• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
ANRI BALA/ Monika që ndërsen “burin” të bëhet trim… me çelsat e kashtës
Home
Blog

ANRI BALA/ Monika që ndërsen “burin” të bëhet trim… me çelsat e kashtës

July 3rd, 2018 F.autor Blog 0 comments

Monika, zonja e parë e paparë, ndërsen “burin” të bëhet burrë, të mos dekretoi ligjet e miratuara nga parlamenti për “Teatrin”, a thua se ligjet që voton mazhoranca, janë materiale për konsum kohe dhe mund t’i interpretojë, si t’i teket presidentit honorifik të vendit, për të plotësuar dëshirën e gruas së tij… të “ve”!

Sinqerisht, ndjehem i turpëruar për katandisjen e vendit tim në këtë gradë, kur ky “kallëp” shëtit nëpër salla parlamenti dhe mban fjalime nga më qesharaket, pa u frikësuar apo turpëruar, për qindra të zeza, që u ka bërë shqiptarëve. Të bësh politikë, që të marrësh çdo ditë mijëra mallkime dhe fyerje nga qytetarët, për veten, bashkëshortin dhe “xhinsin” e politikanëve të tyre, që i ndjek nga mbrapa, këtë nuk ka doktor që e shpjegon!

Pa pikën e turpit dhe të moralit, kamarierja, që u kthye brenda natës miliardere… pa bërë asnjë punë, pa patur asnjë profesion, përveç vesit dhe aftësisë për të bashkuar bandat e grabitësve rreth asaj, që ajo e quan parti, por në fakt nuk është asgjë më shumë, se sa një biznes pa NIPT, si çdo biznes hajdutësh dhe e gjendur në “fundin e rrugës” pa kthim, prej nga e nisi aventurën politike, përpiqet për t’ia dalë mbanë me “fijen e kashtës”, që i duket si tra, në mes të lumit… ku po mbytet.

Pëveç betejës me mullinjtë e erës, për teatrin ku do të përdori “burin” në vend të Rosinantit, për tu dukur si luftëtare mbi kurrizin e gomarit, Çizmemadhja pranon me mburrje se Europa, duke folur në gjuhën e opozitës, kishe bërë atë që i kërkoi opozita… mos hapjen e negociatave! Ky pohim, është një pranim i paturpshëm i fajit, që në fakt është më shumë se faj, është krim ndaj shqiptarëve, të bërë nga ajo dhe soji i saj, që çdo minutë na tregonin për “mundin dhe djersën”, që po derdhnin… për të na rrëzuar!

Fatmirësisht, nuk mundën të na bënin asgjë, sepse do gëzonin nëse do të kishin arritur diçka, si pas çdo të keqie, që i kanë bërë Shqipërisë! Por çmenduria e saj, e ka një alibi: Paciente e psikiatrit, që pas goditjes së marrë, në kohën kur Likes i ngeli “blloku i kuq” në dorë.

Vendi, mori urime nga të gjithë partnerët dhe klani i hajdutëve, mori goditjen e parë, para se të filloi funksionimi i SPAK dhe BKH-së, struktura që po i luftojnë me shpirt ndërdhëmb, duke shpresuar se diçka do të ndodhë, që ato të mos krijohen. Si njeri mosmirënjohës, politikania Çizmemadhe dhe gjëmëmadhe, u shet shqiptarëve si mençuri prej politikane, të gjitha zhargonet e saj të rrugës, për të nxjerr sadopak nga shpirti, mllefin anti-Ramë, që i është mbledhur si lëmsh dhe e ka çekuilibruar mendërisht.

Teksa duhet ta falënderoj Edi Ramën, për nderin e madh, që i bëri bashkëshortit të saj, duke e shpëtuar nga burgu dhe duke i veshur petkun e Presidentit… Çizmemadhja nuk falenderon, por “harron” dhe kritikon Ilirin e saj, se na paska bërë Ramën kryeministër! Edi Rama, në mandatin e parë, bëri një faj ndaj shqiptarëve, duke futur në aleancë bandën e bllokut të kuq. Hajdutëria e tij, ishte arsyeja kryesore, që prodhoi krimin makabër të “21 Janarit,” që akoma nuk është dënuar, e ka sjell, jo pak përplasje mes përfaqësuesve të së majtës dhe një humbje të elektoratit gri në atë kohë, duke i dhënë partisë së Lavjerrësit, rolin e “Kingmaker”-it.

Por Edi Rama, kërkoi ndjesë të heshtur, duke i larguar njëherë e mirë nga pushteti tepsixhinjtë me duar tërë “lyrë dhe llum”. Nuk e di, se ku e gjen gjithë atë guxim, për tu tallur me inteligjencën e njerëzve, kur bënë fajtor ortakun e saj, Ilir Meta, për një faj që nuk e ka bërë, sepse nuk ka pasur asnjë mundësi ta bënte: Bërjen e Edi Ramës, kryeministër?!

Por, pa na thënë se si, kur dhe ku, sepse Iliri dhe Çizmemadhja, nuk lanë gjë pa bërë kundër Ramës, deri tek thirrjet për armatosje dhe revolucion, në një kohë kur Likja ishte i zgjedhur President. Hajde mos u gajas po deshe me të sëmurën ëndërrimtare, por edhe të pafytyrë, që harron, se duhet ta falenderoi dy herë Ramën, edhe për nderin që i ka bërë asaj, duke e shpëtuar nga spitali psikiatrik, duke mos e përballuar tronditjen, që mund të pësonte, nëse Iliri do merrte ndonjë goditje të dytë, që mund ta hidhte nokdaun…

Nëse vërtet mendon, se dekretimi i vendimeve të qeverisë nga presidenti kukull, që ka Shqipëria, ka vlera, duhet të zgjohet, sepse nuk ka asnjë vlerë, thjesht është një ritual, që duhet bërë!

Thirrjet e saj të dëshpëruara, për ta bërë Ilirin burrë, janë si mjaullitje macesh në shkurt… për të thirrur maçokun që ka ngrirë përjashta, pas derës së mbyllur, sepse nuk ka asgjë në dorë Iliri për dekretimin, apo mos dekretimin e ligjeve. Macja me çizme, aq nivel juridik ka dhe e njeh mirë veten dhe burrin, që nuk është tigër por maçok, ndaj kërkon të shitet vetë macezeza, si tigreshë. Me njohuritë, që kemi për ligjin dhe kushtetutën, Presidenti i saj, përveçse ndonjë këmbore që i varet dacit në qafë, për të trembur minjtë e presidencës, nuk ka gjë tjetër në dorë.

Mos dekretimi i ndonjë ligji, është thjesht çështje formale, i cili merr plotëfuqishmërinë me kalimin për herë të dytë në parlament. Shqipëria është Republikë Parlamentare dhe këtë duhet ta mësoi Çizmemadhja, sepse mirë që nuk ka turp gjoja nga padia, por duhet të mësoj të ketë frikë nga ato, që fantazon… nga poshtërsia

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MUSTAFA NANO/ Shqiponja e Xhakës Dhe Shaqirit ishte një gjest i pavend, i tepërt dhe…
Previous article AUREL PLASARI/ Kazma kundër historisë të kthehet kundër vetes

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k