Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha që në ditën që ka marrë drejtimin e kësaj force nuk ka bërë asgjë tjetër, veçse ka çuar drejt shkatërrimit dhe përçarjes partinë më të madhe opozitare në vend.
Por, duke mos u mjafuar me shkatërrimin që i ka bërë PD-së, Lulzim Basha ka vendosur të tallet edhe me ata që i vunë gurët e themelit Partisë Demokratike, të cilët pasi i përdor për të prodhuar lajme, për t’u dukur se të vjetrit e PD-së i ka në krah, më pas i braktis apo më keq akoma i vërsul servilët që i rrijnë pas.
Lulzim Basha ka “vrarë” për së dyti Pjetër Arbnorin, ish deputet dhe Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë. Pjetër Arbnori ishte nga figurat e rralla politike në Shqipëri, por si duket Lulzim Basha është tepër i “vogël” për të njohur figura të tilla të PD-së.
Basha e ka treguar me fakte se nuk ka as memorie, as regjistër anëtarësie dhe as listë themeluesish, por ecën në tym pa histori i pa të ardhme.
Në korrik të vitit 2018, përpara ambienteve të Kuvendit, u zhvillua ceremonia për inaugurimin e shtatores së ish-kreut të Kuvendit, Pjetër Arbnori, ku morën pjesë një sërë figurash të politikës shqiptare, të majtë dhe të djathtë si dhe familjarë të Arbnorit.
Kuvendi në atë kohë i drejtoi një letër kreut të PD, Lulzim Basha, ku kërkonte listën e deputetëve demokratë të legjislacionit të parë, që ti ftojë në ceremoninë e sotme për Arbnorin. Por, selia blu ka habitur në përgjigjen që i ka kthyer kërkesës së Kuvendit, duke thënë se “nuk kemi asnjë kontakt”.
Por, Lulzim Basha ka filluar të “vrasë” edhe fëmijët e figurave historike të PD-së.
Një rast të tillë e ilustron më së miri, rasti i Rudina Hajdarit, vajza e tribunit të Demokracisë, Azem Hajdari.
Vajza e Tribunit të Demokracisë, u vendos në listë në vitin 2017, nga Lulzim Basha me argumentin se mjaftonte kontributi i të atit të saj dhe emri i tij që Rudina të ishte pjesë e listës së PD-së. Dhe si një vajzë e studiuar në SHBA e nderonte listën e PD-së.
Por, sapo kjo e fundit nuk iu bind urdhërit për të dorëzuar mandatin, i vërsuli servilët që i rrinë nga pas, për ta sulmuar dhe për më tepër vajza e Azem Hajdarit u përjashtua nga PD, njëlloj si i ati i saj në vitin ’94-’95 nga Sali Berisha, në atë kohë president.
Rudina Hajdari u përjashtua nga PD pse nuk pranon të dorëzojë mandatin, sepse kështu thotë Lulzim Basha. Kjo në fakt është një vrasje e dytë e Azemit.
Të njëjtën gjë sot Lulzim Basha ka bërë edhe Glauk Olldashin, djali i ish-ministrit të ndjerë të Transporteve, Sokol Olldashit.
Lulzim Basha, duke tentuar të marrë benefite politike, po tenton të përdorë figurat historike të PD-së, të cilët janë ndarë nga jeta.
Sot në një takim me të rinj të EDS (Europian Demokracy Student), ku i pranishëm ishte edhe Glauk Olldashi, Lulzim Basha u shpreh se: “Glauk Olldashi, nderon trashëgiminë e babait të tij, ish kryetarit të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, një miku dhe bashkëpunëtorin timin, një nga liderët e PD ndarë nga jeta tragjikisht para disa vitesh, z.Sokol Olldashi”.
Tani Sokol Olldashi i duhet si mik e bashkëpunëtor, për të treguar se ka mbështetjen e PD-së së vjetër.
Kjo është një hipokrizi dhe tallje e Lulzim Bashës ndaj Sokol Olldashit, të cilin tashmë e cilëson “mik”, por kur ishte gjallë e sulmonte.
Lulzim Basha refuzoi në Kuvend të mbante 1 minutë heshtje për Sokol Olldashin. Luftoi çdo ditë kundër tij si skuth bashkë me çetën e tij të palaçove që i shpalli si Republike e re.
Asnjë ditë asnjë sekondë Basha dhe rrethi i tij nuk e panë derën e familjes së Sokolit, por sot në mënyrë të turpshme përdorin djalin e tij.
Kush dhe pse kuptohet lehtë. Për një mandat deputeti të Flamur Nokës dhe asgjë më shumë. Ata që e “vranë” dje të gjallë Sokolin sot po e lëvizin në varr duke përdorur djalin e tij.
Leave a Reply