• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
ANALIZA/ Klodiana Lala vs Artan Hoxha: Çfarë i dallon edhe përballë plumbave?
Home
Blog

ANALIZA/ Klodiana Lala vs Artan Hoxha: Çfarë i dallon edhe përballë plumbave?

September 1st, 2018 F.autor Blog 0 comments

Klodiana Lala, siç e tha dhe vetë, ka gati dy dekada gazetare kronike.

Eshtë njëra prej atyre dhjetra femrave në gazetarinë shqiptare që me pasion i është përkushtuar profilit mashkullor të mbulimit të kronikës.

Megjithatë, edhe pse ka tentuar scoop-in, ajo asnjëherë nuk arriti të bëjë emër falë një dosjeje të veçantë apo storie-investiguese.

Tashmë ajo na ofrohet si versioni femëror i Artan Hoxhës, zërit a penës më të fortë të kësaj lëmie, ndërkohë që dhe hera-herës vihen përballë në studio televizive, por kanë mes tyre një ndryshim thelbësor në këtë pikë.

Tan Hoxha, së paku njihet për dy dosje të bujshme: Tropoja dhe 21 Janari. Ndërsa kolegia Lala ende nuk ka mbërritur në këtë stad.

Deri më sot ajo ka qenë dhe vazhdon të jetë, një raportuese klasike, me prirje investiguese, por ende po ndonjë arritje të zëshme.

Ajo u bë më e njohur publikun afro një vit më parë, gjatë një incidenti ku u fye prej një ithtareje të ish-ministrit Tahiri, në fillimet e sagës hetuese të këtij të fundit. Ishte padyshim rrëmimi gazetaresk i Lalës në lidhjen e dyshuar Habilaj – Tahiri, apo dhe të qënit në vendin dhe momentin e gabuar, ajo që e penalizoi gazetaren prej gojës nervoze të një prej atyre që bëjnë çafkën në të tilla raste, kur u cenohet idhulli i tyre politik.

Por në rastin e kërcënimit që i është bërë, siç mund të vihet re, mungon një version hipotetik se nga kush mund t’i kenë ardhur plumbat. Pikërisht nga fakti i mungesës në CV-në e saj profesionale të viteve të fundit, të një rasti të bujshëm investigues me emra e të dhëna konkrete.

Faktorizimi i Klodiana Lalës ka ardhur dhe nga një prezencë e shtuar e saj në studio televizive, aty ku debatohen çështje të nxehta rendi, por sërish pa diçka konkrete, diçka me fillim e mbarrim, ose siç mund të thuhet në gjuhën hetimore, me “qepjen e një dosjeje” nga e cila mund të buronin risqe të caktuara, siç dhe plumbat.

E nga ana tjetër, a duhet që ato plumba të shkonin drejt Klodiana Lalës para Artan Hoxhës?

Publiku prej kohësh vuan një pikëpyetje të madhe se prej nga i buron kurajoja gazetarit rondokop, për “t’i dhënë gojës” në studio televizive duke denoncuar krimin dhe drogën?

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VETON SURROI/ “Hiqni Thaçin nga negociatat!”, tri pikë avantazhi për Serbinë
Previous article ARSEN HOXHA/ Berisha e ka një hall me atë dreq vettingu, lipsur qoftë ai që e shpiku

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k