhumbur… është e vërtetë dhe duhet të shqetësohem, apo janë të çartur dhe duhet t’i neglizhoj e të qesh me ta?!

Për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetje, më ndihmon një skeç i vjetër shqiptar, që ma ruan ende të fortë arsyen të mendoj, se Babalepartia i ka të gjithë pjesëtarët e saj të çmendur… ose më e pakta, hiqen si të tillë! Më kujtohet ajo historia e famshme e një pacienti, që shkon të vizitohet tek doktori dhe i ankohet, se ndjente dhembje të forta në pjesë të ndryshme të trupit, sa herë që e prekte atë me gisht! Doktori, duke qenë se ankimi i pacientit ishte bërë i përsëritur, bëri sikur e vizitoi dhe i tha: Nuk ke gjë në trup… ke thyer gishtin!

Po ashtu, edhe në Babalepartinë, është një “gisht i thyer” që dhemb… por dhemb keq, kudo që e mbështet! Aq keq, sa “gishti” që është sa një skërfyell, nuk e kupton se po degradon çdo ditë dhe nuk na bënë më as të qajmë as të qeshim, por vetëm të ndiejmë neveri për të dhe keqardhje për veten, se ku është katandisur opozita!

Duke mos marrë masa për “gishtin”, Babalopartia nuk po e kupton, se po atrofizohet dhe gangrenizohet në atë pikë, sa është e nevojshme një amputim për të ndërprerë degradimin e sëmundjes, që të shpëtoi, diçka… nga pjesa e shëndoshë!

Pikë së pari, njerëzit gradualisht, me sjelljet e pronarëve të SHQUP-it, kanë krijuar një ide, se aty ka vetëm të marrë, disa të prekur rishtazi nga virusi i “gishtit të thyer”, disa paranoiak, që tremben se po i përgjojnë, disa euforik me ato që nuk mund të bëjnë, por që i dëshirojnë dhe disa tallës, që u trimërohen “frikacakëve”, pse nuk i dënojnë. Po si nuk del një kodosh burrë, që e mban veten edhe për “profesor”, të përdor atë që i ka mbetur në kokë, e tu shpjegoi, se po u dhemb… gjithandej?!

Po kur s’do… s’do! E për dreq, kur je pesimist dhe nuk e beson, ato që thonë njerëzit, këta nuk të lënë as të gabosh, t’i japin të gjitha shembujt përpara, që t’i të habitesh dhe lebetitesh, se kush po të përfaqëson! Nëse nuk do e dëgjoja me veshët e mi, nuk do ta besoja kurrë me thënë të drejtën, shkallën e çmendurisë së tyre. Kur dy profesorë dhe një “profesoreshë”… do tu thoshin njerëzisë, se viktimat shkuan tek toga e pushkatimit me dëshirë, ndërsa “hjeksi” është ai, që për pak sa nuk u vra… a ka kush guxim, të më thotë se këta janë njerëz normal?!

Madje, pasi e thanë në Komision “ndërvedi”… sepse shqiptarët veçse ndjejnë neveri për to… sot, me guximin e të marrit, Kryegishtthyeri i partisë, duke marrë direktiva nga Skër-fyelli, doli posaçërisht dhe u tall me qeveritarët tanë të butë, duke i gjykuar si vrasës, që prej 5 vitesh nuk kanë zbardhur ende asnjë vrasje, vjedhje, krim të bërë prej tyre, edhe pse i kanë të gjitha “të kapura”! Ata kërcënojnë dhe rrinë e shohin “nëse”, sepse i njohin mirë “kriminelët” e krimit… të krimit, që nuk vrasin dot një mizë… megjithëse janë rrahur, sa u ka mbajtur kurrizi, janë sharë sa u ka mbajtur shpirti, kërcënuar sa u ka mbajtur zemra dhe akuzuar sa u ka mbajtur truri… njësoj sikurse ne!

Por, ne nuk jemi si ata… nuk kemi mundësi tu thyejmë dhëmbët, kur na pagëzojnë vrasës e hajdut, sepse na drejtohen nga karriget e zëna me lejen e askujt, me shpinën kthyer dhe me parzmoren e imunitetit! Nuk kemi mundësi që t’i çojmë përpara ligjit, me fuqinë e pushtetit, meqë jemi sovrani, por po na çojnë në ngasje, të bëjmë drejtësi me dhunë, për dinjitetin tonë. Ne presim, por të marrët e “Panairit të Çmendisë”, pas çomangës në kokë, duhet të vijnë pak fare në vete dhe të kuptojnë, se ne jemi spektatorë të përkohshëm të fatit tonë të keq!

Por, meqë edhe qeveria nuk e bënë dot “drejtësinë” që kërkojnë ata… që të gjej vrasësin, hajdutin, trafikantin, kriminelin, dhunuesin, a mundet t’i jap një këshillë qytetarësh?! Meqënëse, në “Panairin e Çmendisë” opozitare, një pjesë janë të marrë dhe tjetra bënë si e tillë, a e kthejmë në spital SHQUP-in, që të shpëtojmë përkohësisht dhe ata të dalin faqebardhë, si çdo i çmendur, që nuk i vihet re, edhe nëse ha…!/Ekskluzive.al/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Zgjidhja e thjeshtë për të mbajtur vajzat në shkollë
Previous article ERJON GJOCI/ A është e frikshme rënia e euros?

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k