• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 9th, 2026
  • HOME
ANALIZA/ E ardhmja e Dollarit
Home
Blog

ANALIZA/ E ardhmja e Dollarit

August 17th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Nëse stabiliteti i monedhave është i kushtëzuar nga besimi kundrejt emitenteve të tyre, atëherë perspketiva e Dollarit nuk është e mirë. Nga Uashingtoni Donald Trump lufton kundër pjesës tjetër të botës. Në kulmin e luftës tregtare me Kinën presidenti amerikan atakon Rusinë dhe Turqinë – por ato kundërsulmojnë dhe e godasin Uahsingtonin aty ku i dhemb më shumë: Ato e venë në pikëpyetje pozicionin drejtues të fuqisë botërore, fillimisht vetëm lidhur me monedhën.

Ku nisi e gjitha

Fillimin e kursit të fitores monedha amerikane e pati më 14 shkurt 1945 në kryqëzorin USS Quincy, që sapo ankorohej në liqenet egjiptiane përreth kanalit të Suezit. Në anijen e mbrojtur me armë zjarri ishte areduar një dhomë pritjeje: disa kolltukë të mbledhur të imporvizuar dhe tavolina të vendosura mbi një tapet oriental. Në sfond ishin paretet e forta të anijes së fuqishme të flotës ushtarake të SHBA-së. Vetëm pak persona ishin të pranishëm. Presidenti amerikan Roosevelt i premtoi mysafirit saudit mbrojtje ushtarake dhe mbreti Ibn Saud mori përsipër që për këtë në të ardhmen t’i kryejë në Dollarë bizneset e naftës.

Franklin D. Roosevelt und König Ibn Saud (gemeinfrei/U.S. Navy)

Gati dhjetë vjet më vonë, pas shfuqizimit të standardit të arit, “Greenback” (Dollari) sërish u kushtëzua nga një lëndë e parë, e kjo ishte ari i zi, pra nafta.

Një rast fatlum ky për SHBA-në, sepse kërkesa për naftë në vitet që pasuan u rrit shpejt dhe me këtë si rjedhojë edhe kërkesa për monedhën amerikane. Shpejt gjithnjë e më shumë biznese në nivel ndërkombëtar nisën të kryhen me Dollarë.

E kjo vazhdon edhe sot e kësaj dite kështu. FMN-ja vlerëson, se rreth 62 përqind e rezervave të monedhave në botë mbahen në Dollar. Për krahasim: Euro përbën 20 përqind të rezervave monetare, pas kësaj vjen Yen dhe Paundi.

Edhe transaksionet e valutës bëhen pothuajse të gjitha me Dollarë, mbi 85 përqind e këmbimeve ndërkombëtare të valutës llogariten me Dollarin.

Banka amerikane e Rezervave, FED, e ka mbështetur vazhdimisht funksionin orientues të Dollarit dhe është kujdesur për të pasur likuiditet të mjaftueshëm. Edhe prej kësaj dominanca e monedhës amerikane prej kohësh është një gjendje, që ajo e ruan vet.

Çështja e ankorimit të sigurtë

Likuiditeti i Dollarit e bën atë për depozituesit interesant si një port i sigurtë ankorimi – sepse ai mund të tregtohet shpejt. Por kjo mund të shkaktojë edhe situata groteske: nëse në një kategori tjetër depozitimi situata është riskante, investitorët – ndër ta natyrisht edhe Bankat Qendrore e sipërmarrjet – largohen madje edhe prej Dollarit, në rast se pikërisht në Amerikë kërcënojnë rreziqet më të mëdha për ekonominë botërore. Kjo ndodhi së fundi gjatë krizës financiare, ose edhe në valën e grindjes së vazhdueshme në Kongresin e SHBA-së për kufirin maksimal të borxhit.

Ekonomisti Barry Eichengreen e quan këtë një “privilegj të paturpshëm” për SHBA-në. Sepse dy rivalet më të rëndësishme kanë probleme: Euro, sipas Eichengreen, është një monedhë pa shtet, dhe Renminbi kinez një monedhë me shumë shtet. Kjo do të thotë, që me dobësimin e Euros nuk ka një qeveri, e cila të mund të marrë përsipër stabilitetin e monedhës. Monedha kineze në të kundërt kontrollohet prej udhëheqjes politike dhe jo nga forcat e ekonomisë së tregut.

Më pak dominancë e Dollarit?

Në SHBA ndërkohë është e vështirë, që duke iu referuar politikës dhe ekonomisë të flasësh për një situatë të kontrolluar. Presidenti Trump nuk stepet, të akuzojë vendet e tjera – jo vetëm Kinën si konkurrente të monedhës – për manipulime me Renminbi, për të shkruar më pas në një Tweet rekomandimet për Bankën kombëtare të rezervave lidhur me politkën monetare. Ndonëse Banka amerikane e Rezervave deri tani po ndjek një kurs të qendrueshëm dhe të paprekshëm, qëkurse shtëpia e bardhë ka nisur të japë hapur rekomandime dhe kërkesa si p.sh. lidhur me interesin orientues, është e paqartë, nëse mund të kesh gjithmonë besim tek neutraliteti politik i FED.

USA Lauren Simmons, Aktienhändlerin New York Stock Exchange (DW/A. Schwedt)

As për kursin e politikës ekonomike të Trumpit askush nuk guxon të japë garanci. Veprimet e tij shumë shpesh janë kontradiktore: Ai flet për marrëveshje të mëdha tregtie, por ato deri më tani nuk janë zbatuar veçse ka pasur anullime e ai nuk i është përmbajtur asnjës prej tyre. Një grindje tregtare me Kinën, pasiguria në raportet me Rusinë, e së fundi grindja me Turqinë, që po e zhyt lirën në humnerë pa fund…Duket sikur Dollari në gjendjen aktuale nuk është një bankë e sigurtë.

Shtrohet pra pyetja: cila monedhë do të dirigjojë në të ardhmen? Rusia dhe Turqia kanë deklaruar, se në tregtinë ndërkombëtare duan të kthehen tek monedhat e tyre – ato duan t’ia kursejnë vetes rrugën e tërthortë përmes Dollarit. Ndoshta edhe vende të tjera do të ndjekin këtë shembull dhe Dollari në tregtinë globale do të jetë më pak dominant. Por ai do të mbetet monedha më e fortë në vetvete, për aq kohë sa SHBA edhe në kaosin më të madh gëzon besimin më të madh se shtetet e tjera pas monedhave të tjera.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHKËLQIM HYSENAJ/ Thaçi ecën vetë
Previous article EDISON YPI/ Sizifi Rinush Idrizi

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k