• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
ALTIN KETRO/ Një rikujtim për zëdhënësin e “Babales”, Ervin Salianji
Home
Blog

ALTIN KETRO/ Një rikujtim për zëdhënësin e “Babales”, Ervin Salianji

December 13th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nuk do të doja t’i rikthehesha edhe njëherë çështjes “Babale”, sepse e kam konsideruar të sqaruar që atëherë kur PD-ja publikoi audio dhe video përgjimet, teksa të dyjave këtyre materialeve u kam bërë një zbërthim shterrues, gërmë për gërmë e fjalë për fjalë. Ishin materiale që nuk të linin asnjë mëdyshje se kishim të bënim me inskenim të pastër të një komploti politik për të njollosur ministrin e Brendshëm Xhafaj dhe nëpërmjet tij gjithë mazhorancën qeverisëse.

Por teksa këto ditë jemi njohur me pretencën e prokurorisë dhe daljen e shpeshtë në media të të pandehurit Salianji për të intimiduar si organin e akuzës, ashtu edhe trupën gjyqësore, teksa ky personazh politik apo avokati i tij po përpiqen studio më studio për ta paraqitur atë si një ëngjëll, e shoh të arsyeshme që nëpërmjet tri linkeve të versionit online të gazetës “TemA”, t’i risjell në vëmendje të interesuarve gjithë kronologjinë e ngjarjeve.

Dua të theksoj se nuk ka asnjë vlerë që për të kuptuar këtë inskenim të shëmtuar, të analizosh atë të ashtuquajtur audio-përgjim. Audio-përgjim të cilit i mungon pajisja origjinale e inçizimit dhe çuditërisht kemi vetëm kopjen në USB. Do mjaftonin intervistat e personazheve Albert Veliu (Babalja) dhe Alfred Alizoti, të dhëna në selinë e PD-së për llogari të kësaj partie me regjisor Salianjin, për të kuptuar se e gjitha është një skenar nga ato që do i kishte zili edhe vetë ish-Sigurimi i Shtetit kur shpiku ngjarje si ajo e bombës në ambasadën sovjetike.

Partia Demokratike duhet falënderuar për ato dy intervista, sepse pa to do e kishim të vështirë të kuptonim skenarin manipulues. Ato dy intervista jo vetëm që nxjerrin zbuluar Babalen dhe Alizotin, por edhe ata që u rrinë në prapaskenë dhe që u garantuan atyre të ardhme të sigurt, siç është edhe azili politik.

Por PD-ja duhet “përgëzuar” edhe për diçka tjetër; për aftësinë e treguar që gjeti tek Agron Xhafaj një personazh perfekt i cili i plotësonte kushtet për të qenë i dyshuar. Sepse Agroni kishte mbi shpinë një dënim të marrë në Itali rreth 17 vjet më parë për drogë. Një dënim të cilin ai nuk e kishte vuajtur sepse pala italiane nuk kishte treguar kurrë interes për ta shpallur në kërkim dhe afërmendsh që Agroni nuk kishte pse të tregohej më katolik se Papa, për të bërë burg kur askush nuk ia kërkonte këtë.

Lidhja e shkurtër që PD-ja bëri duke përdorur atë dënim të vjetër për të krijuar alibinë e re, sipas së cilës “Agroni qimen e ndërron po zakonin s’e harron”, seç më kujtoi një film të kinostudios me titull “Dora e ngrohtë”, ku personazhi Beso, pasi kishte bërë burg për bashkëpunim në vjedhje, pas daljes nga burgu u bë i dyshuari kryesor teksa në kantierin e punës së tij ndodhi një vjedhje lekësh, ndonëse vjedhjen e kishte kryer tjetërkush. Ky shembull është një mënyrë e thjeshtuar për ta kuptuar më mirë se si u përzgjodh Agroni për t’u bërë kurban pa faj.

Gjithsesi, për të mos e zgjatur, meqë jemi përpara vendimit të gjykatës, le të jenë këto tri artikuj analizues të intervistave të personazheve kryesorë, Babale e Alizoti, diçka shtesë përtej atyre që ka thënë prokuroria në pretencë, si një arsye më shumë për të dalë tek e vërteta.

1. Kronologjia e një dëshmie të një dëshmitari të rremë!

https://www.gazetatema.net/2018/05/18/kronologjia-e-nje-deshmie-te-nje-deshmitari-te-rreme/

2. Një audio-përgjim i pasuar nga dy video-dëshmi, që lënë vend për inskenim të organizuar

https:/www.gazetatema.net/2018/05/21/nje-audio-pergjim-i-pasuar-nga-dy-video-deshmi-qe-lene-vend-per-inskenim-te-organizuar/

3. Video-përgjimi “Babale 2” si kamerdare shpëtimi e komplotistëve të audio-përgjimit “Babale 1”

https://www.gazetatema.net/2018/10/10/video-pergjimi-babale-2-si-kamerdare-shpetimi-e-komplotisteve-te-audio-pergjimit-babale-1/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANLIZA/ Çfarë “fshihet” pas fitores së Boris Johnson në Britaninë e Madhe?
Previous article MERO BAZE/ Fushata linçuese e Metës ndaj Dvoranit, është betejë për të bllokuar Gjykatën Kushtetuese

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k