• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
ALMA NIKOLLI: Shpresoj që mjekët të jenë dorëhequr dhe nga marrja e lekëve nën dorë…
Home
Blog

ALMA NIKOLLI: Shpresoj që mjekët të jenë dorëhequr dhe nga marrja e lekëve nën dorë…

December 5th, 2017 Redaktor2 Blog 0 comments

Para jo shumë kohësh, natën vonë, duke shoqëruar një familjar u nisa për në urgjencën e QSUT. Pak me nxitim prej dhimbjes së të sëmurit, e pak me përtesë prej shërbimit zakonisht të munguar spitalor, arritëm të “sajoheshim” në një krevat në korridor.

Mjekët dhe infermierët gjatë natës dukshëm ishin të paktë.

Një mjeku apo infermieri i duhej të përballej me sëmundjen e shumë pacientëve, por edhe me inatin e familjarëve.

Nëse nuk ka krevate, serume apo staf, mjekët janë ata që fajësohen.

Ata vraponin sa në një krevat në tjetrin, ndërsa ne të gjithë pretendonim se dhimbja e të afërmit tonë është më parësorja dhe më e madhja.

Edhe pse na sorallatën pak sa te njëri pavion, sa te tjetri, shërbimin e morëm.

I sëmuri në krevatin me mure prej perdesh në korridor, ndërsa ne ulur në pllakat e korridorit këmbëkryq.

Infermierët e mjekët vijojnë marrin ndonjë lekë nën dorë.

Atë natë e vura re më pak, po në raste të tjera edhe më shumë.

Para se të largoheshim mjeku më thirri, më pyeti për emrin e pacientit e moshën, dhe vijoi të shkruajë.

Pasi mbaroi, më komunikoi me mirësjellje ç’duhet të më thoshte dhe gati pakuptimshëm filloi t’i mëshonte stilolapsit nëpër shkrim për të dytën herë.

Unë gjithsesi nuk do ta kuptoja atë shkrim të pakuptueshëm mjeku, megjithatë mu duk se ai po përpiqej të fitonte kohë me mirësjellje, që t’i jepja ndonjë lekë. I thashë faleminderit dhe ikëm.

I vetmi faj i mjekëve dhe infermierëve shqiptarë është se kanë marrë para nën dorë sa kanë mundur.

Duke filluar që nga 2 mijë lekësha të arnuar me ngjitësa e deri tek 100 euroshe të padjersituara.

Jo të gjithë janë të tillë, por për fajin e atyre që janë, ne kemi humbur besimin te humanizmi i tyre.

Një adoleshent që ka ëndrrën për t’u bërë mjek sakrifikon më shumë se moshatarët e tij nga argëtimet, vetëm e vetëm që të ketë një mesatare për ta nisur këtë degë.

Më pas, më shumë se çdo student, ai i dedikon vite e jete e orë studimi degës së preferuar.

Dhe vjen momenti kur bëhet mjek.

Dikush ikën në Gjermani, dikujt i bëhet Hipokrati, hipokrit dhe të tjerët o pasurohen nën dorë, o vuajnë idealizmin e tyre.

Rebelizmi i mjekëve të urgjencës është shpresë…qoftë edhe nxitje për kolegët e tyre, nxitje që të heqin dorë nga marrja e parave nën dorë.(27.al)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ENTON PALUSHI: Një shpjegim psikologjik se përse e duam komunizmin
Previous article ERJON BRAÇE: Hajde Lul, ktheu në Tiranë se u bëre gazi i botës. Merru me Qamilin më mirë

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k