• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 8th, 2026
  • HOME
ALBERT NIKOLLA/ Karabina Jang Pd Qing!
Home
Blog

ALBERT NIKOLLA/ Karabina Jang Pd Qing!

May 20th, 2020 F.autor Blog 0 comments

(Proverb rabinik: “I dituri e di atë që thotë; budallai thotë aq sa di”.)

Kur Mao nisi Revolucionin Kulturor në Kinë, bashkëshortja e tij e katërt Jang Qing, që e bitisi atë, u shndërrua në një ndër figurat më famëkeqe të Rojave të Kuqe të Revolucionit saqë për krimet e kryera u dënua në vitin 1981 nga vetë regjimi komunist.

Klithmat e saj egërshane si të një kafshe të tërbuar kanë mbetur në kujtesën e miliona kinezëve. Kur i raportonin numrin e personave të leçitur në dacibaot kundër intelektualëve, ishte përherë e pakënaqur e ulurinte derisa bulçitë i shkonin vesh me vesh: “Shumë pak janë, më shumë duhet të dalin në dacibao! Uuuuuuuu – këlthisnin rojat e kuqe”!

Fama e saj u përhap shpejt në Kampin Socialist dhe disa persona kokëshkretë me mëndje sa të një pule, u përpoqën t’i ngjisnin asaj. Trashëgimia kulturore e krimeve të komunizmit, bartëse e denjë e të cilave është partia maoiste PD, ka brenda saj figura si Jang Qing, ku më e spikatura u shfaq ish ministrja ditësosur në atë post Karabina Jang Pd Qing. Karabina jonë e ciflave të Revolucionit Kinez leçiti sot intelektualët e Këshillit Bashkiak. E trishtë deri në dhimbje ta shikoje sot Jang Pd Qing tek kërkontë me klithma e zgërdhirje të poshtërontë anëtarët e Këshillit Bashkiak të Tiranës përballë turmave jeniçere të revolucionit!

Kjo mendjepulë, ngaqë nuk i ka dhuruar natyra asnjë dhunti, kur zgërdhihej e thërriste: poshtërojini, shikonte nga Maoja i saj për të marrë aprovimin. Nëse është e vërtetë që miklimi është ushqimi i budallenjve të fuqishëm, po aq e vërtetë është që ky ushqim është i shijshëm perherë. Edhe Goethe, në “Thënie dhe Refleksione”, dorëzohej dhe pohonte që “kush nuk ka dhunti duhet të mësojë të lajkatojë nëse do t’ia dalë mbanë në botë”.

Qeshja me vete teksa e vëreja Jang Pd Qing-un e më vinte ndër mend shkrimtari Luigi Malerba, i cili te “Kërcim i rrezikshëm (1968)” – përshkruante një atmosferë të zakonshme, të folurit me trurin e shkëputur, çlirimin e një rrjedhe banalitetesh, budallaleqesh dhe të pavërtetash. Mendova me vete, para se të dilte në foltore duhet t‘i kenë bërë klizëm truri të Shqupi.

Dhuntia e shumë njerëzve – mjerisht – mbështetet në asgjënë, në banalitet, në të zakonshmen, në sipërfaqësi dhe jo radhë në rëndomtësi. Krejt tubimet e rreme të opozitës parapolitike mbështeten në këtë zbrazëti si e Jang Pd Qing-ut dhe fakti që edhe ata kanë ndjekësit e tyre të shton dyshimin se po përhapet gjithnjë e më tepër ai model njeriu që Wilde shënjestronte aq pamëshirshëm: “I nderuar, mbani mend: budallenjtë të bëjnë përshtypje, mbi të gjitha për numrin e tyre!”. Megjithatë, nuk duhet harruar që ndonjë spërkatje mendjengushtësie dhe cektësie mund të arrije edhe mendjet dhe shpirtrat tanë. Në këtë rast, paraqitet nevoja t’i rrimë vetes mbi kokë dhe të jemi autoritikë duke përseritur bashkë me Psalmistin: “Do ta mbikqyr sjelljen time për të mos mëkatuar me gjuhën time, do t’i vë një kyc gojës simë”! Sa më larg tyre, aq më shëndetshëm jetohet!

Karabina Qing është naive e për këtë arsye bie në idiotësi, por lakmia e pushtetit e bën të bjerë edhe në keqdashje, të cilat i kryhen pa ligësi ndoshta, por që gjithsesi bëhen burim trishtimi për ndjekësit e saj. Shkujdesja dhe mirësjellja e një naivi nuk janë virtyte, përkundrazi janë burim marrëzirash, paurtësish, pakujdesish. Në të kundërt, thjeshtësia është një fitore që vjen nga asketizmi dhe nga pastrimi i mendjes dhe i zemrës. Jo më kot, poeti rus Sergej Esenin thoshte se “me u shfaqë të thjeshtë dhe të buzëqeshur është një art suprem” e sigurisht Qing-u nuk e kalon këtë pengesë!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARDIT RADA/ “Teatri, teatri”… por si e shiti Berisha “Hotel Dajtin”, që është i shpallur Monument Kulture
Previous article JOLEZA KOKA/ Një përgjigje, për Karabinën e Bashës

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k