• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
Analisti amerikan: Shqipëria nuk duhet tu jap pasaporta kosovarëve, e pëson vetë
Home
I pakategorizuar

Analisti amerikan: Shqipëria nuk duhet tu jap pasaporta kosovarëve, e pëson vetë

October 17th, 2017 Redaktor2 I pakategorizuar 0 comments

Kjo javë politike ka qenë e ngjeshur dhe tepër dinamike. Jo pa zhurmë kaloi dhe propozimi i Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi ku i kërkoi homologut të tij nga Shqipëria, Ilir Metës dhënjen e shtetësisë shqiptare për kosovarët, me argumentin se edhe kosovarët kanë të drejtë të lëvizin në BE. Të menjehersme kanë qenë edhe ragimet kundër (për të mos thënë që nuk kishe aspak pro, as nga Shqipëri as nga ndëkomëtarët.)

Analisti amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer, gjatë një interviste për gazetën “Zëri” ka thënë se kërkesa e presidentit Hashim Thaçi drejtuar homologut të tij Ilir Metës për pajisje të qytetarëve me pasaporta të Shqipërisë e zvogëlon sovranitetin e Kosovës. Sipas tij, një kërkesë e tillë nuk pranohet as nga Shqipëria nga frika e kthimit mbrapa të perspektivës së vet për në BE. “Pajisja e qytetarëve të Kosovës me pasaporta të Shqipërisë, ashtu siç i kërkoi ditë më parë presidenti Hashim Thaçi homologut të tij Ilir Meta, do ta zvogëlonte sovranitetin e Kosovës.”

Sakaq analisti i njohur amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer, duke shtuar se pavarësisht një kërkese të tillë Shqipëria nuk do t’u japë pasaporta kosovarëve, siç thotë ai, nga frika e kthimit mbrapa të perspektivës së vet për në Bashkimin Evropian. Duke shtuar edhe marrëdhënien Kosovë-Serbi, dhe njohjen nga pala serbe, analisti amerikan ka theksuar: “Ajo nuk duhet të jetë njohje dypalëshe, por në vend të kësaj mund të vijë në formën e anëtarësimit në OKB dhe shkëmbimin e përfaqësuesve diplomatikë të nivelit të ambasadorëve”, ka thënë mes tjerash Serwer gjatë intervistës për “Zërin”….

/AlpeNews.al/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 2 Tiparet e çifteve të lumtura
Previous article Horoskopi, e martë 17 tetor 2017

Redaktor2

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k