• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
AIDA CAMA/ Kriporja e Ulqinit në treg
Home
Blog

AIDA CAMA/ Kriporja e Ulqinit në treg

April 2nd, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Kriporja e Ulqinit – një histori me pasuri natyrore dhe korrupsion, shumë e ngjashme me të tjera të Ballkanit.

Kriporja e Ulqinit e ngrit në vitin 1926 nga italianët dhe ka një sipërfaqje prej 15 mijë metrash katrorë që është lagunë dhe ndodhet në deltën e Lumit Buna. Aty ka edhe një pasuri të madhe shpezësh. Ujërat e ëmbëla të lumit ndahen nga uji i kripur i detit Adriatik nëpërmjet kanaleve.

Si shumë pasuri të tjera, Kriporja e Ulqinit ka qenë pasuri shtetërore pas Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 2003 është privatizuar, sepse ndërmarrja falimentoi, meqenëse nuk ishte në gjendje të paguante energjinë elektrike. 14 mijë euro fatura të energjisë elektrike nuk “mund” të paguheshin kështu që ndërmarrja doli në treg. Privatizuesi e bleu për 800 mijë euro.

Çmimi i tokës u vendos 5 cent metri katror. Për të bërë blerjen ai mori kredi nga dy banka të Malit të Zi. Por falimentoi dhe nuk ishte në gjendje të shlyente kredinë. Kriporja mund të kthehet kështu në pronë të bankave, pronarë të të cilave janë familjarë të Milo Gjukanoviçit, disa herë president dhe kryeministër i vendit, që pritet të hedhë sërish kandidaturën për zgjedhjet presidenciale të këtij viti.

  
Kriporja e Ulqinit

Historia që po tregohet këtu shkurt, përfshin shumë procese gjyqësore, vendime qeveritare, ndërhyrje evropiane, studime zhvillimore, protesta lokale, peticione, fushata. Por kryesisht korrupsion dhe atë në nivelin më të lartë.

Korrupsioni shkatërron një nga vendbanimet më të rëndësishme të shpendëve në Evropë

Këtë tregoi në filmin e saj Milka Tadić Mijović, gazetare, presidente e Qendrës për Gazetari Investigative në Mal të Zi. Filmi u shfaq ditët e fundit në Institutin Harriman në Nju-Jork. Dokumentari “The Saline: In the Net” u ndoq nga studentë, anëtarë të institutit dhe migrantë shqiptarë e malazezë të Nju-Jorkut. “Filmi hedh dritë mbi korrupsionin që është duke shkatërruar një nga vendbanimet më të rëndësishme të shpendëve në Evropë”, thotë Milka Tadić për Deutsche Wellen. “Ky dokumentar investigon problemet ekonomike dhe ekologjike që rrezikojnë këtë qendër biodiversiteti”. Filmi është financuar nga fonde amerikane dhe u shfaq këtu për herë të parë.

 
Kriporja e Ulqinit

“Një version të shkurtuar të filmit do ta dërgoj në BE dhe vende të tjera”, shton ajo. Milka Tadić mendon se meqë ka të bëjë me nivele të larta korrupsioni çështja e kripores mund të zgjidhet vetëm duke kërkuar ndihmë nga jashtë.

Salina dhe BE

Kriporja e Ulqinit është një nga dhjetë kriporet më të mëdha dhe një nga më të rejat në Mesdhe. “E lirë kripa në Durrës, po e ha qeraja rrugës”, thonë shqiptarët që e dinë mirë si shkon kjo punë. Banorët e zonës me përqëndrim më të madh shqiptar, jetojnë të papunë pranë një pasurie të tillë. Rreth 400 punëtorë ka pasur kriporja në ditët e saj më të mira. Sot, pajisjet e ndryshkura vazhdojnë të ndotin ambientin. Prandaj shqiptarët e AANO, organizatës së shqiptarëve migrantë në Amerikë u angazhuan të krijojnë një fond për të financuar zgjidhjen e çështjes nëpërmjet institucioneve ligjore malazeze dhe evropiane.

Kriporja e Ulqinit është parku i parë privat natyror në Malin e Zi. Rëndësia e tij është vlerësuar edhe nga Bashkimi Evropian, i cili financoi edhe studimin për mbrojtjen dhe rivitalizimin e kripores. Po ashtu Bashkimi Evropian ka kushtëzuar vazhdimin e bisedimeve për anëtarësim me kapitullin 27 të marrëveshjes, kapitull që i kushtohet parkut natyror të Ulqinit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PANDELI PANI/ Kim merr pjesë në një shfaqje koreano-jugore
Previous article BEDRI ISLAMI/ Mesazh nga njeriu që qesh…

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k