• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 14th, 2026
  • HOME
ALDA BARDHYLI/ Shkenca shqiptare i bashkohet kërkimeve avangarde mbi prejardhjen e matematikës
Home
Blog

ALDA BARDHYLI/ Shkenca shqiptare i bashkohet kërkimeve avangarde mbi prejardhjen e matematikës

September 14th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Kërkimeve historike të shumë shkencëtareve mbi prejardhjen e matematikës u bashkohet dhe studimi i profesor Fejzi Kolanecit, i cili renditet në anën e shkencëtarëve që gjejnë një lidhje mes universit dhe matematikës. Ky studim ka ardhur në librin “Misteret e matematikës” nga botimet UET PRESS.

Libri pati promovimin në ambientet e Universitetit Europian të Tiranës ku merrnin pjesë autoritete të fushës. Për drejtoren e botimeve UET PRESS Alda Bardhyli, e bën kërkimin shkencor shqiptar avangard pasi profesor Kolaneci jo vetëm analizon 20 figura themeltare të historisë së shkencës mbi pikëpamjet e tyre mbi origjinën e matematikës por dhe jep pikëpamjet e tij mbi lidhjen e matematikës me universin. “Profesor Kolaneci është përpjekur në këtë vepër të tij të bëjë një paraqitje të ideve filozofike mbi shkencën e matematikën, duke ndërthurur brenda librit të tij pikëpamje nga ato që besojnë se Perëndia e krijoi matematikën para se të krijonte Adamin dhe Evën, apo se ishte Perëndia ajo që futi disa sekrete brenda në objektet, konceptet, aksiomat dhe marrëdhëniet matematike, të cilat nuk mund të zbulohen plotësisht nga njerëzit, por mund të njihen pjesërisht prej tyre”, u shpreh profesor Përparim Fuga.

Sipas tij autori përpiqet të tregojë se matematika ndërtohet (u ndërtua) në botën ideale (abstrakte) dhe zbatohet (përdoret) në botën materiale. “Këto dy botë janë të ndryshme, e prandaj edhe zbatimi i matematikës në botën materiale shoqërohet me pasiguri informative. A mos vallë është kjo arsyeja pse shpesh duket se arsyetimi dhe vërtetimi matematik janë një dhuratë e Perëndisë për njerëzit? Vërtetësia e pohimit “matematik”, ose “vërtetësia e teorisë matematike”, thënë më shkurt “e vërteta matematike”, duhet të kënaqë Kriterin e Praktikës, sipas të cilit pohimi matematik duhet të harmonizohet me të dhënat faktike të eksperimenteve, matjeve ose vrojtimeve të kryera, me kusht që këto eksperimente, matje ose vrojtime të jenë të ndershme (të pamanipuluara), të besueshme, të sinqerta dhe pa gabime”, thotë Fuga.

Në libër paraqiten edhe pikëpamjet e një vargu mendimtarësh, shkencëtarë të shquar në shekuj si Plato, Arkimedi, Neëtoni, Gaussi, Ajnshtaini e deri në emra të shquar të ditëve tona, që trajtojnë raportet mes matematikës dhe realitetit, si dhe të rolit të Perëndisë në lidhje me këtë shkencë vërtet hyjnore, në bazament të të gjitha shkencave të tjera. Profesor Fejzi Kolaneci (1940), është profesor në Matematikë dhe lektor i njohur në një sërë universitetesh shqiptare dhe jo vetëm. Ai për një periudhë disavjeçare ka shërbyer si profesor i matematikës në Universitetin e Neë York-ut në Tiranë. Më parë ka punuar si sekretar shkencor në Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë, në Universitetin e Tiranës dhe në disa universitete ose institute kërkimore–shkencore të huaja, mes të cilëve renditen Universiteti i Moskës, Universiteti i Oksfordit, Shkolla Normale Superiore e Pisas, Instituti i Bashkuar i Kërkimeve Bërthamore të Dubnas në Rusi etj.

Profesor Kolaneci ka kontribut shkencor në Teorinë e Ekuacioneve Diferenciale Jolineare Stokastike me Derivate të Pjesshme dhe Zbatime të tyre, në Analizën Funksionale, në Teorinë e Probabilitetit dhe Statistikën Matematike, në Teorinë e Lojës, në Metodat Numerike etj. Profesor Fejzi Kolaneci është anëtar i Akademisë Europiane. Ai ka referuar ose publikuar shumë studime në kongrese ose Konferenca Shkencore Ndërkombëtare ose në revista shkencore ndërkombëtare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ENVER ROBELLI/ Për ata që janë tërbuar nga “Air Albania” dhe thonë “këtë na e bëri turku”
Previous article MERO BAZE/ Sali Berisha që u duhet të gjithëve!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Blog Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

May 22nd, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k