• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 9th, 2026
  • HOME
ANALIZA/ Kush i ka parë këta të dy? Ose, si të fshihesh nga një protestë!
Home
Blog

ANALIZA/ Kush i ka parë këta të dy? Ose, si të fshihesh nga një protestë!

December 11th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Mynyr Koni dhe Dhori Kule janë dy protagonistë të patrazuar të arsimit të lartë shqiptar të 15 vjetëve të fundit. I pari rektor i Universitetit të Tiranës, i dyti ish-aleat i Konit dhe ish rektor i të njëtit universit. Sot dekan i fakultetit të ekonomisë. Gjithashtu, edhe një ish-socialdemokrat i konvertuar në demokrat të flaktë. Pra, një mishmash karrierash, flirtesh politike e akademike dhe mbi të gjitha, një dyshe që sot e përfaqëson më së miri katrahurën e institucioneve që drejtojnë.

Në një kontroll të ministrisë së arsimit në Universitetin e Tiranës, në muajin shkurt-mars të këtij viti, u gjetën shkelje të rënda nga rektori Koni. Raporti që u publikua në media ishte një akuzë e gjatë për Mynyr Konin, por që si shumë herë të tjera më parë, nuk solli asnjë pasojë për të. Ajo që u konstatua, e krahasuar me atë që (s)ndodhi, përbën shpjegimin më klasik të kapjes që oligarkia e arsimit të lartë i ka bërë të gjithë sistemit.

Koni-Kule nuk janë dukur askund këto orë që Tirana oshëtin nga protestat e atyre që ata i drejtojnë në cilësinë e zyrtarëve të lartë të arsimit shqiptar. Studentët protestojnë, shefat e tyre fshihen. Këtë kanë bërë gjithë jetën, këtë kanë bërë me të gjitha qeveritë. Nëse qeveria Rama ka një përgjegjësi të madhe në lidhje me krizën e arsimit të lartë, është që nuk ka goditur fort dhe ndëshkuar rëndë kastën e shpifur të drejtuesve të arsimit të lartë. Një kastë që ka trafikuar pafund interesa financiare, politike e partiake.

Mynyr Koni dhe Dhori Kule duhet të flasin tani! T’u flasin atyre që i kanë pasur në auditore dhe që tani kanë marrë rrugët e Tiranës. Kjo dyshe është protagonistja e munguar e një proteste, e cila s’mund të “kryqëzojë” Lindita Nikollën, pas u marrë pak edhe me krerët e përjetshëm të arsimit të lartë shqiptar. Të atyre që s’i hyri kurrë gjemb në këmbë!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VALBONA KARANXHA/ Drejt grevës së urisë deri në përmbysjen e qeverisë, përse studentët nuk ulen për dialog?
Previous article ANA ABDIA/ Taulanti në shërbim të "komunistëve"

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k