• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
ANRI BALA/ Nuk ndryshojnë të bajgosurit me të shurrosurit, nga lopa që molën…padrejtësi!
Home
Blog

ANRI BALA/ Nuk ndryshojnë të bajgosurit me të shurrosurit, nga lopa që molën…padrejtësi!

August 1st, 2018 F.autor Blog 0 comments

Nuk e di a i kujtoni ditët, kur kjo bandë “kapadish”, që guxonin të nëpërkëmbin këdo në një sallë gjyqësore, nisën të përpëliteshin nga frika e të strukeshin, sapo u njoftuan për ardhjen e “xhelatit”?!

Filluan të fshihnin me shpejtësi çdo plaçkë të vjedhur, që mendonin se nuk do t’ia kthenin kurrë të zotit, ndërsa të kapur gafil në krim, provonin me thonjtë e njërës dorë, të pastronin njollat e fajtorit tek dora tjetër, duke gjykuar gabim… se njëra dorë do laj tjetrën, e të dyja “fytyrën”!

Por për të folur për ta duhen netë dimre e ditë vere nëse do na detyrojnë gjykatësit e tyre “vettingashët” të merremi me ta

Nëse “vetingashët” jan aty, për të mos bërë drejtësi, por me qëllimin të mbrapsht për të na humbur kujtesën, duke rehabilituar ata që nxijnë më pak, më vjen keq për…zhgënjimin tim, zhgënjimin tonë . Ne nuk jam rehatuar akoma dhe as nuk kemi harruar… aspak, përderisa ju kërkoni të ricikloni figurina me të njëjtat shëmbylltyra, ku portreti hajdut ose vrasës është qelibar, sepse ka bërë “dush” tek ju, në… vetting.

Nuk mund të lejojmë kurrë, që kriminelët të na gjykojnë dhe procedojnë, vetëm se ju nuk i keni kapur akoma!

Nuk më vjen keq t’iu them, se pseudo “P” dhe pseudo “Gj”, që ju rehabilituat, duke ua pastruar me mund figurën me ngjyra, për mua nuk kanë asnjë ndryshim me ato bardhë e zi.

Nuk ndryshojnë të bajgosurit me të shurrosurit, nga lopa që molën të dyja palët… padrejtësi!

Të shurrosurit, sot, fal jush janë më të relaksuar dhe më pak të shqetësuar, jo prej biografisë së tyre të “ciklosur”, por prej sinqeritetit të hajdutit, që e tregon plaçkën e vjedhur, duke e bërë gjykimin tuaj të nakatosur!

Janë po të njëjtët burracakë, që dikur trimëroheshin nga imuniteti që i jepte pushteti absolut, si ëngjëj të paprekshëm të drejtësisë, që tani kanë nisur t’i rrahin dhe gratë brenda mureve të shtëpisë… si fazë përgatitore, para se të shkelin brenda dhomës së qelisë!

Ndaj, mos u lodhni më kot të pastroni krundet nga mielli… në një thes me krunde!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AFRIM KRASNIQI/ PPP- Partitë, Primaret dhe Pluralizmi i munguar
Previous article AGUSTIN PALOKAJ/ A po paralajmërojnë liderët kosovarë një fitore të Pirros

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k