• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
ALTIN DURO/ Këshilltari me pistoletë lodër, apo i trondituri mendërisht?!
Home
Blog

ALTIN DURO/ Këshilltari me pistoletë lodër, apo i trondituri mendërisht?!

March 12th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Ky është deputet i parlamentit shqiptarë! Mos u habisni nga soji i tij, ka me bollëk në sallën stallë. Por ky i sotmi, është i një lloji të veçantë të parlamentit të këtij vendi! Me të drejtë, të gjithë do pyesni veten, se përse dhe mbi çfarë meritash vazhdon e ulet në një karrige të dhuruar “Kaubojsi i Tironës”?! Për ata që nuk e dinë, Kaubojsi është personazh, i cili nuk harrohet lehtë, pasi në kurriz ka bëma trimërie!

Trimëria e tij e parë, ishte kur me pistoletë në brez, u turr si i çartur të ndalonte ndërtimin e këndit të mrekullueshëm të lojrave për fëmijët, pranë Parkut të Liqenit, të Tiranës. I shkreti deputet, duhet t’i urrente fëmijët… Ndërsa trimëria e dytë, ndodhi fill, pasi u pikas me pistoletë në brez tek kodrat e liqenit, të cilën rrezikohej t’ia fusnin në një vend të keq. Deputeti në atë kohë deklaroi, se arma e tij ishte thjesht një lodër, që ai e mbante për të vrarë frikën, qysh kur “luante korridoresh” me kolegët e tij në parlament.

Pas këtyre ngjarjeve të rëndësishme në jetën politike të Kaubojsit Trim, të gjithëve u vjen keq, kur shohin, se sa shumë ka ndryshuar mjerani deputet! Të gjithë janë dëshmitarë, se si Kaubojsi i Tironës do të mbahet mend gjatë, në kujtesën tonë për trimëri. Jo trimëri dosido, por nga ata që vetëm “bura” me pistoletë uji dinë t’i bëjnë… ose “bura” që atë “mikun” e kanë si tub vetëm për të urinuar.

Një ditë më parë, Kaubojsi i befasoi të gjithë! Kreu një tjetër trimëri, që nuk do harrohet lehtë. I dha urdhër Trump-it, burrit më të fuqishëm të botës… për momentin!

Të mësosh Trump-in, se si duhet të drejtoi dhe se si duhet të bëj politikë, që të mos të të mërzisi ty… është guxim prej luani dhe shumë më i madh madje, kur je veçse një “mi” para tij. Megjithatë, ne duhet të ndjehemi “krenar të turpëruar”, që nuk guxuam të bënim atë që bën miu i dehur: Futjen e politikës amerikane në shinat e gjirizit partiak, ku vegjeton! Nëse nuk besoni, dëgjoni e mbani vesh o milet, se si ta përplas në fytyrë duhmën e rakisë që e burrëron këtë trim:

“For IMMEDIATE RELEASE!

To: H.E. Mr. Donald TRUMP,

PRESIDENT OF THE UNITED STATES OF AMERICA

Sill në Tiranë dikë që të të përfaqësojë administratën o Zotëri, se s’di me kë të merrem më parë unë:
– me këlyshët që ka pjellë “Mother Russia” këtu që në 1941 kundër meje, apo

– me ata që importon, paguan apo shfrytëzon “internacionalizmi proletar” përmes “Mother Jones” kundër teje.

Këtu trimi i ka thënë të gjitha, e nëse zoti Trump nuk vë mend, veten pastë në qafë, se janë të rrallë miqtë nga bregu i Lanës, ku derdhen ujërat e zeza të Tiranës, që të japin një këshillë kaq të vyer dhe jetike.

Jo për gjë, por duhet te jesh qen bir qeni, këlysh i “Mother Russia”, nga origjina e familjes si puna e këtij! Pra duhet ta kesh në gen, e për atë punë, vetëm “djedushka” Sali i’a kalon Kaubojsit, sepse është dora vetë… kryekëlyshi i kastës së përmbysur!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SPARTAK NGJELA/ Saraçi fluturoi se kërkoi të shpëtonte Adriatik Llallën, tani e kanë të tjerët radhën
Previous article ARTUR AJAZI/ De facto, Lulzim Basha është i shkarkuar si kryetar

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k