• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ALTEO HYSI/ Barbaria e partisë demokratike mbi të miturën e Kavajës
Home
Blog

ALTEO HYSI/ Barbaria e partisë demokratike mbi të miturën e Kavajës

February 8th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nga Alteo Hysi/

Ngjarja e rëndë në Kavajë, është një nga ato ngjarje që i ka lënë të gjithë pa fjalë jo vetëm për traumën që ka pësuar një 13 vjeçare, por edhe më shumë se kaq, për mënyrën çnjerëzore me të cilën është trajtuar publikisht fati i së miturës.

Viktimë e abuzimit seksual në një qytet të vogël, ku të gjithë e njohin njëri tjetrin, si të mos i mjaftonte i gjithë presioni i një rrethi vicioz gjykimesh, vajza e mitur në gjithë këto ditë është ritraumatizuar, është ridhunuar, në mënyrën më barbare të mundshme, publikisht dhe mediatikisht nga ata që me jetën e saj po bëjnë politikë.

Pa respektuar as të drejtën për privatësinë, as ligjin për mbrojtjen dhe ruajtjen e privatësisë së viktimës, eksponentët e partisë demokratike, duket se kanë gjetur te rasti i vajzës ushqimin e përditshëm politik, pa kursyer asnjë detaj nga trauma që iu desh të kalojë.

Të gjithë treguesit në sjelljen e opozitës provojnë se nuk i intereson fati i së miturës por vetëm ta bëjnë copash jetën e saj për qëllime politike. Në një kohë kur vajzës i është dhënë mbështetja psikologjike dhe sociale nga strukturat e posaçme, mënyra më e mirë për ta ndihmuar të tjerët jashtë kësaj historie, është të mos e shfrytëzojnë atë për qëllimet e veta.

Në çdo vend të botës, ku ka politikanë të përgjegjshëm, raste të tilla i lihen në dorë për t’u trajtuar strukturave të posacme që me ekspertizën e tyre mund ta mbështesin viktimën, por ndërsa e mitura e Kavajës është trajtuar në kohë nga strukturat shtetërore, njerëzit e politikës, në mënyrë sa absurde aq edhe çnjerëzore, po bëjnë politikë me fatin e saj.

Rimediatizimi i tejskajshëm, sajimi i çdo lloj historie mbi vajzën nga politika, duke e kthyer atë në qendër të një debati politik të ulët dhe vulgar, është ridhunim i vajzës. E mitura nuk ka nevojë as për deklaratat false, keqardhjen, mëshirën apo viktimizimin që i bëjnë zonjat e PD. Vajza ka nevojë të rifitojë jetën e vet dhe për këtë arsye, politika duhet të ndalë së u marri me jetën e saj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARBANA XHARRA/ Dua të besoj tek shqiptarët e ndershëm, të besës e të nderit, por para më dalin vetëm bisha të egër
Previous article ÇAPAJEV GJOKUTAJ/ Përgojimi i adoleshentëve kavajas

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k