• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
ANRI BALA/ Nëse ke punuar në “kuplara” dhe sot mbulohesh me ferexhe nuk bëhesh virgjëreshë o…?!
Home
Blog

ANRI BALA/ Nëse ke punuar në “kuplara” dhe sot mbulohesh me ferexhe nuk bëhesh virgjëreshë o…?!

December 17th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Nga Anri Bala/

Sot, studentët protestuan përsëri dhe ndjej keqardhje kur shoh, se nuk mundem t’i ndihmoj dot as me këshilla dhe as me mënyra të tjera, sepse nuk më vjen radha kurrë. Sa do të shtyhem e të mundohem, gjithmonë gjendem larg, sepse nuk të lënë specialistët e protestave, që nga larg, vetëm e në grupe, japin mend se si fitohet karrigia… e tyre.

Sot, më erdhi vërtet keq me atë kakofoni dhe lodhje të brezit tim, ku nuk u tha asgjë, ku folën të gjithë dhe nuk u dëgjua askush. Më erdhi keq për drejtimin që mori, ajo protestë aq e dlirë e padjallëzi, që djallëzorët pasi e shqyen… në fund e hodhën nga deshën e si deshën.

Ju studentët, edhe sikur të thërrisni ditë e natë se jemi të bashkuar… nuk jeni, derisa shejtani është shtrirë e fle gjumë në djepin e protestës suaj. Shejtani i shtrirë gjerë e gjatë, tundet e përkundet, duke u shtyrë e fyer me mbrojtjen, dhimbjen, keqardhjen dhe dashurinë që deklamon çdo çast për ju, tamam si një prostitutë e “virgjër”, që betohet në perëndi, se nuk ka bërë qejf në kuplara… por punë.

Por, a ka prostitutë të virgjër?! Jo! Megjithëse varet nga soji! Prostitutat e përzënë nga kuplaraja e pushtetit, tani kanë ndryshuar pamje dhe formë, të mbuluar me “ferexhe”, shkojnë çdo ditë të falen në “xhami”, duke ëndërruar, se qepjen do ta hani për virgjëri!

E keqja është, se janë qepur e shqepur shumë herë dhe nuk ka pe që u bënë derman, e kjo duhet t’i bind që të mos iu marrin për hundleshë dhe qorra, kur vetë janë horra, sorra dhe morra…!

Kini kujdes! Disa të tjerë kanë zëvendësuar kafshën fisnike dhe besnike të njeriut, duke pësuar një mutacion të frikshëm.

E kam me ata, që guximshëm vjedhin e grabisin çfarë tu dalë para, e që fyejnë çdo frymorë me paturpësinë e tyre. Më habiti një protestë krejt e veçantë në rrugët e Tiranës, para protestës tuaj. Pashë një tufë protestuesish të çuditshëm në heshtje… qentë.

Qentë endacak, po protestonin për qent me kolibe dhe kollare në vend të zinxhirit, të cilët u kishin marrë zanatin e nxjerrjes së bukës… lehjen. Qeni Lilu, Nimo, Livasi, dhe qeni bir i qenit Lisa dhe këlyshtë e tyre, megjithëse ecnin si njerëz, pa pikë turpi kuisnin, lihnin, jargaviteshin pas studentëve, për racionin e humbur, që dikur ua jepte tutori… pushtet.

Ndaj, edhe prostitutë edhe kone, edhe virgjëreshë edhe sojlli-sojllesh… është mision i pamundur. Mirëpo, ata ëndërrojnë dhe ëndrrat nuk janë të ndaluara, edhe nëse janë jashtë realitetit. Keq e mos më keq është, sepse ata shikojnë ëndrra për t’i yshtur në gabime të tjerët, që janë vepër të dënueshme, mëkatare, që të çojnë në humnerë… në rrugën pa kthim.

Sot, ishte grushti i fundit që i dhanë demokracisë prostitutat virgjëresha të opozitës pa opozitë, por ishte dhe gjyqi i së vërtetës, heqja e ferexhes dhe mbyllja e derës së shtëpisë së zotit, për këta konellapsa.

Nesër ditë e re! Me pak dhimbje për çoroditjen e sotme, me zërin e arsyes dhe jo të djajve… aspiratat realizohen, duke i qëndruar larg kuplaras, ku klithmat e qejfit dhe të orgazmës, t’i shesin për dhimbje çvirgjërimi.

Nesër ditë e re!/Ekskluzive.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Mos e ngacmo mumjen!
Previous article MENTOR KIKIA/ Të dashur studentë, është koha të thoni përse protestoni?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k