• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ANALIZA/ Ra Gent Cakaj… e u pamë!
Home
Blog

ANALIZA/ Ra Gent Cakaj… e u pamë!

January 13th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nga Migjen Kelmeni

Nji ide shume fisnike, dashamirese, vizionare e Kryeministrit te Shqipnise Edi Rama dhe keshilltarit te tij te pashpallun, Baton Haxhiu, qe t’u jipet shansi emnave te ri prej Kosove, me pregaditje profesionale dhe ekspertize shkencore, me qene pjese e kabinetit te tij qeveritar dhe ma na ofrue e krijue te gjithe neve emocionalitetin e nji hapsine te perbashket e te njajtesueme politike, perfundoi ashtu edhe si mund te pritej, me nji drame te paralajmerueme.

Nuk ka qene zor me parapa se me flijue dhe me fut nji djal dhe nji çike te re ne rolin e stervitesave mbrenda kafazit me ‘kafshet politike’ te Shqipnise sot, se kane me qene ‘te çkyem’ dhe ‘ushqim’ per orekset dhe pangopesine e tyne destruktive.

Se Shqipnia sot asht nji arene korpusesh e armatash politike qe jane gati me i kap armet e me kall edhe njihere Shqipnine per pushtet, si ne vitin ’97, nuk ka qene zor me e pa.

Po cila asht drama, qysh u ba me e fut Gentin ne kete kafaz me keta Zoon Politicon te Shqipnise?

Gent Cakaj u ba emni dhe protagonisti, i cili ndihmoi me u ballafaque taboret tona politike, ne Tirane e ne Prishtine, me te verteten e akullt dhe te vrazhde se – kjo s’asht nji hapsine politike.

Nuk u cenue asnji fije as figura e as emni i Gentit, po u cullakue e u pa vrazhdesia e luftes politike sot ne Shqipni dhe lehtesia e padurueshme e kryeministrit Rama me u sill e me veprue mbrenda ketij realiteti a thue se po vepron mbrenda nji hapsine tashma te ndertueme e te njajtesueme politike Kosove-Shqipni.

Idea fisnike e Rames dhe Haxhiut se Kosova dhe Shqipnia munden me veprue e funksionue si Nji Hapsine Politike asht dhe mbetet vetem nji ambicie, nji deshire, tash per tash e larget. E deshmon Genti, e aq ma shume Ilir Meta me çarshine politike te Tiranes.

Jo vetem akti final dhe i turpshem (me argumentim edhe ma te turpshem e politikisht amatoresk) i Presidentit Ilir Meta, po edhe debati, sulmet, urrejtja ne pazarin politik te Tiranes ndaj dy politikaneve te ri prej Prishtine, ato akte qe jepnin e merrnin me racizmin si te kualifikimi – “Genti s’flet shqip as anglisht mire” (sic!) – krejt kjo hallakame dhe piskame qe u çue mbrapa nji djali te ri, ndihmon me u perballe me te verteta ma te medhaja:

Se Kosova e Shqipnia ende nuk jane Nji Hapsine Gjuhesore; nuk jane Nji Hapsine Kulturore; e lene ma Nji Hapsine Politike.

Edi Rama, para se me nis prrallen e Nji Hapsine Politike, ka qene dashte me i kushtue shume ma teper resurse, kohe e njerez krijimit dhe njajtesimit ma s’pari te Nji Hapsine Gjuhesore dhe Kulturore, e mandej me i hy ambicies per Nji Hapsine Politike.

Miqesia e Rames dhe Haxhiut, e cila me gjase po prodhon emocionalitet ma te madh sesa keta dy munden me trete – se Kosova e Shqipnia jane Nji Hapsine Politike – u thye mbi emnin dhe figuren e nji djali, i cili u dasht me vetflijim me i binde keta dy dhe tane neve – se idea e Nji Hapsine Politike asht vetem ide. Sado reale dhe e sinqert qe mundet me qene miqesia e ketyne dostave dhe deshira e tyne dhe e jona qe kjo hapsine me funksionue e njajtesueme.

Po them, ra Genti e u pame…u pame sa larg jemi, ngujue ne realitetet tona dekorue me ‘kafshe politike’ e kafaze!

Rokum.tv

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article THANAS MUSTAQI/ A kanë garanci për sigurinë kombëtare vetë Presidenti Meta dhe ndihmësit e tij
Previous article ARTUR AJAZI/ Përse Basha u lutet mediave?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k