• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
ANDREA DANGLLI/  Zjarri në Athinë dhe barcaletat me shqiptarë
Home
Blog

ANDREA DANGLLI/ Zjarri në Athinë dhe barcaletat me shqiptarë

July 26th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Historia e fqinjësisë me Greqinë në pamje të parë duket se ngjan si një nga ato lidhjet ku partnerët thonë se rrinë bashkë për hir të fëmijëve dhe mjafton veç krisja e parë që t’i kujtojnë njeri-tjetrit mëkatet e bashkëjetesës.

Duhet thënë se boll të ndizet një shkëndijë e vetme (jo më një zjarr) për të kuptuar se ende nuk jemi çliruar nga “fantazmat” e së shkuarës dhe doemos që lirimi nuk mund të vijë kaq thjeshtë si të ishte ndonjë libër me fund të lumtur.

E vërtetë është që ka pasur thika pas shpine, varre të hapura e të mbyllura, përdhunime kafshërore, kamxhikë nëpër kufij, skllavëri moderne dhe lufte.

Por nga ana tjetër po aq e vërtete është që ka pasur streha të ngrohta, duar të shtrira shprese, dashuri të shkëmbyera, dhënie-marrje dhe paqe.

Këto gjenden të shënuara në kapituj të veçantë që disa i kanë lexuar nga historia e përbashkët, shumë i kanë ndjerë nën lëkurën e tyre dhe mjaft i kanë të trashëguara si rrëfime brez pas brezi.

E bëra këtë parantezë mendimesh jo për të tjerrur fillin e historisë, por për të ardhur tek pyetja se “a është ky momenti i duhur për t’i kujtuar fqinjëve fragmentet tona, në një kohë kur shohim dallgë flakësh, tornado tymnajash, valë ulërimash dhe një erë të djeguri që del nga kocka njerëzish të shkrumbuar?!”

Të nxjerrësh sot nga sirtari dossierët e “Luftës dhe paqes” për të treguar plagët e hapura apo të mbyllura dhe shenjat e therjeve apo njollat e puthjeve, më ngjan si ato barsoletat ku personazh kryesor është një shqiptar dhe në fund fiton ndaj fqinjëve pasi gjen momentin delikat të tyre.

Ne nuk jemi të tillë dhe përballja jonë nuk mund të bëhet në kushte të pabarabarta.

Nëse do vazhdojmë ta bëjmë këtë, (qoftë tek-tuk siç po e bëjnë disa) atëherë kot të mburremi që jemi populli ku ka rrënjët Nënë Tereza e cila mesazhin e humanizmit dhe solidaritetit e përçoi deri në frymën e fundit.

-Kot të kujtojmë fjalët tona të urta të miqësisë që janë trashëguar si frymëzim gojë pas goje.

-Kot të përmendim traditën dhe zakonet e hershme të shqiptarit që i ka predikuar kudo në botë. (përjashtuar rasteve kur emri ynë njolloset)

Sensibilizimi me këtë tragjedi nuk duhet të interpretohet si harresë e së shkuarës dhe sheshim i gropave të lëna hapur, por si gjest fisnikërie dhe bujarie që ne e kemi dëshmuar se e zotërojmë si virtyt.

Shpatullat mbështetur me shtetin fqinj s’do ta ndryshojë dot te shkuarën, por ama ato mund të shërojnë disi të tashmen e përzjerë me erë viktimash dhe derdhje lotësh. Nëse ndokush e ka të vështirë ta bëjë këtë, atëherë më mirë të heshtë sot dhe le të flasë nesër.

Ka kohë për polemika ashtu siç ka edhe kohë për të shëruar 1001 plagët që dy popujt tanë shpeshmi i qepin dhe “shkërdhato-politikat” në Athinë e Tiranë i shqepin për t’i lënë historisë si trashëgim veç… arne.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MENTOR KIKIA/ Ndaloni betonin, shpëtojeni nga depresioni këtë popull
Previous article GJERGJ EREBARA/ Si u rrëzua Gjykata Kushtetuese

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k