• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
ANRI BALA: Dy dilemat për Kryeprokurorin
Home
Blog

ANRI BALA: Dy dilemat për Kryeprokurorin

December 11th, 2017 Redaktor2 Blog 0 comments

Mirë me Llallë… e mirë pa Llallë! A e dini pse? Sepse Llalla si frikacak, të kujton një shprehje famëkeqe, që përvëloi shpirtrat dhe boshatisi xhepat e mijëra shqiptarëve: “Me ne fitojnë të gjithë!”

Ata që e kishin mirë me të, e që nuk ua prishte gjumin me forcën e ligjit që e kishte si pronë, nuk u bënte “zarar” kurrë qerratai! Bile, hante, pinte e… me të gjithë, madje kur i’a donte puna, po nga frika hidhej në sulm, shante e anatemonte, për puçe e për sulme ndaj punës së tij të “përkushtuar”. Punë, e cila nuk u pa kurrë, e që i doli emri dhe matanë oqeanit, ku shtetet e mëdha të së drejtës e shpallën nongrata, si i përkushtuar në punët e padrejtësisë, në shkelje të ligjit.

Me Llallën e kishin të gjithë të sigurtë lirinë… me një kusht: Të ishe politikan i fuqishëm! Kjo liri u ble shtrenjtë, me klering nga kriminelët e politikës, duke shkatërruar jetë, e duke rënduar xhepat e mijëra shqiptarëve. Me Llallën humbi dhe besimi i pakët që kishte mbetur tek organi i akuzës, kur çdo verë, ai tallej me shqiptarët duke premtuar me pafytyrësi, për arrestime “peshqish të mëdhenj”, politikanësh, vipash, bosash. Sot, nuk ka njeri që nuk e di se në rrjetën e tij, jo peshq të mëdhenj, po as “cironkat” nuk binin!

Nuk e di në e mbani mend ju, po Llalla e mbronte fuqishëm e me pathos “punën” e tij! Nuk i dridhej qerpiku, tek pranonte gjatë intervistës në emisionin më të ndjekur nga shqiptarët, se e kishte shkelur “me të dyja këmbët”, e me sa fuqi që kishte ligjin, për hir të… Maliqit! Nëse nuk ju besohet hapni arkivën e “Opinion”!

Unë e dëgjova dhe i besova atij… sepse mendoj se i tremburi çfarë s’mund të bëj nga frika, por s’doja t’i besoja të nesërmes, që Llalla vazhdonte të ishte akoma në karrigen e tij. Nëse do të kishte, sikur një fije drejtësi në këtë vend të mallkuar prej atyre qu a panë hajrin duke bërë pazare me jetë njerëzish, ai do ishte shkarkuar menjëherë, e do mbyllej jo në dhomat e hoteleve luksoze të Vjenës, por në ndonjë dhomë 2 me 2, ku lagështia të bluan kockat dhe era e ndryshkut që vjen nga dritarja mbyllur prej hekurave të shpon hundët.

Llalla nuk kërkon të rizgjidhet Kryeprokuror, se do arrestoj “peshq të mëdhenj”, e as për të provuar se sa e pastër është figura e tij! Llalla kërkon t’i qëndroj sa më larg “rrjetës” dhe të jet përfitues bashkë me “peshkatarët”.

I trullosur nga frika, e cila i ka hyrë deri në palcë, Llalla përdori të vetmen kartë që i kishte mbetur… sulmin, tanimë jo për të vegjetuar, por për tu mbrojtur me forcë derisa drejtësia e re do shembi njëherë e përgjithmonë pallatin e tij!

Përderisa arritëm këtu ku jemi, pyetja që i shqetëson shqiptarët është: A do iki Llalla?! Mirëpo, “pensionimi” i dyshimtë i Llallës, ka shkaktuar debate në politkë për emrin e Kryeprokurorit të Përkohshëm, që duhet të zëvendësojë Llallën e “përhershëm”.

Politika ka dy dilema, prej të cilave ka vetëm një zgjidhje: Bashkëpunimin!

Dilema e parë: Opozita, jo se e dashuron shumë Llallën, por është i vetmi, që nuk ka lëvizur kurrë nga istikami, si shërbëtor i bindur i së keqes, që ka gjeneruar gjithmonë opozita çadriste! Ndaj, të frikësuar, me parandjenjën e keqe se, ç’do ndodhi nëse prokurori i pestë i tyre largohet, po bëjnë të pamundurën, edhe duke kundërshtuar BE e SHBA, se Kryeprokurori do të zgjidhet si pas dëshirës të tyre antiligjore?!

Ata nuk ngulin këmbë për tranzicionin e Llallës, por për qëndrimin e tij edhe të paktën dy vite të tjera, deri sa vettingu të kaloi, e qeverisë Rama t’i përfundojë mandati. Intriga e tyre politike është e lexueshme: Moszëvendësimi i Llallës me një Prokuror të Përkohshëm, i jep kohë tutorëve të tij, që prokurori të moszgjidhet kurrë.

Arsyetimi është i thjeshtë: Duke qenë në detyrë Llalla, çfarëdo prokurori të propozoi KLP, për tu zgjidhur nevojiten 3/5 e votave në Parlament, të cilat nuk i japin kurrë, sepse u duhet Llalla, që trazon më shumë ujë se sa kos. Zgjedhja e Prokurorit shkon në kalendat greke dhe Llalla rron e mbretëron, vetëm nëse fshesa e vettingut nis pastrimin nga zyra e tij.

Dilema e dytë është: Kundërshtarët e trembur nga drejtësia për largimin e Llallës, duke qenë intrigant dhe duke kujtuar të kaluarën e tyre, i ka kapur paniku se, Rama do të vendosi një Prokuror të Përkohshëm, që mund të ngelet aty i “përhershëm”! Natyrisht me logjikën e tyre, kjo mund të ndodhte, po të ishte në krye të shtetit klani Berisha.

Arsyetimi përsëri është fare lehtë i kuptueshëm: Duke qenë se, opozita mund ta pëlqejë kandidatin e ofruar nga KLP, ai përsëri nuk zgjidhet pa votat e pozitës. Pra përsëri ngelet në detyrë Prokurori i Përkohshëm i propozuar nga pozita, i vendosur me shumicë të cilësuar.

Ndaj Rama u ka “shtrirë dorën” koalicionit opozitar, të zgjidhet një Prokuror i Përkohshëm me dakordësi të të gjitha palëve, që të marrë fund frika dhe dyshimi i opozitës. Pra si të qëndroj, apo të largohet, Prokurori i Përkohshëm duhet të jet i të gjitha palëve.

Natyrisht që Rama nuk e ka dorën e palodhshme, duke e mbajtur shtrirë në drejtim të opozitës së shkërmoqur. Madje ka për detyrë, të plotësoi kërkesën e atyre që e votuan: Për një drejtësi sa më të mirë, ashtu siç ka premtuar!/Zathur.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BARDHI QUKU: Tentativa e rusisë për destabilizimin e ballkanit përmes lajmeve të rreme
Previous article ASTRIT PATOZI: PD po vuan pasojat dramatike të drejtimit të gabuar

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k