• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ANRI BALA/ Mirë nesër do protestoni, po pasnesër ç’do thoni?!
Home
Blog

ANRI BALA/ Mirë nesër do protestoni, po pasnesër ç’do thoni?!

January 26th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Nuk ka asgjë më qesharake, kur shikon tek qahen e qurraviten opzitaro-pozitarët për hallin që i ka “zënë”, se ai dhe ato po i’u nxjerrin “drejtësinë”, prej gropës ku e kishin “varrosur”. Po e qajnë papushim, si kukuvajka “kufomën drejtësi”, që ne duam ta zhvarrosim e këta duan ta ruajnë të ballsamosur, në sarkofagun e tyre politik, por kanë marrë përsipër një mision të PAMUNDUR!

Ata ulërasin çdo ditë se: U kap… e mori… e privatizoi…, atë që ka vdekur,  e që nuk i hyn në punë askujt, por atyre i’u duhet, për ta përdorur hijen e saj si fantazëm, e për të ruajtur varrezën e tyre të krimit.

Mirëpo, varreza e tyre është aq e madhe, sa nuk mund të ruhet nga një “lugat”. Dëshpërimisht ato e pohojnë se po i’u marrin diçka, për të cilën kurrë nuk e pranojnë ta kenë pasur në pronësi! Por e dyshimtë është se se i’ua kanë marrë,  ku, kur dhe kujt po ja marrin, këtë askujt nuk i’a thonë… as vetes?! A merret diçka që nuk ekziston?! Ajo që ka ekzistuar, e që i ka tmerruar varrmihësit, ka një emër tjetër… “Padrejtësi”, ose shqip-shqip poshtërsi!

Ndërsa qytetarët e vendit tim, mezi po presin tu vijë ajo, që se kanë patur kurrë… drejtësia dhe jo kufoma që po ruhet nga lugetërit, ata vazhdojnë të çirrene e lebetiten sikur po ndodh hataja dhe po vjen mortaja.

Varrmihësit po mundohem të na bindin që ta mbulojmë me gurë të rëndë kalorsin e drejtësisë, të cilin nuk ka gur që e mbulon, sepse ai kalorës vonon por një ditë do të mbërrijë. Ndërsa unë, e shumë si unë, zbavitem duke parë përpjekjet e tyre të dëshpëruara, për të gjetur një mënyrë shpëtimi, tani që janë kujtuar, se dikush tjetër do t’i “groposi” edhe ata.

Ndaj përrallat se lugati e varrmihësi, na duan e na ruajnë duke na kthyer (pa)drejtësinë, janë vulgare dhe të pabesueshme, sa edhe një fantazist nuk i beson dhe as si alibi nuk vlejnë, për hallin e madh që i ka gjetur.

Nga frika që u ka zënë sytë, janë ngritur të marrin zvarrë të gjithë ata, që nëse nuk kanë arritur për t’i vrarë, të paktën, deri diku i kanë plagosur! “Të bashkuar për një qëllim, që në këtë vend të mos bëhet kurrë drejtësi”, ky është një nga sloganet kryesore të protestës së “popullit”, që sipas tyre i ka mbaruar durimi dhe pret të çlirohet nga uzorpatori, e të udhëhiqet nga ish horrat, që kanë humbur kujtesën ose bëjnë sikur ka ndodhur.

Kushdo që i shikon sot, e kupton se ata janë të frikësuar, e në ankth për çfarë do të ndodhë pasnesër, sepse nesër do të ndodhë ajo që ka  ndodhur gjithmonë në protestat e thirrura nga politikanët e zgjebosur, që kruarjet e tyre nga halli, duan të ua paraqesin qytetarëve si epidemi: “Shfryrja e tullumbacit të premtimeve dhe zgjimi nga ëndërra”.

Ata do gënjejnë të gënjyerit, do shajnë gjithçka, edhe veten, e në fund do qajnë duke u betuar, se atë që nuk e bëmë sot, do ta bëjmë nesër, por bashkë me ju. Por e nesërmja, është dita pas çdo të sotme dhe është një gënjeshtër pa fund që e bënë njeriun t’i soset durimi. Kjo është dita më e rëndë për mashtruesit, sepse të gënjyerit tashmë nuk pranojnë të gënjehen përsëri, për ta ndjerë veten fajtor për fajet e të tjerëve dhe braktisja është dënimi më i lehtë që mund t’ju japin. Kurse dënimin kapital, ato do ta marrin si shpërblim shumë shpejt, nga ata që deri sot i kanë fyer, refuzuar dhe kundërshtuar, etaloni i drejtësisë Amerika dhe vendi i dëshiruar nga çdo shqiptarë Europa!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKËNDER MINXHOZI/ Një protestë “për përdorim të brendshëm”
Previous article FLOGERT MUÇA/ Dembelizmi si ‘vrasës’ i protestës së opozitës

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k