• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
ANA ABDI/ Lërini përrallat dhe kursejani shqiptarëve atë shfaqje të shëmtuar që pamë dje!
Home
Blog

ANA ABDI/ Lërini përrallat dhe kursejani shqiptarëve atë shfaqje të shëmtuar që pamë dje!

April 13th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Tirana jonë ka filluar të gjallojë, ta kapë furia dhe vrulli i punëve e lëvizjeve të qytetarëve të saj siç ndodh në çdo kryeqytet të zhvilluar të botës.

Edhe unë, si e re e angazhuar në politikë dhe me projekte që nuk më shërbejnë vetëm mua e bashkëmoshatarëve të mi, por të gjithë shoqërisë, e gjeta veten dje të përfshirë në vrullin e kryeqytetit, mes brrylash, zhurme e punësh për të mbyllur. E në këtë vrull, ku të gjithë vrapojnë për të kapur kohën e mundësitë, gjëja e fundit që më vjen në mëndje, në një ditë të Enjte, është të shoh seancën plenare. Më shumë se një seancë plenare, i ngjan një shfaqe të shëmtuar cirku, apo më keq akoma një arene gladiatorësh.

Si çdo herë, si për dreq, kështu ndodhi dhe këtë të Enjte. Edhe pse nuk kisha dëshirën më të vogël për të ndjekur seancën plenare, teksa bëja kalimin e zakonshëm të lajmeve online, ishte e pamundur të mos shikoje atë që kishte ngjarë dje në Parlament.

Në çdo titull lajmi, përdhunisht të shfaqeshin fytyrat e Mulit, Kejdit, Palokës…Të njëjtët zhurmues të kahershëm.

Në vendin ku do të duhej të ishte elita e mendimit, kulturës, debatit, ku lufta e vetme do të duhej të ishte marrëveshja e fjalës për një debat sipas një logjike ligjore në interes të qytetarëve, shfaqet ana më e shëmtuar e një shoqërie që i ul kokën çdo qytetarit shqiptar. Bëni një marrëveshje, meqë debatin e keni ulur kaq poshtë, mos e përdhosni më shumë Parlamentin, por dilni në rrugë, sepse si të tillë po silleni.

Teksa shikoja Mulin, Kejdin, Palokën dhe të gjithë shpurën e të paaftëve që bënin tifo, irritohesha e më vinte në mend veç Zulluland-i i Konicës. Ata mu dukën të mjerë, e ndjeva keqardhje për veten e qytetarët e vendit tim.

Në fakt nuk kanë faj as Muli, as Kejdi e as Paloka….Në fund të fundit aq dinë! Ose më keq akoma, ata kamikazë të dinjitetit personal, e dinë shumë mirë se çfarë bëjnë, e nuk kanë problem as të përdorin imazhin e tyre për këtë.

Më falni për zhargonin, por mendoj që as Mulit, as Kejdit e as Palokës, nuk i plas fare as për kuksianët e arrestuar e as për shqiptarët! As sot, as kurrë! Ndaj lërini filmat, lojërat e teatrin se gjoja ju dhimbsen kuksianët. Lërjani drejtësisë të flas për to, se qeveria as nuk fut dhe as nuk nxjerr nga burgu njerëz.

Lërini përrallat dhe kursejani shqiptarëve atë shfaqe të shëmtuar që pamë dje!  Një shfaqe vulgare, e pavlerë, ashtu siç i keni ngritur karrierat ju, shërbëtorë të padronëve tuaj politik, që në këmbim të emrit në listë, bëheni qesharak, të neveritshëm dhe antishqiptar.

Dje, dukej qartë që ju nuk ja u ndiente as për shqiptarët e as për kuksianët, qarkun e të cilëve e latë më të varfrin në Shqipëri. Sot u duk qartë frika juaj,nga reforma në drejtësi ndoshta. Ishit sulur si qeni që mbron të zotin, me çdo kusht, në mbrojtie të padronëve politikë. E bëtë këtë në kurriz të kuksianëve që i përdorët si pretekst, në kurriz të shqiptarëve dhe në këmbim të së ardhmes europiane të vendit.

Është e qartë për të gjithë shqiptarët, se me teatrin e djeshëm, në rastin më të mirë kërkonit të shpëtonit lëkurën e padronëve tuaj dhe Zot na ruaj, trëmbem nëse e keni bërë këtë me qëllim destabilizimin e vendit, me mendimin e shëmtuar për të sakrifikuar për të ardhmen e tij europiane.

Prandaj, përrallat tuaja me dhëmbshuri për shqiptarët, na i kurseni! Madje na bëni një nder, shporruni, zhdukuni nga sytë këmbët, se na vjen turp nga ju, që i nxini përditë faqen Shqipërisë!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DENIS DYRNJAJA/ Zgjohu popull!
Previous article SPARTAK NGJELA/ Revolucioni i miellit Berisha

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k