• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
ANALIZA: “Nuk ka fitimtarë në krizën e qeverisë gjermane”
Home
Blog

ANALIZA: “Nuk ka fitimtarë në krizën e qeverisë gjermane”

July 8th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Nga Rosalia Romaniec

Një vështrim i shkurtër në hartën e motit të thotë – e parë nga ana metereologjike. Gjermania po përjeton një përrallë vere.

Temperatura si në Toskanë. Ekonomia po ecën mirë, njerëzit kanë punë, pushimet po afrojnë. Gjermanët kanë para dhe ndjehen mirë.

Sikur të mos ishin rrufetë dhe bubullimat në teatrin politik. Pas 100 ditësh në detyrë, mes dy partive qeverisëse plasi hapur grindja për politikën e azilit.

Fillimisht të shohim origjinën e grindjes: Pasi partia bavareze, CSU që është pjesë e qeverisë në Berlin, pak para zgjedhjeve të landit po humb gjithnjë e më shumë votues tek AFD-ja, krerët e CSU-së i ka zënë paniku.

Prandaj ata po pozicionohen fort kundër kancelares. Një strategji që mund ta kuptosh nga ana e përmbajtjes, sepse shumë probleme që rezultojnë nga kriza e refugjatëve të vitit 2015, janë të pazgjidhura ndërkohë që gjithnjë e më shumë emigrantë vijnë drejt Europës. Por mënyra se si CSU-ja e hapi këtë sherr ishte plotësisht pa stil.

Nivel për të ardhur turp

Sulmet verbale kundër Angela Merkelit arritën ditët e fundit një nivel që të vinte turp. Rrallë e sheh një spektakël të tillë të egos në politikën gjermane.

Qëllimi i ministritt ë Brendshëm, Horst Seehofer, kreu i CSU-së, ishte i qartë: Të dobësojë Angela Merkelin ose ta rrëzojë atë. Që me këtë rrezikohet stabiliteti i Gjermanisë dhe BE-së ishte e parëndësishme për princin bavarez e përkrahësit e tij.

Kush vepron kështu nuk ka pse çuditet, kur vlerat në sondazhe bien. Tek Seehofer më së shumti. I bëre llogaritë gabim zoti ministër!

Imazhi i kancelares është i qendrueshëm: ajo drejtoi me dorë të qetë në ditët e stuhishme dhe i ofroi rrëmujës së CSU-së pragmatizmin e saj maksimal. Në këtë kuptim ajo e ka fituar  duelin me ministrin e Brendshëm rebel.

Por ajo nuk ka dalë më e fortë nga kjo betejë: sepse përmasat e sulmeve që Angela Merkel duhej të duronte për hir të paqes, e kanë dëmtuar edhe atë.

„Nuk lejoj të shkarkohem nga një kancelare, që është kancelare vetëm për shkakun tim”, tha në një intervistë Seehofer.

Pas kësaj deklarate, Merkel duhej ta shkarkonte ministrin e Brendshëm. Por ajo nuk e bëri këtë, vendosi për ruajtjen e pushtetit, një veprim i mençur. Vetëm kështu ajo mund ta shpëtonte qeverinë nga dështimi e të ruante stabilitetin. Megjitthatë pakënaqësia ndaj politikës është rritur. Sipas sondazhit të fundit, 78% e qytetarëve janë të pakënaqur me punën e qeverisë.

Kriza tjetër do të vijë

Shumë vëzhgues ia pranojnë kancelares talentin që i mendon konfliktet duke përfytyruar fundin. Nëse kjo është e vërtetë, duhet që për të jetë e qartë, se kriza tjetër do të vijë pa dyshim, Ndoshta në vjeshtë, kur zgjedhjet në Bavari të dalin me rezultat jo të mirë për partnerin e koalicionit, CSU.

Duke pasur parasysh këto, zgjedhje kancelarja pyetet për planin B. Apo CDU-ja, nëse ka një plan pa Merkelin.

Por më e keqja është mënjanuar për momentin. Kancelarja, të cilën shumë e thërrasin „nëna”, e mbajti edhe një herë të bashkuar familjen.

Gjermanët mund të shkojnë të qetë në pushime. Për këtë pragmatizëm të pakufishëm të kryetares së qeverisë, Gjermaninë e kanë zili jashtë. Por në politikën e brendshme, ai po e dëmton integritetin e saj.(dw)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FLAMUR ÇELAJ/ Pandeli Majko, pavarësisht motiveve që e shtynë, tregoi se...
Previous article ANALIZA: “Lidhni rripat, Trumpi po vjen”

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k