• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
ALTIN KETRO/ Dhe vjen një ditë…
Home
Blog

ALTIN KETRO/ Dhe vjen një ditë…

January 21st, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Lajmi se kryetari themelues i LIBRA-s, Ben Blushi, dha dorëheqjen nga drejtimi i këtij subjekti politik, e bë shpejt temë kryesore e analizave politike. Në fakt, lajm nuk duhet të përbënte largimi i Blushit. Po të shohësh rrjedhën e ngjarjeve, ai kishte 7 muaj që ishte larguar nga partia dhe politika. Qysh pas zgjedhjeve të 25 qershorit Ben Blushi kish humbur si “Xhaferri simiten”, kësisoj ai praktikisht nga një rol aktiv si kryetar kish kaluar në rol pasiv ku rrjedhimisht kish futur në hulli pa rrugëdalje edhe vetë krijesën e tij.

Ajo që për mua duhet të përbënte bërthamën e ngjarjes së ditës, nuk duhet të ishte largimi i Blushit, por përjashtimi i bashkë kryetares themeluese zonjës Mimoza Hafizi. Ndonëse juridikisht ishte thjesht anëtare e Bërthamës, askush nuk mund ta vërë në diskutimin se partia politike LIBRA u ideua nga këto dy personazhe. Ato ishin një dyshe e pandarë në Kuvendin e shkuar, as sa edhe vetë Blushi çdo njoftim që shpërndante dikur e nënshkruante si vendim të përbashkët të Benit dhe Mozës.

Ka një rastësi të çuditshme që, në ditën që Blushi jep dorëheqjen, ish partia e tij përjashton praktikisht numrin 2 të saj. Zonja Hafizi u përjashtua nga radhët e partisë për disa shkelje statutore të tilla si: përdorimi i siglës së partisë apo thirrja e forumeve të partisë me firma të anëtarëve të dorëhequr. Mbase kanë të drejtë në këtë pikë. Por, nisur nga kjo vendimmarrje, çfarë duhet të themi për shkeljet që Blushi bënte në vazhdimësi sa ishte pjesë e PS-së dhe grupit të saj parlamentar teksa votonte kundër ligjeve që paraqiste qeveria, apo që i bënte opozitë të fortë qeverisë dhe kryeministrit Rama duke qenë pjesë e mazhorancës?!

Ai debatonte me fjalë fyese jo vetëm me Ramën, por edhe me ministra të PS-së me të cilët kishte dekada që njihej dhe bashkëpunonte. E megjithatë, as Rama dhe as PS-ja, nuk ia dhanë kënaqësinë e madhe e të shumëdëshiruar të përjashtimit nga partia dhe grupi parlamentar, ndërkohë që po të niseshim nga zbatimi i Statutit ai duhej përjashtuar me qindra herë.

Dhe vjen një ditë pra që gjithë parimet e mëdha demokratike që proklamonte Blushi, gjithë morali politik që ai shfaqte nga foltorja e Kuvendit, t’i kthehen në bumerang. Edhe largimi i tij i përkohshëm nga politika, ka qenë vetëm në funksion të kësaj, pra të faktit që përjashtimi i zonjës Hafizi të mos bëhej sa kohë ai ishte në krye të partisë. I kompleksuar nga fakti se kryeministri Rama nuk e përjashtoi nga partia, Blushi u detyrua që për të kamufluar përfshirjen e tij në përjashtimin e zonjës Hafizi, të bëhej vetë KURBAN. Kuptohet, përkohësisht, deri sa të vijë dita që Blushi, si për ironi të fatit, do t’i duhet të RILINDË për t’u kthyer sërish në krye të LIBRA-s.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BASHKIM ZENELI/ Për Gjermaninë, për Europën
Previous article LEONIDHA MËRTIRI/ Mesazhet e një vrasjeje

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k