• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

April 14th, 2021
  • HOME
ANALIZA/ “Komitetet” e Bashës kundër 30 qershorit, si paramilitarët e Berishës që më 1997 luftuan në Jug
Home
Blog

ANALIZA/ “Komitetet” e Bashës kundër 30 qershorit, si paramilitarët e Berishës që më 1997 luftuan në Jug

June 12th, 2019 bora.autor Blog 0 comments

Lulzim Basha miratoi në mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar të PD ngritjen e “Aleancës së qytetarëve” që do të marrin në dorë mbrojtjen e demokracisë.

Këto “komitete”, sipas platformës së miratuar në forumin më të lartë drejtues demokrat për periudhën mes dy Kuvendeve, do të ngrihen në 61 bashkitë e vendit dhe do të përbëhen nga intelektualë vendas, nga veprimtarë të PD dhe njerëz që “duan demokracinë”.

Pra kërkohet ngritja e një strukture paralele, me njerëz të mbledhur andej këndej, që nën drejtimin e krerëve të degëve të PD në rrethe të marrin përsipër, jashtë strukturave ligjore të shtetit shqiptar, të “mbrojnë” demokracinë.

 

Që në emërtesë dhe përbërje kjo strukturë na kujton ditët e vështira të marsit të vitit 1997, kur përmes një qarkoreje të lëshuar nga PD për të gjitha degët e kësaj partie në rrethe, kërkohej mobilizimi i të gjithë militantëve që “donin Shqipërinë”, për të shkuar dhe luftuar në Jug.

Dhe në atë qarkore të PD, ishte ngarkuar Shaban Memia me zbatimin e kësaj detyre, kërkohej që të rekrutoheshin intelektualë, militantë dhe njerëz që “duan demokracinë”, e cila “rrezikohej nga komunistët që kanë marrë Jugun e vendit”.

Madje, u shpërndanë me firmë dhe me vulë dhe armët personale me të cilat u pajisën paramilitarët, dhe erdhën në Sauk ku u “përgatitën” dy tre ditë për të luftuar në Jug të vendit, dhe mbrojtur sovranitetin e shtetit nga rreziku i “pushtimit komunist”.

Historia e tyre dihet tashmë.

Ata shkuan të rreshtuar dhe të transportuar nga makinat ushtarake për të luftuar në Përmet, Vlorë, Gjirokastër, Fier dhe zonat përreth, dhe u kthyen më këmbë malit, pasi hodhën armët, të lodhur dhe tmerruar në Tiranë.

Ata që ishin me shumë fat morën pasaporta diplomatike dhe na nxorën bojën në të gjithë Europën, ndërsa të tjerët mbetën në Shqipëri dhe ende kujtojnë me neveri dhe frikë atë kohë kur nën drejtimin e Sali Berishës president, çmenduria ishte kthyer në institucion.

Ndërsa vetë Berisha dhe drejtuesit e asaj kohe që ishin rekrutuesit dhe urdhëruesit e tyre, falë dhe një drejtësie të korruptuar dhe shërbëtore të politikës, vijojnë dhe sot e kësaj dite t’i japin tonin politikës, madje dhe të guxojnë të ngrenë struktura të ngjashme me ’97-tën, për destabilitetin e vendit.

Pavarësisht emërtesës, i njejti format është dhe struktura që kërkon të ngrejë Lulzim Basha, pas të cilit qëndron Sali Berisha, në 61 bashkitë e vendit për të prishur dhe shkatërruar zgjedhjet e 30 qershorit.

Ndërsa Kodi Penal e ka të përcaktuar qartë se sa vite burg bëjnë ata që cënojnë zgjedhjet, por dhe duke parë kërcënimin e SHBA dhe BE për të gjithë këtë skenar dhune që po tentojnë të përgatisin liderët e opozitës, nuk besojmë se ndokush kërkon të rrezikojë më 30 qershor, vetëm pse Basha, Kryemadhi, Berisha por dhe Meta nguten të vijnë në qeverisje.

Aq më tepër që askush nuk e shkon nëpër mend që të përsërisë fatin e paramilitarëve të Berishës të vitit 1997 që shkuan dhe luftuan në Jug të vendit, dhe patën fatin me vete që u rikthyen pranë familjeve të tyre.

Nuk do të ishte keq që të pyeteshin sëpaku ata paramiltarë që shkuan të luftonin në jug atëherë dhe u kthyen, përpara se të ndërmarrin akte dhune më 30 qershor. Mësimi nga historia vlen

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Konsultimet, për hallin e Ilir Metës
Previous article ASTRIT PATOZI/ Një ndihmesë modeste për të shpjeguar krizën

bora.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Yuri Kim shkëlqeu dhe foli shqip: “Votoni ndryshimin, dhe jo riciklimin e politikanëve që ju vodhën 30 vjet” Blog
April 14th, 2021

KRESHNIK SPAHIU/ Yuri Kim shkëlqeu dhe foli shqip: “Votoni ndryshimin, dhe jo riciklimin e politikanëve që ju vodhën 30 vjet”

SKËNDER MINXHOZI/ Na falni që ju vramë, do ju rrisim rrogat ama… Blog
April 13th, 2021

SKËNDER MINXHOZI/ Na falni që ju vramë, do ju rrisim rrogat ama…

ASTRIT PATOZI/ Kavaja ka ditur ta përqafojë gjithmonë e para ndryshimin Blog
April 12th, 2021

ASTRIT PATOZI/ Kavaja ka ditur ta përqafojë gjithmonë e para ndryshimin

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
DENIS DYRNJAJA/ Talebanët e Albcotrollit

DENIS DYRNJAJA/ Talebanët e Albcotrollit

Aktualitet Apr 8th, 2021
AUREL BORIÇI/ Me Belën… apo me Belanë! Blog

AUREL BORIÇI/ Me Belën… apo me Belanë!

Apr 8th, 2021
SPARTAK NGJELA/ Ka prova që në bllokimin e Rinasit ka marrë pjesë edhe Ilir Meta, priten arrestime Blog

SPARTAK NGJELA/ Ka prova që në bllokimin e Rinasit ka marrë pjesë edhe Ilir Meta, priten arrestime

Apr 10th, 2021
MERO BAZE/ Kriza e Rinasit reflekton “stresin” e Ilir Metës dhe Sali Berishës për 25 Prillin Blog

MERO BAZE/ Kriza e Rinasit reflekton “stresin” e Ilir Metës dhe Sali Berishës për 25 Prillin

Apr 7th, 2021
YLLI PATA/ Fshehja e dytë e Sali Berishës nga Basha: Ku ndryshon nga 2011-a Blog

YLLI PATA/ Fshehja e dytë e Sali Berishës nga Basha: Ku ndryshon nga 2011-a

Apr 12th, 2021
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k