• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
ALMA NIKOLLI: 4 mos-et më të famshme në Tiranë
Home
Blog

ALMA NIKOLLI: 4 mos-et më të famshme në Tiranë

December 29th, 2017 Redaktor2 Blog 0 comments

Mos këpusni lulet,

Mos parkoni para portës,

Mos pështyni në tokë,

Mos hidhni letra në WC!

Jeta e një qyteti mund të njihet edhe përmes disa shenjave jo fort të bujshme që i gjen të shkruara në mure a pllaka kudo nëpër të. Se me çfarë një popull e tepron, është krejt e kuptueshme edhe tek “veprimet e ndaluara” që tentojnë t’i diktohen.

Po të kalosh tek e ashtuquajtura “Rrugë e Ambasadave”, sikur ndjen një tjetër atmosferë. Më qetësi, rregull e “jashtështet” se në shumë pjesë të tjera të Tiranës. Lule të mbjella, përherë të mirëmbajtura përkrah disa tabelave që shkruajnë “Mos këpusni lulet”. Të huajt me siguri do kenë pyetur ndonjërin “çfarë shkruhet përbri luleve, lloji i tyre?”. Shqiptarët lulekëputës, na cilësojnë ata ne kur i pyesin për eksperiencën diplomatike në tokën e shqiponjave.

Ashtu e çrregullt, e banuar vrullshëm prej ne të ardhurve apo edhe vendalinjve, Tirana është një mozaik portash. Ngjyra-ngjyra, lloje-lloje. Shkrimi në to është shpesh i njëjti, “Mos parkoni para portës”. Tirana vuan për parkim, e di i madh e i vogël, e dinë dhe portat.

“Mos pështyni në tokë”, është një tabelë e shtuar rishtaz. Teksa ecën në Tiranë sheh po aq njolla pështyme përtokë, sa çamçakëzë të shtypur petë në trotuare, rrugë e vija të bardha. Inatet e një jete të vështirë kryeqytetase duket se kushdo i shkarkon në tokë, duke pështyrë.

Oborret private të thuajse çdo shtëpie në Tiranë janë të pastra, sapo del jashtë tyre, në pronën e përbashkët, gëlojnë mbeturinat në cepat e rrugëve. Duket sikur me çdo kusht duam të shkatërrojmë atë që nuk është e jona. Ndaj, edhe pse të vetëdijshëm mbi një sistem problematik kanalizimesh, ne nëpër lokale ende na thuhet “Mos hidhni letra në WC”.

Mos, pra, mos!(27.al)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Miliarderi amerikan shet aksionet në rafinerinë e Ballshit
Previous article FATJON BAZE: 2018, vit shprese për futbollin shqiptar

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k