• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
Agron Gjekmarkaj/ Mbrojtja e Teatrit si kauzë kundër tiranisë
Home
Blog

Agron Gjekmarkaj/ Mbrojtja e Teatrit si kauzë kundër tiranisë

June 16th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Dje në Tiranë u luajt farsa e radhës për atë që nuk do duhej të diskutohej kurrë – shembjen e Teatrit Kombëtar! Ndër ne, të grabisin dhe duan të të mbushin mendjen se po të bëjnë një dhuratë! Të tallin dhe duan të të bindin se po të marrin seriozisht! Të poshtërojnë dhe këtë e bëjnë duke të të përqafuar. Synohet e pazakonshmja dhe ajo na paraqitet si mrekulli! Gënjeshtra të ofrohet si favor e shpëtim.

Kërcënimi ambalazhohet si dëgjesë. Njerëzit e pushtetit, Rama, Kumbaro, Veliaj me një zell i janë vërsulur truallit të Teatrit Kombëtar dhe disa mijëra metrave për t’ia falur privatit, që do të ndërtojë kulla. Kjo përpjekje mund të krahasohet veç me zellin e vitit 1967 për të shkatërruar objektet e kultit. Asokohe gjithë sa bëhej për ideologji, tani si projekt mafioz. Qendra e qytetit të Tiranës falet me ligj se kinse shteti shqiptar nuk paska ca milionë euro për të ndërtuar apo restauruar një teatër të ri! Kush e beson këtë?!

Askush! Por pikërisht për këtë arsye, treshja Rama-Veliaj-Kumbaro e synojnë këtë nëpërmjet dëshmive me kamera! Teoritë moderne të komunikimit kanë shpikur një rregull të diskutueshëm. Një gjë të pamundur që ta bësh të mundur ekspozoje sa më tepër, bëje pjesë të debatit publik, shtrije në kohë derisa kundërshtarët të lodhen e të dekurajohen. Në këtë mënyrë, Rama po tërheq nga pas militantët e tij. Në fakt, ai e ka politizuar këtë synim, të cilin do ta bashkëndajë me deputetët e tij i ndërgjegjshëm për peshën e rëndë të aktit.

Një fjalë e urtë italiane, “të bësh dylberin me të prapmet e të tjerëve” i shkon për shtat kësaj situate. Habi përbën fakti se ai nuk ndalet në këtë sipërmarrje. Të lind dyshimi mos është i shtrënguar ta bëjë për rrethana që ne s’i dimë, por që mund të hamendësojmë se janë të shëmtuara e korruptive. Politikanët e PS, deputetët e saj shumë herë mund të kenë gabuar në kokë të vet, kësaj here po gabojnë me kokën e Ramës. Erion Veliaj dhe Mirela Kumbaro kanë detyrën më të vështirë në këtë vetëposhtërim. Një zot e di pse duhet të shkojë njeriu deri këtu?

Kaq shumë të denatyroka pushteti dhe nevoja për një karrige? E kisha ndarë mendjen të mos merresha disa kohë me Erion Veliajn se ndihesha i vetmuar në kritikat e mia, por edhe pse sindromi mediatik se ai po bën ndonjë punë më ishte mbjellë në kokë si pemët e tij në qytet. Ndaj thashë të bëj pak pushim. Po Erioni s’të lë. Ai s’ka mëshirë ndaj vetes e as ndaj nesh. Ndonëse e ka njëfarë moshe e po bëhet baba, ai e urren seriozitetin, por mungesën e tij e imponon seriozisht me të gjitha mediat e Tiranës nga pas. Dje, në takim me artistët, aktori ishte ai. Klouni ishte ai. Por askush nuk qeshi.

Para aktorëve ai luajti mjerisht. U mundua t’i mashtrojë, t’i joshë, t’i miklojë. Ndonëse mbi aktorët e vërtetë këto kanë qenë ditë të vështira, ku janë përballur me fyerje e shantazhe, ata qëlluan në shenjë, pikërisht aty ku nuk arritën vezët e të rinjve të PD! Dje Erioni ishte zëdhënës i oligarkëve dhe jo kryetar i Bashkisë së Tiranës. As diktatura nuk ka pasur kaq zell kundër artistëve sa kjo qeveri koncesionare. Kjo të merr truallin dhe fytyrën. Tanimë kjo nuk është më një betejë dosido. Me ligje kësodore, nesër Edi Rama bën çdo gjë. Ai ka në dorë që “kurbanin” e tij ta shpallë kryevepër kombëtare. Ditëlindjen e tij festë kombëtare.

Ditën e rinisë ta zëvendësojë me atë të Veliajt dhe teatrit të ri t’i vendosë emrin “Mirela Kumbaro”, artiste e rilindjes! Askush nuk po e kupton që Rama e ka politizuar këtë çështje që ta fitojë atë. Këtë gjë po heziton ta kuptojë Lulzim Basha. Opozita nuk duhet të kompleksohet nga këshillat që politizimi e dëmton këtë kauzë të artistëve. Kjo nuk është më një kauzë e artistëve, por e të gjithë shoqërisë.

Basha duhet të shkojë vetë te Teatri. Populli opozitar e jo vetëm do t’i bashkohej. Nëse refuzon ta bëjë nuk do jetë e largët dita kur do ta akuzojnë si bashkëpunëtor të Ramës në këtë projekt të grabitjes barbare. Jeta apo vdekja e Teatrit Kombëtar është një kauzë e madhe. Të gjithë jemi në provë. Mbi rrënojat e tij ngrihet portreti i një tirani dhe poshtë tyre perspektiva e një populli për demokraci normale.

Ky artikull është ekskluzivisht për Panorama. Riprodhimi i tij nga media të tjera në mënyrë të pjesshme ose të plotë pa lejen e kompanisë do të ndiqet në rrugë ligjore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Mustafa Nano/ I dashur Zoran, mezi pres ditën të pajtohemi me ju serbët
Previous article Ben Andoni/ Racizmi, kompleks, por nuk na justifikon

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k