• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 8th, 2026
  • HOME
ANRI BALA/ Luli i dhunuari mendërisht… po na dhunon fizikisht!
Home
Blog

ANRI BALA/ Luli i dhunuari mendërisht… po na dhunon fizikisht!

May 7th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Nuk i ka faj askush Lulzim Bashës, se është i dhunuar mendërisht. Goditjet që ka marr prej kohësh, pavarësisht se ne nu i kemi vënë re, më në fund i kanë shfaqur pasojat e tyre. Gjithmonë e kam konsideruar si njeri me devijime psiqike, për sa i përket marrëdhënieve me realitetin, sepse perceptimi i gjërave dhe deduksioni për çdo gjë reale dhe të dukshme, ishte krejt i ndryshëm me atë të një qenie normale të moshës, seksit dhe llojit të tij.

Mirëpo, tani u binda, se sa është dhunuar dhe zvogëluar personaliteti i tij. Si një intrigant ordiner, që gjenden plot nëpër rrugët e qyteteve të mëdha, në kullën e grabitur pa zot të SHQUP-it, nuk e kishte zënë gjumi gjithë natën, duke thurur plane, se si të dhunonte ish-pronarët e vjetër të saj, veteran, ushtarak, komunistë dhe nostalgjikë të së kaluarës.

I ndjekur nga disa mercenarë, komandanti i çetës, u nis tek varrezat e dëshmorëve, si fillim për t’i rrahur pleqtë e mjerë, pastaj për t’i sharë dhe në fund për tu krekosur, se ky, Lulzim Basha dhe shokët e tij, nuk do lejonin kthimin e komunizmit në Shqipëri. Tashmë, si i dhunuar nga ato që ka pësuar dhe nën trysninë e atyre që do të pësoi, Luli tregon se ka ikur për “lesh”, ndërsa shfaqja e sotme, ishte një provë e rëndë për gjendjen e tij.

Natyrisht, sikurse thashë, devijimi i tij psiqik, i atij dhe atyre që vuan nga i njëjti sindrom, i duket sikur kryen një heroizëm, por për qytetarin e thjeshtë, ajo që bënë ishte vërtet një krim i turpshëm prej burracaku ordiner. Në çfarë vendi të botës, do të guxonte një drejtues “çete” të dhunonte në sy të njerëzve, qytetar të moshuar, pensionistë, që kanë në atë vend vëllezër, motra, shokë dhe miq, që kanë dhënë jetën për lirinë e atdheut, e janë aty, duke i kujtuar me mënyrën e tyre.

Cili politikan çetash, do të guxonte të bënte vetëligje në sheshe, ku vetëm heshtet dhe ai e rrethi i tij, as nuk mund të afrohen aty, sepse do ndyenin atë vend me prezencën e tyre?! A e dini, se nëse do guxonin pinjollët e kolaboracionistëve të fashizmit, të dhunonin në “Varrezat e Martirëve” në Paris një veteran, pensonist, apo të moshuar, që shkon për të nderuar miqtë e tij, në ditën përkujtimore, qytetarët do ta kishin shqyer si luanesha gjahun e saj?!

Por siç duket, edhe shtetit po i vjen keq dhe nuk ka kohë të merret me të shkretët e llojit Lulzim, që vrapon sa andej këtej, për të kapur ndonjë flamur dhe për ta valvitur në darkë para televizioneve, si fëmijë që gjeti lodrën e re, për të shtyrë kohën. Por, kjo është lodër e rrezikshme në duart e një fëmije marrok dhe shpejt… ti shtet i pari, duhet t’ia heqësh, sepse tashmë gjërat po trashen.. Dhunimi i përditshëm verbal i toleruar në media e sheshe, ku Luli nuk ndalet së fyeri, shari, trilluari e mashtruari, tashmë është kthyer në dhunë fizike.

Ti shtet, kur nuk mbron disa të moshuar nga të marrët, si do të na mbrosh ne nga kriminelët?! Ndaj, nuk ka kohë për të pritur, sepse ky çetaxhiu, që dhunon njerëz, edhe kur nuk ka pushtet, është e njëjti, po ai që i vriste njerëzit si pula në bulevard… kur kishte pushtet. Koha nuk pret, nëse ka shtet! Të dhunuarit mendërisht, do të na dhunojnë fizikisht, nëse nuk shkojnë para drejtësisë! /Tellalli

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MONIKA STAFA/ Edukimi për median, një nevojë emergjente në shkolla
Previous article FATION SHEHU/ Gangsterët e FSHF-së dhe hakmarrja që e pret Flamurtarin

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k