• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
ANALIZA/ Merkel dhe Seehofer: Finalja e një ndeshjeje të gjatë
Home
Blog

ANALIZA/ Merkel dhe Seehofer: Finalja e një ndeshjeje të gjatë

June 17th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Nga Jasper von Altenbockum, Frankfurter Allgemeine Zeitung.

A është ky fundi i koalicionit qeveritar në Gjermani që vetëm tre muaj  është në detyrë? Shumë flet për fundin.

Nëse Horst Seehofer arrin të marrë të hënën nga CSU-ja miratimin për planet e tij, dhe i zbaton ato menjëherë, kancelares Merkel nuk i mbetet gjë tjetër, veçse të largojë nga detyra ministrin e saj të Punëve të Brendshme.

Që këtu bëhet fjalë edhe për kryetarin e partisë kristiansociale, CSU nuk duket se do ta bënte këtë hap të lehtë për Merkelin, por nga ana tjetër ajo edhe mund ta injorojë këtë. Në fund të fundit nuk janë instancat e CSU-së ato që përcaktojnë, se çfarë duhet të bëjë kancelarja.

Të dy mund të dorëzohen

Ato madje as nuk mund t’i parashtrojnë Seehoferit se çfarë duhet të bëjë si ministër i Punëve të Brendshme. Për të shmangur prishjen e koalicionit, rregullorja për të kthyer në kufi refugjatët, mund të presë edhe dy javë. Që CSU-ja dhe Seehoferi këmbëngulin për këtë, është e ditur nga momenti, kur Seehofer, ende kryeministër bavarez, foli për një „sundim të padrejtësisë”. Nëse ai tani dorëzohet, merr fund besueshmëria e tij. Këtë kishte parasysh edhe kryeministri bavarez, kur foli për një „finale të besueshmërisë”.

Por edhe Merkel mund të bëjë lëshime për të shpëtuar veten dhe koalicionin.

A nuk e ka bërë ajo këtë? Lutja për të pritur për kthimet në kufi, deri në bisedimet bilaterale me shtetet fqinje të Gjermanië, të thotë të paktën, që nëse këto negociata dështojnë, ajo do të miratojë planet e Seehoferit.

Kjo e relativizon akuzën, se CSU-ja po e bllokon kancelaren para samitit të BE, pas dy javësh. Kërkesat e CSU-së mund të përdoren nga kancelarja edhe si mjet presioni ndaj partnerëve europianë.

“Nëna e të gjitha zgjedhjeve”

Për CSU-në nuk është koalicioni çështja më e rëndësishme, por „nëna e të gjitha zgjedhjeve”, siç i ka quajtur Söder njëherë, zgjedhjet e landit më 14 tetor në Bavari.

Deri më tani manovrat e Söderit nuk kanë sjellë gjë, ruajtja e shumicës absolute është ende larg. Prandaj CSU luan e gjitha me një kartë: Pyetja që mbetet është – fiton CSU-ja më shumë me kërkesën për „kthesën e azilit” nga rezervuari i AFD-së djathtiste apo humbet më shumë në terrenin kishtar katolik pro një kulture mirëseardhjeje.

Në të vërtetë problemi i CSU-së është: Nëse nuk bën asgjë, atëherë nuk ka asnjë shans për fitoren e zgjedhjeve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ben Andoni/ Gjëegjëza me Shqipërinë dhe kënaqësia për mos hapjen e negociatave
Previous article Enver Robelli/ Kundër instrumentalizimit të Shqipërisë për betejat populiste austriake

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k