• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
Angela Merkel pranon në Gjermani të 10.000 refugjatët e OKB-së
Home
Blog

Angela Merkel pranon në Gjermani të 10.000 refugjatët e OKB-së

April 24th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Jefferson Chase/

Kancelarja gjermane Angela Merkel thotë se pranimi në Gjermani i emigrantëve të ligjshëm nga një program i OKB-së ndihmon në eliminimin e emigracionit të paligjshëm.

Deklarata e Angela Merkel u bë të hënën përballë pranimit nga Gjermania të 10.000 azilkërkuesve, të cilësuar si veçanërisht në mbrojtje nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR). Kancelarja e karakterizoi këtë si një përpjekje për të hapur rrugë ligjore për refugjatët drejt Gjermanisë – për të parandaluar praktika si trafikimi i qenieve njerëzore.

“Objektivi ynë është që ta parandalojmë migrimin ilegal dhe ta zëvendësojmë atë më migrim legal”, u tha Merkeli reporterëve. Deklarata u bë në kuadër të qendrimit për konsultime në Berlin të Komisionierit të OKB-së për Refugjatët , Filipo Grandi.

Migrimi është një temë që shkakton ndarje te njerëzit në të gjithë politikën gjermane dhe brenda partisë së Angela Merkelit, CDU. Shumë nga anëtarët e partisë së saj ngulin këmbë që Gjermania t’i përmbahet në mënyrë strikte shifrës së 220,000 vetëve, për të cilën është rënë dakord me partnerët socialdemokratë të koalicionit që të lejohet të hyjnë çdo vit në Gjermani. Refugjatët e OKB-së në fjalë do të jenë pjesë e këtij numri.

“Në bazë të programit të sistemimit të refugjatëve që po vazhdon, Gjermania do të pranojë 10.000 vetë të zgjedhur nga UNHCR”, theksoi Merkel. “Kjo është rruga që preferojmë të ndjekim. Kjo është arsyeja pse kemi nënshkruar një marrëveshje me Turqinë, për të ndihmuar refugjatët në terren ose për t’u dhënë atyre një rrugë ligjore për në Gjermani”.

Gjermania – donatorja e dytë më e madhe e UNHCR-së

Në vitin 2016, BE ra dakord për një marrëveshje me qeverinë turke. Në këmbim të lejimit BE që të rikthejë në Turqi sirianët, kërkesa e të cilëve është refuzuar në BE, Ankaraja mori mbështetje financiare. Dhe BE ra dakord të pranonte direkt nga Turqia personat që kanë të drejtë të marrin azil.

Grandi falenderoi Gjermaninë për gatishmërinë e saj për të ndihmuar në lehtësimin e situatës së refugjatëve në të gjithë botën. “Jemi dëshmitarë që krizat po prodhojnë numrin më të madh të refugjatëve prej dekadash”, tha Grandi. Si zona krizash ai përmendi Myanmarin, Bangladeshin, Sirinë, një sërë shtetesh afrikane dhe Venezuelën.

Gjermania, shtoi ai, është donatorja e dytë për nga vëllimi i kontributeve për UNHCR pas SHBA dhe e ka trefishuar mbështetjen e saj në tri – katër vitet e shkuara. Ai tha se Gjermania ka krijuar “rrugë ligjore që njerëzit më në nevojë të kenë kushte më të mira” dhe mund të shërbejë për rolin që luan si model për botën.

“Këto 10.000 vende (për refugjatët) janë një gjest shumë i rëndësishëm dhe shpresoj se kjo do të pasohet nga shtete të tjera në Evropë dhe jashtë saj”, u tha Grandi përfaqësuesve të medieve./DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 7 mënyra që tregojnë se njerëzit kanë evoluar
Previous article A mund Merkel dhe Macron të shpëtojnë marrëveshjen atomike?

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k