• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
ANRI BALA/ Opozita e vrapit rikthehet fuqishëm… në shtatorin tjetër?!
Home
Blog

ANRI BALA/ Opozita e vrapit rikthehet fuqishëm… në shtatorin tjetër?!

September 6th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Nga Anri Bala

Nuk e di për ju, por shtatori, mua më kujtoi prokurorin e akuzuar si “kriminel”, Adriatik Llallën! Të them të vërtetën, jo se ma kujton shtatori si muaj apo si emër, por i janë “qepur” aq keq këtij muaji politikanët tanë, saqë nuk e di, se çfarë ëndërrojnë të ndodh në vjeshtë, kur fillojnë të bien edhe gjethet, e jo më fjalët… bashkë me premtimet e tyre?!

Më mbarë të vjen të mendosh, se kërkojnë një justifikim për të pushuar të pashqetësuar, prej atyre që kanë vërtetë hall dhe “presin” gënjeshtrën e tyre të radhës… për të shpresuar. Mirëpo sa më shumë afrohej shtatori, aq më shumë largoheshin ata… e tani që erdhi i shkreti, opozita e bashkuar ndryshoi version, drejtim, metodik.

Para se të krijoi “qeveri në hije”, opozita ka krijuar një “parlament shëtitës”, bredharak… shumë ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim me monologje që të ngrejnë “qimet përpjetë” dhe fjalimeve “eksituese” në parlament, sigurisht nëse i ndjek mbi kapakët e WC-së…! Parlamenti i ri i opozitës, e hapi siparin me shfaqjen në Shkodër, ku ata që i kishin bërë të zezën në vitet e pushtetit të tyre, shkuan në vendin e krimit të bënin thirrje, se duhet luftuar krimi domosdo, por, ashtu siç dinë vetëm ato… duke “lulëzuar” i licensuar.

Fjalimi i Berishës, për të rrëzuar qeverinë në shtator, në muajin më produktiv me krime për PD… i Bashës, për ta rrëzuar pak më vonë… dhe i Monikës e kasnecit të saj Tit Vasali, pas rrëzimit të Teatrit, po më duket një gënjeshtër e madhe, për të mos thënë një frikë e madhe e këtyre lepujve për tu kthyer në strofull, që kanë filluar vrapin ditën e parë të përballjes në podin e tyre… në parlament.

Por habitem, se si guxojnë të trimërohen, kur kanë dhënë prova vetëm si frikacakë dhe mashtrues, që edhe kur e kanë ngrënë ato që e hanë gjithmonë… militantët, i’a kanë futur vrapit për të kënduar, si gjeli mbi grumbullin e plehut, duke e paraqitur dështimin si fitore, turpin si lavdi, frikën si trimëri… duke vrapuar sa andej kendej, sipas mësimeve të të urtit popull: Këmbët e shpejta, faqja e bardhë!

Ndoshta pas Shkodrës, në Elbasan, jo vetëm Berisha, por do veshin të gjithë antiplumb… nga “pas”, sepse kur i braktisi bastioni kryesor teorik i PD-së… pra Shkodra, Elbasani kam frikë, se do t’i “kënaq” nga pas-i të kenë ikur.

Tani nuk ka dyshim, se opozita ka marrë arratinë, e që nuk ka asnjë Babale argument të ballafaqohet në parlamentin e ligjshëm, të krijuar po nga ata vetë, jo nga qytetarët shqiptarë, ndaj i duhet një alibi… “parlamenti ambulant” paralel, me apo pa kryetar, me apo pa drejtues, mjafton që të ngujohen në hollin e hotelit, që edhe nëse qytetarët i rrethojnë për ti… se për asgjë tjetër nuk hyjnë në punë, të kenë një strehë për tu shtrirë!

Kauzat imagjinare të këtyre trimave me fletë, që i kanë ngritur këmbët përpjetë, e që kanë frikë të kthehen në Tiranë, pasi e dinë fare mirë se çfarë fati i pret, nuk kanë të mbaruar, por… kam “frikë” unë!

Më “frikëson” vetëm një gjë! Po sikur maxhoranca e poshtër dhe e pabesë ta ketë me të futur e me hile, dhe të hënën të shembi Teatrin, ku do e vendosi “trungun e flijimit” opozita e vrapit?!

Apo do e vendosi në kurriz të kauzës… gjoja “pabesisë”, për të justifikuar gënjeshtrat demode, që ka kohë që i lanë e i shplanë, duke u dal boja çdo ditë e më shumë, e sot kanë ngjyrën e mashtrimit të palaço opozitës, që nuk e meriton ky vend dhe ky popull. /Ekskluzive.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MENTOR KIKIA/ Mirësevini në kryeqytetin e gallatave. Ju tregoj disa arsye pse nuk iki nga Shqipëria
Previous article ARIAN GALDINI/ Statistika ose Statis t'ika...

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k