• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ANALIZA/ Zbulohen tre gënjeshtra të tjera të Lulzim Bashës
Home
Blog

ANALIZA/ Zbulohen tre gënjeshtra të tjera të Lulzim Bashës

December 31st, 2018 F.autor Blog 0 comments

Përveç mashtrimeve të bëra nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha, lidhur me fshehjen e të vërtetës së shkollimit, mashtrime të cilat CNA.al i ka publikuar në disa shkrime me rradhë, tre gënjeshtra të tjera janë zbulimi më i fundit. Këtë herë është pamfleti.net, i cili i ka rreshtuar ato brenda një shkrimi të publikuar ditën e sotme.

Sipas tij, gënjeshtra e parë është mosthënia e të vërtetës nga Basha lidhur me kontributin e dhënë në PD. Në të dhënat zyrtare të publikuara në “CV” e tij, rezulton se Lulzim Basha, në zgjedhjet e 22 Marsit 1992 ka qenë vëzhgues i PD në KQZ dhe në qendrat e votimit, mirëpo në atë muaj e vit, ai ishte ende gjimnazit 17 vjeçar, i lindur më 12 Qershor 1974, dhe sipas ligjit zgjedhor duhet të ishte 18 vjeç, siç është edhe sot ligji në fuqi, shkruan pamfleti.
Gënjeshtra e dytë lidhet me deklarimin e bërë prej Bashës në “CV”, ku shkruan se është bërë pjesë aktive dhe zyrtare e PD, në muajin Janar 2004, si drejtues i Kordinatorëve të “COP”, mirëpo “COP” është krijuar në Mars 2005 dhe gënjeshtra trashet me shumë, kur tre rreshta më poshtë kësaj “CV”-je, Luli deklaron, se nga muaji Nëntor 2002, deri në muajin Janar 2005, ka qenë zyrtar aktiv me kohë të plotë, i UNMIK në Kosovë.
Dhe gënjeshtra e tretë, publikon pamfleti, është deklarimi i bërë nga Lulzim Basha në “CV”, ku thotë se është zgjedhur anëtar Kryesie i PD, në muajin Maj 2004, ndërkohë që në atë vit, nuk ka pasur as kooptime në Kryesi e as zgjedhje në parti, dhe Lulzim Basha nuk figuron në përbërjen e Kryesisë së PD, por është zgjedhur me propozim të Sali Berishës dhe kundërshtim të Jozefina Topallit, në Kongresin e 8-të të PD, zhvilluar më 23-24 Prill 2005.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ERVIS ILJAZAJ/ 2018-a nuk ishte as i bardhë e as gri, por ishte viti i zi
Previous article ANRI BALA/ Letra e një emigranti “venali”: Ku ishe ti “diaspors”, kur qytetarët vri.teshin në bulevard?!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k