• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ANALIZA/ Kë takoi Lulzim Basha në Berlin?!
Home
Blog

ANALIZA/ Kë takoi Lulzim Basha në Berlin?!

April 5th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Politikanët shqiptarë, gjatë vizitave në SHBA apo vendet e rëndësishme të BE, gjëja e parë që kanë ndërmend dhe bëjnë është një foto me figurën më të lartë që i kanë dhënë dorën apo takuar.

Jashtë konceptit modern të politikës, bashkëbiseduesit nuk e konceptojnë që një fotografi e përbashkët e momentit, ndonëse mund të mos ketë patur takim, mund të përdoret për kredibilitet politik nga politikanë të caktuar në vendet nga vijnë.

Por politikanët shqiptarë të të gjithë krahëve e kanë bërë një gjë të tillë, dhe e kanë shpërndarë me shpejtësi nëpër rrjete sociale, duke e paraqitur si një mbështetje e fortë politike i vendit ku janë në vizitë.

Këto ditë Lulzim Basha ka qënë për një vizitë të papritur në Berlin, duke braktisur protestën e ditës së mërkurë të opozitës para Parlamentit.

Ishte një vizitë e paparalajmëruar dhe për më tepër gjatë gjithë ditëve të saj, asnjë njoftim zyrtar nuk ka dalë nga selia e PD për takime të liderit të saj Basha me zyrtarë, deputetë apo drejtues partish homologe në Gjermani.

Vetëm një intervistë në sesionin shqip të “DW” kemi parë gjatë ditës së djeshme, ku ato që i ka thënë në të gjitha takimet dhe protestat në Tiranë, Basha i artikuloi nga një vend tjetër, dhe në rastin konkret nga Gjermania.

Ndërkohë që në ndryshim nga gjithë strategjia e politikanëve shqiptarë, mes të cilëve shquan Lulzim Basha, këtë radhë nuk dërgoi asnjë foto me ndonjë nga figurat me të cilët ka zhvilluar takime apo ka biseduar për situatën e rënduar nga kriza politike në Shqipëria.

Pra, Basha të dërgonte sëpaku një “selfie” me ndonjë zyrtar të lartë apo deputet në Gjermani, për të bindur shqiptarët se ka qënë në këtë vend.

Për një foto me presidentin amerikan Donald Trump, Lulzim Basha pagoi 1 milionë dollarë vetëm e vetëm që ta shpërndante në Shqipëri, si një mbështetje që vjen nga SHBA për të.

Ndonëse kjo foto dhe financimi i saj me para ruse ka bërë që të jetë nën hetim në SHBA, Skoci dhe Shqipëri, dhe ende mbetet enigmë nëse do dalë nga kjo bela.

Me sa duket në Berlin jo vetëm që kanë refuzuar të dalin në media dhe të përkrahin djegien e mandateve dhe protestat e dhunshme nga opozita, por nuk kanë pranuar as të bëjnë një foto me liderin demokrat Lulzim Basha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SPARTAK NGJELA/ Pse dështoi skenari malazezo-maqedonas i opozitës së Tiranës!
Previous article MERO BAZE/ Rudina Hajdari ka zgjedhur betejën e duhur, atë me sistemin!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k