• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ALMA NIKOLLI/ Emigrantët kanë faj!
Home
Blog

ALMA NIKOLLI/ Emigrantët kanë faj!

December 27th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Emigrantët kanë faj që luftuan me dallgët e detit, e jo pak herë u mbytën të detyruar të hidhen nga gomonet.

Emigrantët kanë faj që i lanë të gjithë, e me lot në sy për muaj me radhë kërkuan të kapen pas një fije shprese, vetëm që të mos bënin hapa mbrapsht, vetëm që të mos zhgënjenin.

Emigrantët kanë faj që lanë pjata, pllaka e plaka nëpër botë, kur atdheu po vidhej nga të vetët.

Emigrantët kanë faj që mbajtën flamuj shqiptarë në shtëpi, kur Shqipëria vetë, sa e sa herë e ktheu shqiponjën me kokë poshtë.

Emigrantët kanë faj që këmbyen realizimin e ëndrrave të tyre rinore me një strehë të familjes në atdhe.

Emigrantët kanë faj që sollën parfumëra të shtrenjtë e në “këmbim” morën kavanozë me turshi, duke u ndjerë mirënjohës.

Emigrantët kanë faj që pjesa më e madhe e shqiptarëve që kanë iPhone, e kanë prej tyre.

Emigrantët kanë faj që shkollojnë motrat e vëllezërit me tarifa të papërballueshme në atdhe.

Emigrantët kanë faj që kur na kishte mbetur edhe një kafshatë e fundit nuk protrestuam, por u dërguam një mesazh.

Emigrantët kanë faj që i mbushëm rrjetet sociale me fotografi nga “jashtë shtetit”.

Emigrantët kanë faj që bënë më shumë se askush për Shqipërinë.

Emigrantët kanë faj që kërkojnë të protestojnë për vendin, që nëse ka diçka të mirë e ka falë tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANALIZA/ Kur një delirant merr flamurin e “diasporës” dhe në lojë përfshihet edhe Ilir Meta
Previous article SPARTAK NGJELA/ Kthesa e Edi Ramës dhe gjendja e re e studentëve

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k