• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

January 28th, 2021
  • HOME
ANDREA DANGLLI/ Humoristi ukrainas që çuditi botën dhe komedianët që zhvatën Shqipërinë
Home
Blog

ANDREA DANGLLI/ Humoristi ukrainas që çuditi botën dhe komedianët që zhvatën Shqipërinë

April 22nd, 2019 bora.autor Blog 0 comments

Nga Andrea Danglli

Çuditet opinioni ndërkombëtar se si humoristi Volodymyr Zelensky mundi të ulet në kolltukun presidencial të Ukrainës duke triumfuar më 73% të votave para një politikani race si Petro Poreshenko!

Kjo shënjon diçka të jashtëzakonshme për popujt perëndimorë të cilët shfaqen të befasuar dhe nxitojnë të bëjnë komente, analiza e studime mbi “fenomenin”.

Ata me të drejtë pyesin:

“-Si ka mundësi që një humorist të fitojë garën?

-A mund ta drejtojë shtetin një njeri i komedisë?

-Po sikur ta trajtojë me tallje postin e lartë që iu besua?”

Ndërkohë, ec e pyeti shqiptarët e shkretë që as rrudhen, as nxihen dhe as kafshojnë buzën nga kureshtja. Habia ndërkombëtare me humoristin ukrainas është normalitet alla-shqiptar.

E pse duhet të shqyejmë sytë nga çudia kur ne parlamentin tonë e kemi pasur skenën më të madhe të humorit dhe forcat politike akademitë më të sofistikuara të komedisë. Madje daljet e tyre publike janë shfaqjet më të mëdha argëtuese ku nuk nevojitet biletë, dekoder apo abonim për t’i ndjekur me dashamirësi. Ky shërbim “Stand–up comedy”ofrohet falas.

Sa shumë e shumë talente humori ka ulur ky vend në karrige politike dhe askush nuk është befasuar por thjesht… ka qeshur. Ata janë zgërdhirë me ne, ne jemi zgërdhirë me ata, ata na kanë zhvatur çdo ditë duke na tallur me lezet por edhe ne ama i kemi tallur lezetshëm duke i zhvatur një pesëdhjetshe njëherë në katër vjet.

Imunë ndaj dhimbjes, ne jemi gajasur me ta edhe kur na kanë grabitur, shkelur, mashtruar, tallur, përbaltur, pështyrë, përdhunuar apo vrarë.

Demek-demokracia jonë e çalë i pranon dhe duartroket të gjithë komikët e politikës pa përjashtim. Madje edhe ata që dolën në skenë pa sens humori, e kuptuan që nuk i ecte dhe u detyruan të ndryshojnë shpejt. Nëse nuk je pak karagjoz, nën gjykimin tonë konsiderohesh një lider i dështuar që s’ia ke haberin për të bërë për vete këtë popull i cili duket se është dënuar për të përsëritur historinë dhe gabimet e saj. Përsëritja e gabimeve, fatkeqësisht nuk konsiderohet më “mëmë e dijes” por “baba i papërgjegjshëm” që zhduket për t’i shpëtuar përgjegjësive.

Ndaj edhe nuk habitemi se pse ky vend ka ngelur sheshxhirim i preferuar nga të gjithë komedianët pa diplomë, ku paratë i fitojnë sido që ta prodhojnë filmin.

Lajmet e raportuara sot nga mediat e huaja gjithashtu për ne tingëllojnë si materiale humoristike për t’u pasur zili. E dhimbshme për t’u pranuar por kjo është e vërteta.

Kaq tani për tani, pasi edhe unë si gazetar duhet të raportoj për shfaqjen e radhës ku si gjithmonë pyes veten: -Duhet të qesh apo të qaj?

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Një shuplakë shqiptare, ndaj shqiptarëve
Previous article MERO BAZE/ Për të gjithë “profetët” që po nxitohen me Rudinën!

bora.autor

Related Posts

ERION BRAÇE/ E majta e leshit! Blog
January 27th, 2021

ERION BRAÇE/ E majta e leshit!

SKËNDER MINXHOZI/ Berishizmi në katedër Blog
January 27th, 2021

SKËNDER MINXHOZI/ Berishizmi në katedër

ASTRIT PATOZI/ Po zihen kush e bën më të mirë kasaphanën Blog
January 27th, 2021

ASTRIT PATOZI/ Po zihen kush e bën më të mirë kasaphanën

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ O popull, keni dy alternativa: Votoni partitë e reja, ose bojkotoni zgjedhjet

KRESHNIK SPAHIU/ O popull, keni dy alternativa: Votoni partitë e reja, ose bojkotoni zgjedhjet

Blog Jan 22nd, 2021
MERO BAZE/ Të gjitha faktet përse SPAK duhet të thërrasë Berishën për 21 Janarin! Blog

MERO BAZE/ Të gjitha faktet përse SPAK duhet të thërrasë Berishën për 21 Janarin!

Jan 21st, 2021
EDI RAMA/ 4 dëshmorë, zemra të lënduara dhe mendje të trazuara nga kujtimi i një tragjedie Blog

EDI RAMA/ 4 dëshmorë, zemra të lënduara dhe mendje të trazuara nga kujtimi i një tragjedie

Jan 21st, 2021
SKËNDER MINXHOZI/ Një President njerëzor, në vend të një ikësi Blog

SKËNDER MINXHOZI/ Një President njerëzor, në vend të një ikësi

Jan 20th, 2021
ALBERT P. NIKOLLA/ Përdëllimi i PD-së për varfërinë: 1000 lekë për familje Blog

ALBERT P. NIKOLLA/ Përdëllimi i PD-së për varfërinë: 1000 lekë për familje

Jan 22nd, 2021
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k