• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
ANALIZA/ Pse ka kaq shumë burra mediokër, që mbajnë poste të rëndësishme drejtuese?
Home
Blog

ANALIZA/ Pse ka kaq shumë burra mediokër, që mbajnë poste të rëndësishme drejtuese?

June 14th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Përse kaq shumë burra të paaftë bëhen udhëheqës? Kjo pyetje, e përdorur nga psikologu Tomas Shamorro-Premuzik, si titulli i librit të tij të ri “Pse bëjnë kaq shumë burra të paaftë, bëhen udhëheqës? – duket provokativ (dhe pikërisht për këtë arsye autori me siguri që do të akuzohet se dëshiron vetëm të tregojë ndjenjat e tij).

Por pyetja është më e thellë, nga sa mund ta mendoni. Sigurisht, njëra nga përgjigjet është seksizmi. Por duhet të ketë më shumë se sa kaq. Askush nuk dyshon se ka burra kompetentë, dhe me sa duket në një numër të mjaftueshëm, për të udhëhequr qeveritë dhe korporatat botërore. Por nëse bota është shumë seksiste, pse nuk janë pikërisht burrat më të aftë në krye?

 

Në shumicën e fushave të jetës, seksizmi e ul nivelin e kompetencës që kërkohet nga burrat, për të pasur sukses. Por gjithësesi, sërish do të pritej që të talentuarit të çanin më lehtë përpara, se sa budallenjtë. Në vend të kësaj, shikoni se ç’ndodh përreth.

Nga libri i Shamorro-Premuzhi, rezulton se në këtë fenomen kontribuojnë dy elementë të dallueshëm. I pri është seksizmi; i dyti një vështirësi e përgjithshme në zgjedhjen e udhëheqësve kompetentë, të të dyja gjinive, krahasuar me të paaftët.

Ne zakonisht mendojmë se tipare të tilla si besimi i tepruar dhe egocentrizmi, janë shenja të aftësive të mëdha, edhe nëse ato janë në fakt një shenjë e diçkaje negative. Ato duhet “të shihen si një sinjal paralajmërues”, dhe ndërkohë na inkurajojnë të themi:”Çfarë personi karizmatik! Ndoshta ka stofin një udhëheqësi!”.

Burrat arrijnë në shkallët më të larta të karrierës, sepse është më e mundshme, që këto tipare

të shfaqen tek ata. Gjithashtu, studimet tregojnë se gratë gjykohen më tepër, kur tregojnë besim tek vetja. Por elementi më i jashtëzakonshëm i kësaj çështje, është që edhe një zyrë personeli  që nuk është seksiste, do të përfundojë duke promovuar një numër disproporcionalisht të lartë të burrave mediokër, të paktën derisa ata do të vazhdojnë ta konsiderojnë guximin dhe vetëvlerësimin si dëshmi të talentit (libri i eksploron më thellë këto tipare, si inteligjenca emocionale, qetësia, elasticiteti dhe vetëdija, të cilat në fund të fundit flasin për një udhëheqës efikas).

Kjo mënyrë për t’i parë gjërat, na shtyn ndërkohë të lëmë mënjanë, të paktën për momentin debatin e pafundëm mbi kontrastin ndërmjet talentit natyror dhe atij të kultivuar, dhe se çfarë

roli ka gjenetika, duke supozuar se ka një të tillë, në faktin se ka më shumë burrat se sa gra që lëvizin drejt karrierave dhe vendeve të caktuara të punës.

Cilado qoftë ideja juaj në këtë drejtim, sigurisht që në fund do të preferoni njerëzit kompetentë, ndaj atyre që janë të paaftë. Ne të gjithë mund të jemi dakord që udhëheqësit duhet të zgjidhen, bazuar në aftësinë e tyre reale menaxheriale. Dhe arsyetimi i Shamorro-Premuzik, nënkupton që nëse mund të sillemi më shpesh në këtë mënyrë, do të ketë akoma më shumë gra që do të mbajnë poste të rëndësishme, si dhe burra më kompetentë, që sot tejkalohen në garë nga tipat narcistikë.

E gjitha kjo e thekson problemin e këshillave që u jepen grave, të tilla si determinizmi, ambicia dhe promovimi i aftësive të tyre, për të kapërcyer paragjykimet në vendin e punës dhe për të përparuar në nivelet drejtuese:ato rrezikojnë të jenë për gratë një nxitje për të imituar pikërisht karakteristikat jofunksionale të atyre burrave, që rezultojnë të jenë udhëheqësit më të këqij.

Ndoshta mund të jetë një lloj përparimi, zëvendësimi i gjysmës së drejtuesve të keqij meshkuj në biznes, me sa më shumë gra të këqija si drejtuese. Por me siguri gjëja më e mirë, do të ishte zëvendësimi i të gjithë personave të paaftë me njerëz plot vlera:një ndryshim, që do të përfshinte promovimin e një numri shumë më të lartë grash. Veçse, mos prisni që këtë revolucion ta drejtojë brezi ynë aktual i liderëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANALIZA/ Ilir Meta pret biletën pakthim
Previous article ALBERT NIKOLLA/ Opozita të lexojë “Mosmarrëveshjen” e Kadaresë!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k