• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ALEKSANDRA BOGDANI/ Ngritja e KLP-së pret vetingun e 4 kandidatëve të fundit
Home
Blog

ALEKSANDRA BOGDANI/ Ngritja e KLP-së pret vetingun e 4 kandidatëve të fundit

August 6th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë prokurorin e Apelit të Shkodrës, Arben Dollapaj. Mbeten për të kaluar në veting edhe katër kandidatë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Prokurori i Apelit të Shkodrës, Arben Dollapaj, i cili kandidon njëherazi për Këshillin e Lartë të Prokurorisë u konfirmua në detyrë pasi kaloi me sukses të tria kriteret e rivlerësimit.

Trupa gjykuese e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, e udhëhequr nga Lulzim Hamitaj, me relator Olsi Komici dhe anëtare Brunilda Bekteshi e shpalli vendimin në një seancë të shkurtër paraditen e së hënës.

Arben Dollapaj e ka filluar karrierën në vitin 1993 dhe ka ushtruar funksionin e prokurorit në Durrës dhe Tiranë. Në vitet 2008-2016, Dollapaj ka shërbyer në Prokurorinë e Përgjithshme, ku ka mbajtur funksionet e drejtorit të Inspektimit dhe Burimeve Njerëzore si dhe drejtorit të Drejtorisë Gjyqësore dhe Ekzekutimit të Vendimeve Penale.

Në vitin 2016, Dollapaj u transferua në Prokurorinë e Apelit të Shkodrës pas një përplasjeje me ish-kreun e Prokurorisë së Përgjithshme, Adriatik Llalla.  Ai e cilësoi këtë vendim si “hakmarrje” dhe ngriti padi në Gjykatën Administrative të Apelit duke kërkuar rikthimin e tij në vendin e mëparshëm të punës në Prokurorinë e Përgjithshme.

Prokurori Arben Dollapaj është kandidati i tetë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë që konfirmohet në detyrë. Ngritja e këtij institucioni të ri varet tashmë nga shpejtësia e procedurave të vetingut për katër kandidatët e mbetur pa kaluar në veting.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë është institucioni që pritet të garantojë pavarësinë, llogaridhënien dhe karrierën e prokurorëve të Republikës së Shqipërisë. Ai përbëhet nga 11 kandidatë; pesë prej të cilëve jo-prokurorë janë zgjedhur tashmë nga Kuvendi dhe gjashtë të tjerët pritet të zgjidhen nga Mbledhja e Përgjithshme e prokurorëve të të gjitha niveleve.

Për gjashtë postet e anëtarëve nga Prokuroria kandiduan 19 vetë, mes të cilëve edhe Arta Marku, e cila dha dorëheqjen pas zgjedhjes si Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme. Tetë prej këtyre kandidatëve janë rikonfirmuar tashmë në detyrë, gjashtë të tjerë u rrëzuan në veting dhe katër kandidatë të KLP-së janë ende në listën e pritjes.

Sipas ligjit “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, tre prej anëtarëve të KLP-së do të përfaqësojnë prokuroritë e shkallës së parë, ku njëri duhet të ushtrojë funksionin jashtë Tiranës, dy prej anëtarëve do të përfaqësojnë Prokuroritë e Apelit, ku njëri sërish duhet të jetë nga jashtë Tirane dhe një anëtar do të zgjidhet mes kandidatëve të Prokurorisë së Përgjithshme.

Për t’i hapur dritën jeshile ngritjes së këtij institucioni nevojitet të kalojnë në veting katër kandidatët e fundit; Ramadan Troci nga Prokuroria e Përgjithshme, Bujar Hoti nga Prokuroria e Apelit Durrës, Shpëtim Kurti nga Prokuroria e Tiranës dhe Besnik Cani nga Prokuroria e Rrethit Elbasan

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ERIOLA AZIZOLLI/ Zbulimi i mozaikut hedh dritë mbi jetën e Beratit në antikitetin e vonë
Previous article UTA THOFREN/ Venezuela, një vend që po shpërthen nga brenda

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k