• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ALBERT NIKOLLA/ Djallëzia e publikimit të pjesshëm të përgjimeve!
Home
Blog

ALBERT NIKOLLA/ Djallëzia e publikimit të pjesshëm të përgjimeve!

June 7th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nga Albert Nikolla

Çdo publikim i përgjimeve të ndodhive politike shqiptare në një vend si Gjermania duhet shoqëruar përherë me një interpretim kulturor, pasi përndryshe shkaktojnë një shkandull të panevojshëm e të pakuptimtë për shoqërinë gjermane e perëndimore.

Nuk është e mundur për një qytetar gjerman të hyjë  brenda dinamikave kulturore e antropologjike krejt të veçanta të shoqërisë shqiptare! Është krejt e pakonceptueshme që një gjerman të dëgjojë dikë të thotë: “do të fitoj 10 me 0 që të kënaqet kryetarja e partisë”! Por ndër militantët e partive shqiptare është aq normale sa ç’është çdo bisedë e lirshme kafenesh!

Për marrëdhënien midis së vërtetës thelbësore dhe të vërtetave të pjesshme më vjen ndërmend një pasazh nga libri “Matinales” i shkrimtarit francez J. Sulivan:

“E vërteta është si një pasqyrë e madhe prej qelqi e rrëzuar dhe e ndarë në njëmijë pjesëza. Njerëzit sulen të gjithë mbi pjesëzat, përkulen, secili syresh merr nga një copëz dhe duke e ngritur lart si një armë thërrasin: ”Kam në dorë të vërtetën”. Do të duhej, përkundrazi, të mblidheshin me kujdes e durim të gjitha copëzat, të bashkoheshin ndërmjet tyre dhe më në fund e vërteta do të shkëlqente sërish”.

Po përse botohen këto copëza të vërtetash? Autori i shkrimit e tradhton veten që në krye të shkrimit mbi përgjimet! Në vend që të merret me argumentin e sidomos që të shpjegojë dinamikat kulturore, ai e fillon artikullin me:

“A lejohet të hyjë në BE ky vend? Shqipëria e dëshiron, Brukseli nuk ka gjë kundër dhe Gjermania e mbështet në parim çeljen e negociatave të pranimit të  shtetin ballkanik, duke i dëshmuar atij përparim të madh në demokratizim.”

Kjo situatë i ka sjellë PS-së dhe Ramës përnjëmend mundësinë për t’u futur në histori për mirë në Shqipërinë e lodhur. Këto zgjedhje duhej të ishin trokllojra orëmirë e një shprese të re për çdo zelltar ndërtues që do të mirën e përbashkët. Por me sa duket po krijohen vija ndarëse mes të atyre që e duan dhe atyre që e përbaltin këtë vend!

Historia i analizon gjërat me madhështinë e ngadalësinë e saj dhe, pas kohës që asaj i duhet, do të krijojë premisa për një përimtim të ngjarjeve që po përjetojmë. Një politikë që harron përkujdesjen ndaj qytetarëve të vendit të vet do të jetë e harruar nga historia, kjo gjykatëse e pamëshirshme dhe e pakorruptuar.

Por kjo politikë rrënimtare është me fat të përcaktuar: nuk ka ta ardhme, sado e fuqishme t’i duket vetja në një periudhë të caktuar historike.

Politika është përherë një projekt (projectum = i hedhur përpara) i lidhur me të ardhmen dhe me zhvillimin e qëndrueshëm, me atë që u lëmë si pajë fëmijëve tanë e pikërisht për këtë fakt përgjegjësia është e jashtëzakonshme.

Një politikë që llogarit me pasion pjesëmarrjen e personave të dhunshëm në një protestë pa shikuar drejt së ardhmes nuk ka lidhje me historinë.

Vetëm politikani zelltar e ndërtues do të mund të thotë: mbeta në histori, sepse tekembramja një zë i fortë dhe i brendshëm i ndërgjegjes më tha që të mos mbetem skllav lidhur prej gjalmave të dhunës, por munda të bëja diçka për të mirën e përbashkët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SOKOL BALLA/ Katër “rrugët” e Shijakut
Previous article MERO BAZE/ Përse askush nuk flet për gjykim urgjent të dosjes “339”?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k