• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
ALTEO HYSI/ Hapësira më e bukur në Europë, ose sheshi i mendjes së hapur
Home
Blog

ALTEO HYSI/ Hapësira më e bukur në Europë, ose sheshi i mendjes së hapur

June 24th, 2018 F.autor Blog 0 comments

E përfshirë jo pak herë në debatet për rëndësinë e hapësirave publike, Sarah Gaventa, eksperte londineze e kësaj fushe, mbështet fort idenë e një hapjeje mendore ndaj hapësirave publike, duke theksuar se sheshet, rrugët, monumentet nuk mund të jenë vetëm konstrukte fizike apo thjesht investime luksoze.

Përtej kësaj, hapësirat publike sipas saj, nëse janë hapësira cilësisht të mira, janë ushqyese të shëndosha të jetës urbane. Ato ndihmojnë të mbajnë zemrën tonë të lumtur, në harmoni me hapësirën rreth nesh, do të thoshte Gaventa, duke i cilësuar sheshet publike si përbërësit jetësorë në krijimin e një komuniteti ku ka respekt të përbashkët, tolerancë e pranim të njëri tjetrit.

Por për ta parë e ndërtuar si të tillë hapësirën publike dhe veprat që e formësojnë atë, nevojitet një hapje e mendjes, përfundon ekspertja.

Në këtë kontekst sheshet janë vendet ku lind dhe rritet natyrshëm koncepti i “shoqërisë së madhe” e demokratike, sepse aty të gjithë mund të mblidhen në mënyrë të barabartë dhe të lirë për të protestuar, për të festuar apo për t’u relaksuar.

Një arsyetim i tillë, me mëndje të hapur, është i nevojshëm sa herë ngrihet një diskutim për një vepër të re të hapësirës publike, ashtu sikurse kemi dëgjuar ditët e fundit për Sheshin “Skënderbej”, i kthyer në vend takimi të të gjithëve, shqiptarëve, tironasve, të ardhurve apo europianëve që gjejnë aty një hapësirë të përbashkët.

Përpos rrugëtimit të këtij sheshi, mes betejave ndërmjet mendjeve të hapura e mendjeve të mbyllura, ky është sheshi i “shoqërisë së madhe”. Kjo jo vetëm si një simbolikë për shkak të shtrimit të tij me gurë nga të gjitha trevat, por sepse siç thotë Gaventa, ne kemi nevojë për hapësira vibruese që transmetojnë shenja civilizimi.

Si mund t’i bëjmë hapësirat publike më miqësore për psikologjinë e njeriut? Ne kemi nevojë që hapësirat tona të jenë si vetja: të ndryshme, të dallueshme, duke shfaqur një varg elementësh identitarë, por njëkohësisht të përçojnë te njeriu edhe një ndjenjë përkatësie ndaj asaj hapësire të përbashkët.

Studimet tregojnë se sheshet, hapësirat, qytetet ndikojnë psikologjinë e njeriut aq sa gjendjen emocionale dhe humorin e tij.

David Halpern në librin e tij “Të ndërtosh Lumturinë” shkruan se pavarësisht sa magjepsës mund të jetë dizajni i një vepre publike, ajo çfarë bën diferencën është se sa struktura, ndërtesa a sheshi , inkurajon ndërveprimin social, sa i lejon njerëzit të zgjedhin kur, ku, si e më kë të ndërveprojnë.

Në thelb, kjo e bën sheshin Skënderbej të jetë Hapësira më e bukur publike 2018, kushdo gjen aty një hapësirë për të ndërvepruar më kë të dojë, kur të dojë, e si të dojë, për të festuar, relaksuar a për të protestuar. Kushdo që ka mendjen e hapur për të kuptuar se hapësira publike lidhet fort me cilësinë e jetesës së vet, mund ta gjejë aty këtë filozofi që shkon paralelisht me një shkallë të lartë civilizimi. Kushdo që kërkon të hapë mendësinë karshi vlerave të hapësirës publike, mund ta gjejë në atë shesh një copëz të vetvetes…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article XHAFER RAKIPLLARI/ Botërori dhe një histori suksesi e diplomacisë sportive
Previous article ERVIS ILJAZAJ/ Refugjatët si faktori kryesor politik shqiptar dhe europian

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k