• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ANALIZA/ Muskujt e kryetarit të PD-së dhe forca e logjikës
Home
Blog

ANALIZA/ Muskujt e kryetarit të PD-së dhe forca e logjikës

January 14th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Roli i kryetarit të Partisë Demokratike në gjithë muajt para protestave, përgjatë dhe pas protestave dukej si ai i gladiatorit të brishtë, të vendosur në qendër të një arene e të yshtur nga njerëz jashtë çdo logjike që i ulërisnin: “Ti je gladiator, vrite luanin!” Edhe ai e besonte këtë: “Unë jam gladiator. Unë do ta vras luanin!”, sikur mendonte.

Eshtë e drejtë që shumë shqiptarë do të donin të kishin në krye të opozitës një “gladiator”, por realiteti është ndryshe. “Muskujt” e opozitës shqiptare janë drobitur nga vite të gjata pushteti, korrupsioni, punësh të bëra disa mirë e disa shumë keq, pasojat e të cilave ndjehen edhe sot e kësaj dite. Një realitet i tillë është i dukshëm, i prekshëm për shumë, por jo për manipulues situatash nëpër studio televizive apo rrjete sociale. Për ta, lideri i PD-së, me doping, me iluzione, me të pavërteta, duhej të dukej gladiatori plot muskuj në arenë, pavarësisht si ishte në të vërtetë, pavarësisht se si e shihnin njerëzit.

Por kaluan, ditë, muaj, viti. Ndoshta Basha e mati vetë realisht forcën e muskujve, ndoshta dikush nga ndërkombëtarët ia tregoi dhe dalëngadalë po kthehet të rianomojë forcën e logjikës. Manipuluesit vazhdojnë të bërtasin e të kërkojnë: Basha, vrite luanin, o tradhëtar!

Shumë mendojnë se në politikën shqiptare është akoma koha e arenave, e ringjeve të forcës. Disa vazhdojnë me vrazhdësinë dhe alogjikën e debateve dhe propozimeve. Disa nuk ndjekin në diskurset publike sensin e natyrshëm të zhvillimit të ngjarjeve dhe kërkojnë të lundrojnë kundër rrymës. Por që të fitosh apo triumfosh në lundrimin kundër rrymës duhet të jesh gjeni i argumentit, gjeni i marrjes së zemrave, si ata gjenitë që kanë bërë historinë e botës; e meqë nuk kemi të bëjmë me një rast të tillë rruga më e thjeshtë, e dobishme, e padiskutueshme mbetet jo ajo e muskujve, por ajo e logjikës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ASTRIT PATOZI/ Përshëndes dorëheqjen e Edi Ramës
Previous article MERO BAZE/ Lulzim Basha ka shpëtuar si i “pandehur”, por jo si politikan

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k